Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KU ISHIM..KU JEMI

Kanë vuajtur më parë, ish prej varfërisë
Bukën patën ndarë në mes vllazërisë
Helm edhe gëzim , së bashku i pritën
Hallit të njëri- tjetrit, në sofër iu gjindën.

Po sot , çka po ndodh: ku ishim, ku jemi
Me mirësi plot , por të lumtur s’jemi
Jemi për të qarë dhe me shtatpalë lot
Hallin për të ndarë , ke vetëm një Zot.

Ti nis të qash torbën , të tregojnë thesin
Dikush tund veç kokën, pas krahëve të qeshin
Djalli ka arritur të prekë çdo shpirt
Ç’fytyra pe sot , nesër mos i prit.

Asgjë si më parë nuk është më tani
Kjo botë është shpëlarë, gjer në çmënduri
Me njerëz të ftohtë, distanca të tëra
Nuk dinë ç’është radha , nuk dinë ç’është sëra.

Ikonat e gjyshërve më vijnë ndër mënd
Me fjalët e tyre , ar edhe argjënd
Kur shoh këtë botë , me pasuri plot
Nga jashtë gjithë nur, brenda mos o Zot!

Nuk dimë çka po ndodh , as ku do qëndrojë
Realiteti sot është katran me bojë
Të gjithë në një hall , ndodhemi dhe jemi
Jetojmë në luks por bëjmë jetë qeni!

ARDJANA DRAGOI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com