Astrit Bulla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/astrit-bulla/ Poezi Laberia News Sun, 16 May 2021 10:31:59 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Astrit Bulla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/astrit-bulla/ 32 32 Shkallët e jetës – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/05/16/shkallet-e-jetes-astrit-bulla-2/ Sun, 16 May 2021 10:31:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19624 Shkallët e jetës Ai ishte fatzi, Shumë i varfër ishte, Aq sa për shtëpi, Një...

The post Shkallët e jetës – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkallët e jetës

Ai ishte fatzi,
Shumë i varfër ishte,
Aq sa për shtëpi,
Një kasolle kishte.

Kishte pesë fëmijë,
Barkboshë, rrobashqyer,
Nisej çdo ditë pagdhirë,
Të punonte për t’i ushqyer.

Trastën hedhur në sup,
Nxitonte, vraponte.
Një kafshatë bukë,
Me punë të siguronte.

Kur bukën siguronte,
Bëhej shend e verë,
Kur asgjë s’fitonte,
Veten quante të pavlerë.

Një ditë të ngratit,
I mbiu nga dheu,
I buzëqeshi fati,
Në një shtëpi BEU.

” Hip përmbi çati,
Diellin do shikosh,
Dhe kur unë të vij,
Ç’ke parë të më tregosh!”

Hipën mbi çati,
Diellin të shikonte,
Befas sheh një bari’,
Në rrugë me dhentë po kalonte.

E përshëndet bariu,
E përshëndet dhe ky.
“Më thuaj o njeri,
Çfarë po bën aty?”

“S’e sheh? Unë mavria,
Diellin po shikoj,
Që kur të vijë Zotëria,
Ç’kam parë t’i tregoj!”

“Më ver veshin mua,
Më dëgjo një fjalë,
Kur të vijë i thuaj:
-Kam parë dy shkallë!”

“Në njërën nga shkallët,
Pashë njerëz që hipnin
Në tjetrën përballë,
Të tjerë njerëz zbrisnin!”

Në mbrëmje u kthye BEU,
“Më thuaj ç’ke parë?”
Dhe ky shpejt j’a ktheu:
Që kish parë dy shkallë.

BEU shumë u mërzit,
Na u bë furtunë,
E pagoi, i tha ” Mbushu, ik!
Këtu nuk ke më punë!”

Hodhi trastën në sup,
Ishte nxirë dhe rreshkur,
Nxitoi të blinte bukë,
Bleu dhe ca peshk.

Arriti në shtëpi i ngrysur, i heshtur,
I dha bukën gruas,
Gjithashtu edhe peshkun,
I tha për t’a gatuar.

Gruaja peshqit tek pastronte,
Një nga një me radhë,
Syve nuk po u besonte,
Në çdo peshk një perlë e bardhë…..

Kaluan shumë vite…
…. Në restorantin e tij,
Vuri re tek vinte
Për të ngrënë, një njeri.

Rrobagrisur veshur,
Dukej dhe barkbosh,
Ishte i ngrysur, i heshtur.
Porositi një Groshë.

E kuptoi kush ish,
E njohu menjëherë,
Për të ngrënë i çoi mish,
Për të pirë i çoi verë.

Pranë tij zuri vend,
I tregoi të vërtetën.
“Zotëri, a më mban mend?
Të kujtohen”SHKALLËT E JETËS?”

Tjetri sytë picërriti,
E njohu edhe ish BEU,
Gotën e verës e ngriti,
Të tërën me fund e ktheu…

TITI…

The post Shkallët e jetës – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos harroni – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/05/14/mos-harroni-astrit-bulla/ Fri, 14 May 2021 21:41:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19558 Mos harroni Trishtueshëm i kthyem shpinën qytetit, kur jetesa ishte shumë e vështirë, përdore ju...

The post Mos harroni – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos harroni

Trishtueshëm i kthyem shpinën qytetit,
kur jetesa ishte shumë e vështirë,
përdore ju hipa në taracë të tragetit,
ju thashë : – Këtë breg shikojeni mirë…

  • Flisni vetëm shqip ju kërkoj përherë,
    dhe shqip ju flas në gjuhën tuaj,
    mërzitem kur dëgjoj ndonjëherë,
    qoftë edhe një fjalë, nga ju, në gjuhë të huaj…

Ne kemi shumë vite që kemi mërguar,
ju bijat e mia tashmë jeni gra,
gjuhën tonë të bukur s’e keni harruar,
gëzim më të madh për mua nuk ka…

Nga Durrësi larguar u bënë vite shumë,
dhe ju shpesh Durrësin kujtoni,
ju del Shqipëria në ëndërr, në gjumë,
Durrësin dhe Shqipërinë kurrë mos harroni…

TITI…

The post Mos harroni – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/faleminderit-kosove-astrit-bulla/ Sat, 30 Jan 2021 12:28:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16940 FALEMINDERIT KOSOVË Faleminderit Kosovë, trime, qëndrestare, na ke zbardhur faqen, na zgjon shpesh nga gjumi,...

The post Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FALEMINDERIT KOSOVË

Faleminderit Kosovë, trime, qëndrestare,
na ke zbardhur faqen, na zgjon shpesh nga gjumi,
një shekull e pushtuar në trojet shqiptare,
ruajte gjuhë, zakone, ndryshe të merrte lumi….

Të faleminderit Kosovë, vatër heroike,
e mbajte flamurin ndezur si pishtar,
kurrë nuk u dorëzove o sokoleshë, kreshnike,
vajzave dhe djemve u vure emra shqiptarë…

Të faleminderit Kosovë, që kokën mbajte lart,
me këngë e lartësove Nënën Shqipëri,
zgjuarsi tregove me emrat, Vlorë, Berat,
i tregove shkjaut që nuk tutesh për Liri…

Të faleminderit moj fisnike dardane,
në kohë të tërmetit ti ishe aty,
nuk pyete as për postblloqet mjeranë,
vëllezërit i ndihmove pa vënë gjumë në sy…

Të falemnderit Kosovë, bashkë një komb jemi,
të lashtë sa vetë toka, Tiranë, Prishtinë, Gjakovë,
në deje na vlon gjaku, të njëjtë e kemi,
për të gjitha ç’ke bërë…

Të faleminderit Kosovë!
TITI…

The post Faleminderit Kosovë – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natyra dhe burri -Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2021/01/19/natyra-dhe-burri-astrit-bulla/ Tue, 19 Jan 2021 22:26:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16657 NATYRA DHE BURRI Natyra magjistare krijoi katër stinë, ato njëra – tjetrën nuk parakalojnë, kështu...

The post Natyra dhe burri -Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NATYRA DHE BURRI

Natyra magjistare krijoi katër stinë,
ato njëra – tjetrën nuk parakalojnë, kështu do jetë në vitet që vijnë,
do ecin së bashku, njësoj do vazhdojnë….

Pranvera shpërthen, mbushet gjelbërim,
rinia buzëqesh, gjakndezura rinì,
shkund flokët, nxjerr gjoksin në shpërthim,
heq petkat e dimrit dhe vesh një petk të ri….

Vera vjen e zjarrtë, pjek frutat, mbushet plot,
gruri valëzon, si valë, ëmbëlsisht,
qetësohet deti nga zemërimi i kotë,
rinia e burrëruar përkëdhelet butësisht…

Vjeshta vjen e verdhë, nga pemët gjethe shkund,
i qeth të gjitha bukur, si një berber brilant,
burri me fëmijë punon me djersë dhe mund,
punë, shtëpi, familje, nuk është interesant….

Dimri vjen i bardhë, me ngricë dhe me borë,
koka është pa flokë, mjekrra është e thinjur,
burri, në mëngjes, me sopatë në dorë,
pret dru dhe ndez vatër, të kalojë i ftohtë i hidhur..

Është e përkryer natyra magjistare,
i ka bërë njësoj një pemë dhe një burrë,
i’a ngrin degët pemës, rrënjët s’ja prek fare,
i bien flokët burrit, i thinjet mjekrra, por nuk bie kurrë…

TITI…

The post Natyra dhe burri -Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti mbete hije – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/ti-mbete-hije-astrit-bulla/ Thu, 17 Sep 2020 19:28:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12463 TI MBETE HIJE (Kushtuar R. Omerit) U zhduke dhe s’u pe më, hije mbete, hije...

The post Ti mbete hije – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI MBETE HIJE
(Kushtuar R. Omerit)

U zhduke dhe s’u pe më, hije mbete,
hije pa trup, në shkretëtirë,
ti, vëlla hije, në heshtje u trete,
qaj për ty sot, me lot të ngrirë….

Mbi hijen tënde, shkel unë çdo ditë,
e përkëdhel me dashuri,
të të shikoj, po pres çdo ditë,
të pres vëlla, si djalë i ri…

Vëlla i heshtur, ti mbete hije,
bëhu i gjallë,nëse gjallë je,
motrat të presin mu në prag shtëpie,
duku, po të presim, jemi ne….

Të duam me shpirt, të kujtojmë gjithmonë,
na harrove fare, na thuaj ku je,
vëlla mëkatar, ti je gjaku i jonë,
unë e di që jeton diku, përmbi dhè…..

TITI….
Astrit Bulla

The post Ti mbete hije – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rebus – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/09/02/rebus-astrit-bulla/ Wed, 02 Sep 2020 21:27:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12031 REBUS Në kohë Covidiane, radhë në kufi, fqinji ynë jugor, ligj lufte po mban, qiqrra...

The post Rebus – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
REBUS

Në kohë Covidiane, radhë në kufi,
fqinji ynë jugor, ligj lufte po mban,
qiqrra në det kërkon përsëri,
pushtues përsëri turku otoman…

Me det bëhet loja, si sot 100 vjet,
s’kanë ç’i bëjnë gomarit, i bien samarit,
janë harbuar keqas edhe dallgët në det,
shpërthyer janë gjokset e shqiptarit.

Çdo gjak shqiptarie, për mbrojtje është gati,
Neroni i fundit tashmë ka vdekur,
zemër prush të gjithë, i shkurtëri, i gjati,
të mashtruarit shqiptarë e kanë zemrën hekur…

Po luajnë me detin, po luajnë përsëri,
përsëri Uliks, përsëri Ursus,
na leni të qetë, jemi Shqipëri,
nuk njohim marrëveshje, nuk duam REBUS…

TITI…

The post Rebus – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajza e mozaikut – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/08/02/vajza-e-mozaikut-astrit-bulla/ Sun, 02 Aug 2020 13:43:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10619 VAJZA E MOZAIKUT Atë mbrëmje pranvere nuk e harroj kurrë, të pashë pranë Torrës, pozoje...

The post Vajza e mozaikut – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJZA E MOZAIKUT

Atë mbrëmje pranvere nuk e harroj kurrë,
të pashë pranë Torrës, pozoje fotografi,
unë të shkela syun, u skuqe si furrë,
mozaiku nën takat e tua, befas u nxi….

Ndoshta u bë xheloz mozaiku,
nga bukuria e bukur, e vajzës durrsake,
e ndjente aq pranë, pandehu se i iku,
nga nxirja, qymyr, për pak mori flakë….

Në shëtitje bulevardi të shikoja shpesh,
ti ishe me shoqe, unë isha me shokë,
unë të shkelja syun, ti më buzëqeshje,
të dy ngrinim supet, bashkë nuk rrinim dot….

Të shoh edhe sot, pranë ish mozaikut,
pa fustan me lule, me shkop dhe me zi,
me mendime ngarkuar, për kohën që iku,
përsëri pranë Torrës, njësoj si në rini…

TITI….

The post Vajza e mozaikut – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bukë, kripë dhe zemër – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/buke-kripe-dhe-zemer-astrit-bulla/ Sat, 01 Aug 2020 14:03:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10527 BUKË, KRIPË DHE ZEMËR Eja, po të pres ty o mik i vjetër, trokit pa...

The post Bukë, kripë dhe zemër – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BUKË, KRIPË DHE ZEMËR

Eja, po të pres ty o mik i vjetër,
trokit pa pikë droje, ti në portën time,
të ulemi në tavolinë, të bisedojmë pa letër,
të flasim për jetën, mbushur me kujtime…

Të kujtojmë rininë, nën diktaturë jetuar,
të tokim bashkë gotat, mbushur me raki,
mbushur dhe me halle, që kemi kaluar,
eja t’i trokasim, si dikur në rini…

Eja miku im, hapur e gjen portën,
unë do të pres me mallë të përvëluar,
do fillojmë bisedën duke tokur gotën,
gotën do harrojmë, në kujtime harruar…

Unë nuk jam i varfër, as i pasur jam,
jetoj thjesht, me djersë, pa famë, pa lavdi,
si pishtar prejardhjen, traditat i kam,
bukë, kripë dhe zemër, kam gjithmonë në shtëpi…

TITI…
Astrit Bulla

The post Bukë, kripë dhe zemër – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shatervani – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/shatervani-astrit-bulla/ Thu, 30 Jul 2020 16:15:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10373 SHATËRVANI Anatominë e trupit të njeriut e kam studiuar, Kam parë shumë sheshe qytetesh në...

The post Shatervani – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHATËRVANI

Anatominë e trupit të njeriut e kam studiuar,
Kam parë shumë sheshe qytetesh në Botë.
Çdo qytet mban simbolet e tij, fort i ruan,
Njeri pa kërthizë, nuk kam parë deri sot.

E kishte edhe Durrësi një goxha simbol,
krenohej me të, i shkonte për shtat.
çdo mbrëmje pranë tij kalonim gjithmonë,
sa foto, sa takime,me të në çdo çast.

Uji gurgullonte, me lule rrethuar,
pranë tij lulishte, me stola, gjelbërim
përçonte freskì, nuk ka të treguar,
nga lodhja e ditës ofronte përtërim..

Askush nuk e priste, askush s’e mendoi,
që mendja e njeriut të zhbënte një shesh,
u varros një histori, kujtimet betonizoi,
ai shatërvan nuk është më mes nesh…

Pse moj dorë e zezë e natës së errët.
ja shkule kërthizën qytetit, kulturës?
Atë SHATËRVAN na e lanë, e gjetëm.
Do të mbahesh mend si shkatërrimtar në DURRËS….

TITI…

The post Shatervani – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A jemi njerëz? – Astrit Bulla https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/a-jemi-njerez-astrit-bulla/ Thu, 04 Jun 2020 19:30:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7649 A JEMI NJERËZ ? E pashë atë lajm, nuk e besoj dot, m’u ngatërrua edhe...

The post A jemi njerëz? – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A JEMI NJERËZ ?

E pashë atë lajm, nuk e besoj dot,
m’u ngatërrua edhe gjaku në damarë,
logjika s’arrin, sytë më rrjedhin lot,
në pikën e fundit jemi o shqiptarë….

Kur u prish teatri, më dhembi në shpirt,
u rrah një fëmijë, syve s’u besova,
gjurin mbi fytyrë do harroj një ditë,
dhunën policore mbi fëmijën harrova….

Ky lajmi i fundit nuk përtypet fare,
një palo njeri… A është njeri?
Një tru pa asnjë derë, pa dritare,
ndjenja kafshërore jetojnë tek ai….

Sot në trojet tona një virgjëreshë mungon,
në nëntokë po hapet një varr i ri,
gonxhja që u vyshk paçelur kërkon :
– A jemi vallë njerëz? – M’a thoni, t’a di…

TITI…

The post A jemi njerëz? – Astrit Bulla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>