Bedri Zenel Islami Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bedri-zenel-islami/ Poezi Laberia News Tue, 25 Aug 2020 15:43:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bedri Zenel Islami Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bedri-zenel-islami/ 32 32 Ora pesë e mëngjesit – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/ora-pese-e-mengjesit-bedri-zenel-islami/ Tue, 25 Aug 2020 15:43:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11619 Ora pesë e mëngjesit Ora pesë e mëngjesit Është më e keqja për të menduar...

The post Ora pesë e mëngjesit – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ora pesë e mëngjesit

Ora pesë e mëngjesit
Është më e keqja për të menduar
Ke dalur nga ëndrra,
po futesh në Realen
Pa patur kohë për të dashuruar…

Ndoshta gjithë natën ke folur me Jezusin,
me Judën të pret një ditë e gjatë,
ke ëndërruar dashurinë tënde të përhershme
dhe mund të takosh Maria Magdalenën në mëkat,

Është orë e keqe,
ende pa u zgjuar nga makthi i vjetër,
me kokën në mjegullën e ëndrrës
dhe këmbët që zgjaten drejt një dite tjetër..

pa e ditur
kurrë pa e ditur
kjo në orën pesë është rregull,
nëse do të vazhdojë Ëndrra
apo do të zhytesh në Mjegull…
Bedri Zenel Islami

The post Ora pesë e mëngjesit – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk e di pse u zgjova i trembur – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/nuk-e-di-pse-u-zgjova-i-trembur-bedri-zenel-islami/ Sun, 23 Aug 2020 12:38:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11488 Nuk e di pse u zgjova i trembur nga një ëndërr që nuk më kujtohet...

The post Nuk e di pse u zgjova i trembur – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk e di pse u zgjova i trembur
nga një ëndërr që nuk më kujtohet më…

flej përsëri tek i njëjti vend
në të njëjtën orë,
me dorën e vënë nën faqen e majtë..

më përsëriten të gjitha,
libri i përmbysur mbi pjesën e boshtë të shtratit,
drita e shuar, nata që mbështetet në dritare dhe
iluzioni i qetësisë së saj të kaltërrreme,
epitafet, trupi i lodhur nga bota,

Veç Ëndrrës që nuk më kujtohet më…

Ëndrrat të papërgjegjshme janë, si perënditë…
me joshjen, imazhin çoroditës,
dredhitë,
qilimat fluturues, dashurinë e parë,
tokën e mëngjesit dhe tokën e mbrëmjes,
muzgjet e kopështeve dhe trëndafilët e bardhë…

Shpirti i pavarur nga trupi
luan dhe ëndërron…
jam unë po ëndrra…

Nëse nuk e keni dëgjuar joshjen e Ëndrrës,
atëherë nuk jeni joshur kurrë…

Një ditë…
ndërsa ikim,
Ëndrra ime do të jetë ajo që jam unë.

The post Nuk e di pse u zgjova i trembur – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Është kaq e bukur kjo natë – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/eshte-kaq-e-bukur-kjo-nate-bedri-zenel-islami/ Sat, 16 May 2020 18:16:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6400 Është kaq e bukur kjo natë, si një ëndërr e vendlindjes… me hënën që ecën...

The post Është kaq e bukur kjo natë – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Është kaq e bukur kjo natë,
si një ëndërr e vendlindjes…

me hënën që ecën mbi lumë
me zogjtë që struken dhe bëhen gjethe,
me këputjen e pikave të fundit të shiut
si mërmërimë argjëndi,
me trëndafilat që po çelin në gurishte,
si mall i dhëmbshur dashurie,
me kopështin e humbur
mbi pendët e patave shtegtare,
me erërat si kujtimet e largëta
në jargavanët e portës…

Nuk mund të arratisem gjithmonë
të lë këtë lumë vendlindje të rrjedh pa mua
me hënën që ecën mbi ujra…

The post Është kaq e bukur kjo natë – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flej tani – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/flej-tani-bedri-zenel-islami/ Sat, 16 May 2020 11:20:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6276 Flej tani, ka gjithmonë një çast për t’u nisur drejt ëndrrës. Mbuluar në heshtjen e...

The post Flej tani – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flej tani,
ka gjithmonë një çast
për t’u nisur drejt ëndrrës.

Mbuluar në heshtjen e natës
është gjithmonë një kohë
kur ëndrra çel si trëndafilat e mëngjesit,

vesa e rënë mbi to si çasti i pritjes
gonxhet
ende paçelura
si buzët e puthura,

dega e gjelbër,
si pusi i vjetër
ku dikur shihnim vetveten…
tallazohej uji
tallazoheshim edhe ne…

Është gjithmonë një kohë
për të besuar ëndrrat…

The post Flej tani – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hija e Hënës – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/hija-e-henes-bedri-zenel-islami/ Sat, 09 May 2020 08:38:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5794 Hija e Hënës Tërthorja e qiellit u zhduk nën hijen e hënës, flaka u mek,...

The post Hija e Hënës – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hija e Hënës

Tërthorja e qiellit u zhduk
nën hijen e hënës,
flaka u mek,
shtegu i mbështjellë me akaciet
më humbi nga sytë,
ranë një nga një
yjet në terrinën paskaj…
mbretëria e qiejve-
pronë e të varfërve,
ikën në dritëhijet e saj…

Ku je tani?!!

Shprishe hijen e Hënës,
nuk mund të harrojmë
ndjesitë mëngjesore të rinisë,
dallgën e viteve,
që përkulet,
netët hënëndritura me
shkëlqimin bujar të pritjes

gjer sa drita të shuhet…

The post Hija e Hënës – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikën shirat – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/iken-shirat-bedri-zenel-islami-2/ Tue, 05 May 2020 17:12:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5622 IKËN SHIRAT… Ikën shirat drejt juglindjes, kalldrëmet e vjetër mbetën në pikëllimin e tyre, mbi...

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKËN SHIRAT…

Ikën shirat drejt juglindjes,
kalldrëmet e vjetër
mbetën në pikëllimin e tyre,
mbi gjethet e lagura ra supi i hënës,
medet,
si fjeti bota kështu…

Nuk kisha kohë t’i them të gjitha,
mall për tokën e lodhur nga mungesa,
për ujrat,shkumëbardhë
si fluturimi i zogjve,
mall për rrugët e qiellit tim,
për çetinat ku rrëzohet shiu i pranverës,
mall për llampën e vjetër,
në dritën e të cilës shetiste Avenhoi,
dashuronte çmendurisht Esenini,
mall për mëngjesin,
që hap kufijtë e qiellit,
për kopështin ku çelin jargavanët,
mall për trishtimin njerëzor,
që të bën edhe më të bukur,
për honet ku rashë përmbysur një botë,
për shpagimin e Diellit dhe miqtë e mi të rënë,

Ikën shirat në një cep të Ilirisë së Poshtme..
ngarkuar me mall…

Në Vetminë e largët
gjithçka shkërmoqet si një ëndërr e brishtë…
Dallëndyshet e Filip Shirokës
janë kthyer në shira…

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikën shirat – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/iken-shirat-bedri-zenel-islami/ Mon, 04 May 2020 21:35:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5601 IKËN SHIRAT… Ikën shirat drejt juglindjes, kalldrëmet e vjetër mbetën në pikëllimin e tyre, mbi...

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKËN SHIRAT…

Ikën shirat drejt juglindjes,
kalldrëmet e vjetër
mbetën në pikëllimin e tyre,
mbi gjethet e lagura ra supi i hënës,
medet,
si fjeti bota kështu…

Nuk kisha kohë t’i them të gjitha,
mall për tokën e lodhur nga mungesa,
për ujrat,shkumëbardhë
si fluturimi i zogjve,
mall për rrugët e qiellit tim,
për çetinat ku rrëzohet shiu i pranverës,
mall për llampën e vjetër,
në dritën e të cilës shetiste Avenhoi,
dashuronte çmendurisht Esenini,
mall për mëngjesin,
që hap kufijtë e qiellit,
për kopështin ku çelin jargavanët,
mall për trishtimin njerëzor,
që të bën edhe më të bukur,
për honet ku rashë përmbysur një botë,
për shpagimin e Diellit dhe miqtë e mi të rënë,

Ikën shirat në një cep të Ilirisë së Poshtme..
ngarkuar me mall…

Në Vetminë e largët
gjithçka shkërmoqet si një ëndërr e brishtë…
Dallëndyshet e Filip Shirokës
janë kthyer në shira…

The post Ikën shirat – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nganjëherë mendojmë se kemi edhe një kohë tjetër për prindërit – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/nganjehere-mendojme-se-kemi-edhe-nje-kohe-tjeter-per-prinderit-bedri-zenel-islami/ Mon, 04 May 2020 19:44:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5578 Nga Bedri Zenel Islami Nganjëherë mendojmë se kemi edhe një kohë tjetër për prindërit loti...

The post Nganjëherë mendojmë se kemi edhe një kohë tjetër për prindërit – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga Bedri Zenel Islami

Nganjëherë mendojmë se kemi edhe
një kohë tjetër për prindërit
loti i hënës rrjedh nëpër duart e erërave
dhe çel në muzg harresën tonë…

trëndafili i bardhë na mbetet në duar,
i harruam ditëlindjet e tyre,
shishet e verës të pahapura
si mjegullat rënkuar nën dëborë,
shalli i zi hedhur mbi supet
e viteve po zbardhet…
bëhemi të largët dhe presim një ditë tjetër
një tjetër krishtlindje,
tretet në kujtesën tonë pritja dhe ankthi i tyre
për vonesën tonë,
këputet pika e lotit nën një çati malli
si jargavanët në oborrin e vjetër
ndërsa nënat presin….

Vetëm kur ikin,
si mijra dashuri të trëndafilta,
rënkojmë nga dhimbja
dhe
thërrasim emrat e tyre…

Na përgjigjen erërat,
lëvizin mbi pëllëmbën e harresës sonë…

është vonë, na thonë,
tepër vonë…

The post Nganjëherë mendojmë se kemi edhe një kohë tjetër për prindërit – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe nëse – Bedri Zenel Islami https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/edhe-nese-bedri-zenel-islami/ Sun, 26 Apr 2020 18:52:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4986 Edhe nëse Edhe nëse nuk do të isha më ti do të më mungoje… do...

The post Edhe nëse – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Edhe nëse

Edhe nëse nuk do të isha më
ti do të më mungoje…

do më mungonte zëri yt
si malli,
i një puthje të lënë përgjysmë,
enigmë gjetherie..
ky mëngjes i çelur,
pranverë e shpejtardhur
me petalet
si duart e një fëmije…

yllëzimi që shpërngulet
në një horizont tjetër
dhe mbetet në sy,
muzgjet,
qofshin edhe prej erërave
pikat e shiut
në shtëpinë e zogjve,
kur vjen ti.

Edhe nëse nuk do të isha më
ti do të më mungoje…

Autor, Bedri Zenel Islami

The post Edhe nëse – Bedri Zenel Islami appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>