Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

IKËN SHIRAT…

Ikën shirat drejt juglindjes,
kalldrëmet e vjetër
mbetën në pikëllimin e tyre,
mbi gjethet e lagura ra supi i hënës,
medet,
si fjeti bota kështu…

Nuk kisha kohë t’i them të gjitha,
mall për tokën e lodhur nga mungesa,
për ujrat,shkumëbardhë
si fluturimi i zogjve,
mall për rrugët e qiellit tim,
për çetinat ku rrëzohet shiu i pranverës,
mall për llampën e vjetër,
në dritën e të cilës shetiste Avenhoi,
dashuronte çmendurisht Esenini,
mall për mëngjesin,
që hap kufijtë e qiellit,
për kopështin ku çelin jargavanët,
mall për trishtimin njerëzor,
që të bën edhe më të bukur,
për honet ku rashë përmbysur një botë,
për shpagimin e Diellit dhe miqtë e mi të rënë,

Ikën shirat në një cep të Ilirisë së Poshtme..
ngarkuar me mall…

Në Vetminë e largët
gjithçka shkërmoqet si një ëndërr e brishtë…
Dallëndyshet e Filip Shirokës
janë kthyer në shira…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com