Besnik Memelli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/besnik-memelli/ Poezi Laberia News Sat, 15 Aug 2020 13:21:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Besnik Memelli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/besnik-memelli/ 32 32 Valët e detit – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/valet-e-detit-besnik-memelli/ Sat, 15 Aug 2020 13:21:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11216 VALËT E DETIT Valët e detit më përkëdhelin trupin më zgjojnë himazhin tënd të bukur,...

The post Valët e detit – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VALËT E DETIT

Valët e detit më përkëdhelin trupin
më zgjojnë himazhin tënd të bukur,
më qetësojnë e më vrasin shpirtin
me gjuhën e tyre duke mërmëritur.

Ditët më të vështira të kombit ishin
ku antikoha vuri përballë realitetin,
të gjithë vraponin nga vendi të iknin
s’pyesnin më për fatin dhe kombin.

Sot po notoj mes valëve të detit blu
më zgjojnë imazhin e një tragjedie,
mes tyre përpëlitem dhe unë këtu
i mallosur pas vitesh të fala t’ju bie.

Besnik Memelli
14.08.2020

The post Valët e detit – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah! sikur të isha zog… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/ah-sikur-te-isha-zog-besnik-memelli/ Sat, 15 Aug 2020 12:31:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11202 AH! SIKUR TË ISHA ZOG… Ah! sikur të isha zog dhe të fluturoja ti bija...

The post Ah! sikur të isha zog… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AH! SIKUR TË ISHA ZOG…

Ah! sikur të isha zog dhe të fluturoja
ti bija botës anembanë e t’ju kërkoja,
në gjoksin tënd të bukur do këndoja
t’ju puthja me mall dhe t’ju përqafoja.

Nektarin ndjenjë në buzë do thithja
gjithë energjinë e trupit do shkarkoja,
mbi trupin tënd mjaltosur le të vdisja
në shpirtin tënd për jetë do të roja.

Besnik Memelli
13.08.2020

The post Ah! sikur të isha zog… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk je më ajo… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/12/nuk-je-me-ajo-besnik-memelli/ Wed, 12 Aug 2020 21:17:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11073 NUK JE MË AJO… Nuk je më ajo që ke qënë më parë ke filluar...

The post Nuk je më ajo… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK JE MË AJO…

Nuk je më ajo që ke qënë më parë
ke filluar të ftohesh kohët e fundit,
ke filluar ta fikësh ngadal atë zjarrë
që na përflakte ndjenjat e shpirtit.

Ngrije pjedistal me fjalët e bukura
dhe unë ndjehesha shumë krenar,
gëzomin ditët tona më të lumtura
dashuria jonë jo nuk kishte të shar.

Thua sështë e vërtetë kjo që thua
ajo jam që kam qënë dhe më parë,
shkoj flaka që më përcëllonte mua
ku shkoj dashuria jonë e paparë?

Bëj be e rufe sa të duash para meje
burimi i ndjenjave të tua po shteron,
të dallon qartë fytyrës kjo fshehje
ky dyshim ka ditë që më mundon.

Këtë dilemë e ke ti në dorën tënde
qofsha unë në këtë mes i gabuar,
mos haro se pas meje u çmënde
kjo dashuri jeton e ka për të jetuar.

Besnik Memelli
12.08.2020

The post Nuk je më ajo… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jo…! – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/jo-besnik-memelli/ Sun, 09 Aug 2020 20:52:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10961 JO !!! Jo mos u largo e dashur mos shkatëro dashurinë, me mund e kemi...

The post Jo…! – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JO !!!

Jo mos u largo e dashur
mos shkatëro dashurinë,
me mund e kemi ngritur
ku do e lësh ti lumturinë?

Jemi sfilitur gjithë kohës
deri sa gjetëm njëri-tjetrin,
ke luajtur nga ment e kokës
të fala dhe më fale shpirtin.

Ç’të ka hipur kjo marëzi sot
më thuaj çpo ndodh me ty?
pse na e prish gëzimin kot
ngrije kokën shikomë në sy.

Ato syçka që më robëruan
që me shkrepëtimën e parë,
ato syçka që dikur më kuruan
dhe na i futën të dyve zjarrë.

Jo e pamundur të largoheni
se s’ka keqkuptim mes nesh,
në zemër njëri-tjetrin e kemi
e imja përgjithmon do të jesh.

Besnik Memelli
09.08.2020

The post Jo…! – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kështu – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/08/keshtu-besnik-memelli/ Sat, 08 Aug 2020 20:47:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10902 KËSHTU Të dua moj xhane mos u shqetëso fare, sa nevrike bëhesh na lojte mëndjen...

The post Kështu – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËSHTU

Të dua moj xhane
mos u shqetëso fare,
sa nevrike bëhesh
na lojte mëndjen fare.

Je zemra që dua
me shpirt e me jetë,
mbi tortë qershia
bukuria vetë.

Shpejt hatri të ngelet
ja fut ca fjalë kot,
hajde vaj medet
a me mua lot?

Spo ta zbuloj mëndjen
naze shumë ke,
ta kam dhënë lejen
më thuaj çfarë ke?

Spo të kuptoj fare
çfarë karari ke,
mëndjen ma more
je ti apo s’je?

Ëmbëlsirë ti je
me nervat e prish,
pa ment ti më le
urtë të rish.

Kur nervat si ke
më të mirë nuk ka,
e ëmbël shumë je
për ty jam gjithshka.

Kur të ledhatoj
sa e urtë bëhesh,
kështu të shijoj
kështu të më jepesh.

Besnik Memelli
08.08.2020

The post Kështu – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikë moj… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/ike-moj-besnik-memelli/ Wed, 05 Aug 2020 13:31:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10718 IKË MOJ… Nën hijen e pishave sa lezet të paska, ikë shko futu brënda nga...

The post Ikë moj… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKË MOJ…

Nën hijen e pishave
sa lezet të paska,
ikë shko futu brënda
nga sevdaja plasa.

Zbukurohet kodra
me hijeshinë tënde,
i habitur mbeta
ndjenjat mi çmënde.

Ikë moj se plasa
bukuroshe prilli,
më të bukur spaska
ikë moj nga pylli.

Si hënës e fshehur
më ri mbrapa trungut,
si reze e heshtur
në vapën e shegut.

Ikë moj se plasa
se shtrëngoi vapa,
më të bukur spaska
do të vihem mbrapa.
-Çasti.
Besnik Memelli
04.08.2020

The post Ikë moj… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jo nuk mundem – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/02/jo-nuk-mundem-besnik-memelli/ Sun, 02 Aug 2020 13:24:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10610 JO NUK MUNDEM… Jo nuk mundem të jetoj në trysninë tënde ajo bukuri hyjnore,po më...

The post Jo nuk mundem – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JO NUK MUNDEM…

Jo nuk mundem të jetoj në trysninë tënde
ajo bukuri hyjnore,po më shkatëron shpirtin,
po më shtryth çdo moment të jetës time
se kuptoj si rashë dhe unë viktimë dreqin.

Jo nuk mundem të shikoj syçkat e tua
rezatimi i tyre po më fut në dhe të gjallë,
buzkat çfarë mbrekullie sa më joshin mua
skam çtë them më, ti je një qënie e rallë.

Ndaj do të bredh si një shpend i harbuar
në hapësirën e pafund të dashurisë tonë,
do të përulem të lutem me shpirt zemëruar
aman të keqen nga ky kurth shpëtomë.

Besnik Memelli
01.08.2020

The post Jo nuk mundem – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ehe… – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/ehe-besnik-memelli/ Sat, 01 Aug 2020 19:32:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10566 EHE… Ehe si vajtka kjo punë në dashuri dashuron dikë i përket vetëm asaj, dashuron...

The post Ehe… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EHE…

Ehe si vajtka kjo punë në dashuri
dashuron dikë i përket vetëm asaj,
dashuron dikë i përket vetëm atij
po deshe mos e prano ose e mbaj.

Kjo është e vërteta vetëm dy fjalë
që ne na ndajnë ose na bashkojnë,
rrugën mer për në ndjenjat e nxehta
drejt humnerës dashuri ne shkojmë.

Ehe dashuria brënda i ka të gjitha
lot,qesh e qan brënda kurthit të saj,
delikate është thyhet si pasqyra
copat si ngjiten si më parë pastaj.

Ndaj duhet ruajtur e pastër qelibar
mos bëhet pis gjatë rrugës së saj,
çdo gjë duhet peshuar e me karar
mbaje ngrohtë e kurë mos e shaj.

Ehe dashuria si thikë me dy presa
delikatesa e saj është e mprehtë,
ajo të bën mik e të bën me hasma
duhet mbajtur e pastër dhe e fortë.

Besnik Memelli
30.07.2020

The post Ehe… – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirupafshim ndoshta! – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/mirupafshim-ndoshta-besnik-memelli/ Sat, 01 Aug 2020 11:12:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10467 MIRUPAFSHIM NDOSHTA!?… Mirupafshim ndoshta ylli im,kaq qe e thënë kaq qe e thënë, të lëshoje...

The post Mirupafshim ndoshta! – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRUPAFSHIM NDOSHTA!?…

Mirupafshim ndoshta ylli im,kaq qe e thënë
kaq qe e thënë, të lëshoje reze tek mua,
tani ndoshta këto reze diku kanë rënë
dhe pse vazhdon të më thuash të dua.

Si pjedistal do të mbaj në ndjenjat e mia
që sa e sa herë mi tërboje me nazet e tua,
po unë asnjëherë nuk ta prisha, të dua
edhe pse rezet s’më ndriçojnë më mua.

Që nuk të haroj të jap fjalën në këtë jetë.
po dhe ti do të më kujtosh dhe kërkosh,
ndoshta do jetë shumë vonë për këtë botë
po në botën tjetër patjetër do më takosh.

Besnik Memelli
24.07.2020

The post Mirupafshim ndoshta! – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faleminderit – Besnik Memelli https://poezi.laberianews.com/2020/07/31/faleminderit-besnik-memelli/ Fri, 31 Jul 2020 11:56:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10404 FALEMINDERIT ! Faleminderit kjo fjalë e thjeshtë që mban peshën e ndërgjegjes, sa e vështirë...

The post Faleminderit – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FALEMINDERIT !

Faleminderit kjo fjalë e thjeshtë
që mban peshën e ndërgjegjes,
sa e vështirë është po aq e lehtë
kur shprehet me gjuhën e mëndjes.

Faleminderit dikujt që mirë të bën
e ndjen nevojën e respektit për të,
po ashtu dhe dikush që mirë s’bën
në ndërgjegjje e vret butësisht atë.

Një fjalë goje lëshuar me mend
sa të mira e respekt të sjell kjo,
po e shpërdorove keq e pa vend
ja humb vlerën,ska vlerë më ajo.

Besnik Memelli
25.07.2020

The post Faleminderit – Besnik Memelli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>