Kështu – Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KËSHTU
Të dua moj xhane
mos u shqetëso fare,
sa nevrike bëhesh
na lojte mëndjen fare.
Je zemra që dua
me shpirt e me jetë,
mbi tortë qershia
bukuria vetë.
Shpejt hatri të ngelet
ja fut ca fjalë kot,
hajde vaj medet
a me mua lot?
Spo ta zbuloj mëndjen
naze shumë ke,
ta kam dhënë lejen
më thuaj çfarë ke?
Spo të kuptoj fare
çfarë karari ke,
mëndjen ma more
je ti apo s’je?
Ëmbëlsirë ti je
me nervat e prish,
pa ment ti më le
urtë të rish.
Kur nervat si ke
më të mirë nuk ka,
e ëmbël shumë je
për ty jam gjithshka.
Kur të ledhatoj
sa e urtë bëhesh,
kështu të shijoj
kështu të më jepesh.
Besnik Memelli
08.08.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
