Bujar Salihu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bujar-salihu/ Poezi Laberia News Sat, 05 Dec 2020 14:10:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bujar Salihu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/bujar-salihu/ 32 32 Kosova – Bujar Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/kosova-bujar-salihu/ Sat, 05 Dec 2020 14:10:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15374 KOSOVA Hyrje Si në legjendë rrëfimi për Kosovën Sa i çuditshëm aq dhe enigmatik Shpesh...

The post Kosova – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOSOVA
Hyrje

Si në legjendë rrëfimi për Kosovën
Sa i çuditshëm aq dhe enigmatik
Shpesh i pabesushëm
Dhe asnjëherë i plotë
Në emër të paqes e pushtonin
Në emër të luftës e shpallnin zonë të lirë
Kur humbej lufta shpallej tokë e shenjtë
Kur fitohej mallkohej
Kosova kjo arenë e artë për luftëra kryqëzata
Për heronj tradhtarë bajlozë e matrapazë
Vendi i denjë për epikë
Mbijetoi veç falë:
Altruizmit

Të të pamposhturve
Të atyre që nuk zbrabzeshin
Atyre që kishin lindur me ecë përpara
Atyre me hapin e të cilëve
Liria mbahej gjallë

Atyre që kur i dënonin me vdekje
U zgjatej veç jeta

Atyre që në prita
S’vriteshin ishin të pakapshëm
Jetonin për lirinë
Kishin lind veç me dhënë
Për lirinë
Me nderë e me nam
Si Hasan Prishtina

Trimërisë

Së atyre që kishin lindur me shtatë zemra
Në fushën e madhe të besëlidhjes
Kishin parë veç një ëndërr
Dhe jetonin veç për besëlidhje
Pa iu trembur ndëshkimit dënimit
E as pushkatimit
Veç guximit me dashtë ndryshe Etninë
Kurrë nuk pushuan me luftu për Atdhe
Të lartësuarat me të lartësuaren
Shotë Galicën

Vetëmohimit

Të atyre që
Në fjalorin enciklopedik botëror
Janë futur të gjallë dhe të jashtëzakonshëm
Po deshët të mësoni më shumë për konceptin e lirisë
Mos i kërkoni patjetër veç në libra a në beteja
E aq më pak në luftëra
Me emrin e tyre liria mori kuptim të ri
Të panegocueshëm
Të paepur si
Adem Demaçi

Urtësisë

Së atyre që merrnin udhë
Si në shtrëngata
Rrotulloheshin si në shtatë pirgje
Dhe kalonin në fushën e madhe të dritës
Kur si shihnim më
Në mendje na vinin
Të urtë e të palëkundshëm
Si Ibrahim Rugova

Sakrificës

Që nuk matej as përftyrohej
Po deshët të shihni si duket liria ime
Mos e lini pa vënë lule mbi emrin e tij
E kishin djegur të tërin
Po brenda i kishte mbetur e gjallë liria jonë
Dhe kur kish fluturuar
Qiellit ishte gravuar me dritë një emër
Adem Jashari

The post Kosova – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në vjeshtën tënde – Bujar Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/11/26/ne-vjeshten-tende-bujar-salihu/ Thu, 26 Nov 2020 21:03:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15027 NË VJESHTËN TËNDE Ndonjëherë kur nuk të kam në krah Vjeshtës nuk i bie më...

The post Në vjeshtën tënde – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË VJESHTËN TËNDE

Ndonjëherë kur nuk të kam në krah
Vjeshtës nuk i bie më qafë
Se edhe kur nuk të kam në krah
Thellë në mendje e në shpirt të mbaj

Shpesh kjo të duket lojë dritash
Po unë ta njoh mirë organiken
Moj malësore e regjur

E di që ty të pëlqen
Qoftë edhe bari i tharë i Shpatit të Keq
Veç të mund të jesh në vjeshtën tënde

Vjeshta ty të jep frymë
Veç në vjeshtë zgjohesh
Mëngjes për mëngjes
Si bar i kredhur në vesë

Qetësinë veç aty e gjen
E mua më jep prehje buzëqeshje e shpirt
Pemët e vjeshtës sate pa dhembje m’i këput
Dhe me një ftua të pjekur nën jastëk me fjetë

E vrulltë vjen vjeshta jote edhe në vjershë

Nga përmbledhja poetike e sapo botuar “Linga e heshtjes”

The post Në vjeshtën tënde – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Farkëtarët – Bujar Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/08/31/farketaret-bujar-salihu/ Mon, 31 Aug 2020 19:33:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11936 FARKËTARËT I pshtynë duartë me rrebesh Pastaj i shtëngojnë fortë Çekanët e tyre të rënd...

The post Farkëtarët – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FARKËTARËT

I pshtynë duartë me rrebesh
Pastaj i shtëngojnë fortë
Çekanët e tyre të rënd

Zakonisht godasin në pikë
Pa u rebeluar kurrë

Heshtjen e kalisinë
Me goditje precize
Mbi hekurin e tyre të gjallë

Mes makthit të të rrahurave
Mbrehin durimin e lakuar

Kur u nxehet shumë hekuri
E godasin edhe më shumë
Edhe më fortë

Me këtë proces primitiv
Të ftohët ja mbajnë kokën
Kur edhe duke ja futur
Në kazanin e madh me ujë të turbullt

Farkëtarë epik

The post Farkëtarët – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur ti nuk vjen – Bujar Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/06/23/kur-ti-nuk-vjen-bujar-salihu/ Tue, 23 Jun 2020 19:15:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8756 KUR TI NUK VJEN Kur ti nuk vjen Unë ndjehem njeriu më i harruar i...

The post Kur ti nuk vjen – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR TI NUK VJEN
Kur ti nuk vjen
Unë ndjehem njeriu më i harruar i këtij qyteti

Kur ti nuk vjen
Shtratin tim e mbërthen vaji plot dënesa

Kur ti nuk vjen
S’mund t’i mbyll sytë drita jote më mban zgjuar

Kur ti nuk vjen
Litari i vetmisë zgjatet duke më shtrënguar

Kur ti nuk vjen
Trupi më ndizet flakë nga trishtimi

Kur ti nuk vjen
Unë zgjohem me shtratin tim të squllur

E dashur
Mos më lër vetëm
Se ky mund të jetë mëkati yt i pafalshëm

The post Kur ti nuk vjen – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuntitë e natës – Bujar Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/dhuntite-e-nates-bujar-salihu/ Sun, 29 Mar 2020 09:34:32 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2527 DHUNTITË E NATËS Nata është arenë që yjet e dyzuan për dashurinë Po aty moj...

The post Dhuntitë e natës – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DHUNTITË E NATËS

Nata është arenë që yjet e dyzuan për dashurinë
Po aty moj vashë shpinë për shpine s’bën të flemë
Errësirës së bardhë njëri-tjetrit s’bën t’i fshihemi
Vendi më i mirë për të rrëfyer se sa shumë deshëm njëri-tjetin

Nata është shtrati solemn që përkundet nga Hënë e artë
Kohë të puthurash pa hamendje shtrëgimesh të forta
Tempull dashurie oaza jonë e përkryer përafruese
Pritje e heshtur e Penelopës dhe diellit që nesër lindë

Foleja më e butë që pulëbardhat në gjumë i vë
Armëpushim shikimesh dhe ëndërr
Linga e heshtjes në pritjet e thepisura të horizontit

Nata është kozmos bukurish të fjetura
Magji e pathënë ofshamash sirenë e qetësisë
Flutër pulëbardhe qiellit është pulëbardha vetë

The post Dhuntitë e natës – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuntitë e natës – Bujar Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/03/25/dhuntite-e-nates-buajr-salihu/ Wed, 25 Mar 2020 20:07:33 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2212 Sugjeruar nga Xheva Salihaj DHUNTITË E NATËS Nata është arenë që yjet e dyzuan për...

The post Dhuntitë e natës – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

DHUNTITË E NATËS

Nata është arenë që yjet e dyzuan për dashurinë
Po aty moj vashë shpinë për shpine s’bën të flemë
Errësirës së bardhë njëri-tjetrit s’bën t’i fshihemi
Vendi më i mirë për të rrëfyer se sa shumë deshëm njëri-tjetin

Nata është shtrati solemn që përkundet nga Hënë e artë
Kohë të puthurash pa hamendje shtrëgimesh të forta
Tempull dashurie oaza jonë e përkryer përafruese
Pritje e heshtur e Penelopës dhe diellit që nesër lindë

Foleja më e butë që pulëbardhat në gjumë i vë
Armëpushim shikimesh dhe ëndërr
Linga e heshtjes në pritjet e thepisura të horizontit

Nata është kozmos bukurish të fjetura
Magji e pathënë ofshamash sirenë e qetësisë
Flutër pulëbardhe qiellit është pulëbardha vetë

Bujar Salihu, Zvicër

The post Dhuntitë e natës – Bujar Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>