Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DHUNTITË E NATËS

Nata është arenë që yjet e dyzuan për dashurinë
Po aty moj vashë shpinë për shpine s’bën të flemë
Errësirës së bardhë njëri-tjetrit s’bën t’i fshihemi
Vendi më i mirë për të rrëfyer se sa shumë deshëm njëri-tjetin

Nata është shtrati solemn që përkundet nga Hënë e artë
Kohë të puthurash pa hamendje shtrëgimesh të forta
Tempull dashurie oaza jonë e përkryer përafruese
Pritje e heshtur e Penelopës dhe diellit që nesër lindë

Foleja më e butë që pulëbardhat në gjumë i vë
Armëpushim shikimesh dhe ëndërr
Linga e heshtjes në pritjet e thepisura të horizontit

Nata është kozmos bukurish të fjetura
Magji e pathënë ofshamash sirenë e qetësisë
Flutër pulëbardhe qiellit është pulëbardha vetë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com