Dhimiter Nica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dhimiter-nica/ Poezi Laberia News Sun, 14 Nov 2021 09:28:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dhimiter Nica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dhimiter-nica/ 32 32 Ndjesë… – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/ndjese-dhimiter-nica/ Sun, 14 Nov 2021 09:28:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22078 Ndjesë… Ju kërkojë ndjesë fëmijëve, që s’i bëra dot me shtëpi, ju kërkojë ndjesë prindërve...

The post Ndjesë… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjesë…

Ju kërkojë ndjesë fëmijëve,
që s’i bëra dot me shtëpi,
ju kërkojë ndjesë prindërve
që s’u vete shpesh te varri…

I kërkojë ndjesë atdheut
(që në këtë tranzicion)
po ndërron njëri pas tjetrit
të marrë pas të marri…

Për fëmijët,prindërit,atdheun…
po e lë hapur zgavrën e gjoksit,
për ta patur strehë
e për të nxjerrë mallin…

© dhimnica,Selanik nëntor 2016.
Dhimiter Nica

The post Ndjesë… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deti i lotëve – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2021/04/24/deti-i-loteve-dhimiter-nica/ Sat, 24 Apr 2021 12:23:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19279 Deti i lotëve. Kur bie shi mbi Dajt e Tiranë, nuk janë retë që nxijnë...

The post Deti i lotëve – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deti i lotëve.

Kur bie shi mbi Dajt e Tiranë,
nuk janë retë që nxijnë e sterrojnë,
janë sytë e kurbetllinjëve që qajnë,
janë rënkimet e detit që gjëmojnë.

Janë ambasadat e ngjeshura,
anijet e tejngopura që rënkojnë,
janë trupat dhe kockat e tretura,
janë nënat e rreshkura që lotojnë…

Disa nga nënat e mira mungojnë…

Duke pritur djemtë përtej pritjes,
duke duruar dhimbjet përtej dhimbjes,
nënat pak nga pak vazhdojnë të digjen
e një nga një si kandilat fiken…

Dhe lotët rrjedhin e nuk shterojnë,
mbi Dajt, mbi Korab e Tomorr,
matanë detrave kurbetllinjtë lotojnë
dhe Detin e Lotëve,me lot e formojnë.

Është det i kthjellët, det i pastër,
që del prej qerpikut si vesa prej lules,
që rrjedh pa ndalim si Syri i Kaltër,
ku zemra rënkon e nga trupi shkulet…

Zemrat pa trupin e sytë pa kokën,
dalin nga zgavrat e bredhin nëpër botë,
mos e lëndoni më tepër, o njerëz tokën,
mos lejoni të formojnë dete këta lot!

Marë nga Të gjitha lulet kanë emrin tënd…Muzgu, Tiranë, redaktimi dhe parathënia nga i paharruari Vasil Tabaku…!
Dhimiter Nica

The post Deti i lotëve – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/me-ka-lodhur-kjo-bote-e-ngaterruar-dhimiter-nica-2/ Sat, 20 Feb 2021 22:52:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17519 Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes, jo vetëm...

The post Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,
jo vetëm nëpër brigje e në korije,
aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes
dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,
aty ku fëmijët zhyten e notojnë,
aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin
e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,
sa thith e thith e s’ngopesh dot,
aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta
dhe bjeshkët na dhurojnë veç ujë të ftohtë.

Aty dua të jem 100 jetë rresht, për çdo vit,për çdo mot,
larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…
Jam rrekur me llustrat që mban nëpër skuta kjo botë,
dua vetëm këngën e ëmbël dhe tingujt e zogjëve…

©Dhimnica, Selanik.

The post Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qyteti po fle – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/10/24/qyteti-po-fle-dhimiter-nica/ Sat, 24 Oct 2020 13:59:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13765 QYTETI PO FLE Të gjithë i ka zenë gjumi, çdo rrugë e pallat në qytetin...

The post Qyteti po fle – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
QYTETI PO FLE

Të gjithë i ka zenë gjumi,
çdo rrugë e pallat në qytetin tim,
një farfurimë po afron nga lumi
mos është një zanë, mos është një xhind…

Sh,sh,sh-t, – ma bën me zë të ëmbël,
më dërguan yjet që nga lart,
më deshe llahtarshëm mbrëmë në ëndërr
dhe sot me bëj tënden, gjithë këtë natë…

O Zot! Psherëtiva si i dëshpëruar…
E më vinte mirë, që po ndjeja vërtet,
do më ndash nga gruaja moj e uruar
dhe shijoja magjinë e rrallë në jetë!

Tej,
qyteti flinte si zvarranik i ngrirë,
diku nga lumi kënduan kaponjtë,
ndoshta kastile, ma prishën magjinë!

© Dhimnica,Selanik.

The post Qyteti po fle – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në plazh – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/ne-plazh-dhimiter-nica/ Sun, 09 Aug 2020 20:49:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10959 NË PLAZH Dallgët lozonjare po zgjaten me naze, etjen duan ta shuajnë në shkëmbinj e...

The post Në plazh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË PLAZH

Dallgët lozonjare po zgjaten me naze,
etjen duan ta shuajnë në shkëmbinj e brigje,
vajzat gjysëmxhveshura si ngjalat mes valëve
po çelin si lulet, që ndizen e ndizen…

Nga lart pulëbardhat turren përmbi dallgë,
të vëna në garë për mezen e drekës,
një bjondinë e ëmbël afrohet ngadalë,
mendja po më mbytet gjer në pikën zero…

Ca skafe në breg venë e vijnë vërdallë,
i premtova mikes xhiro thellë nga deti…
Gjesdisëm Mesdheun me miken e rrallë
dhe në ato xhiro, unë isha vet Mbreti…

Sa herë e kujtoj dridhem si purteku,
kjo Elenë e bukur më erdhi si ngjalë,
ndoshta nga Paridi ma solli Mesdheu,
ndoshta Pinelopi më pret në Tiranë!

Marë nga libri Puthjet na bëjnë më të bukur, Fan Noli – Tiranë 2018.

The post Në plazh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindja – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/vendlindja-dhimiter-nica/ Sun, 24 May 2020 13:07:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6975 VENDLINDJA Kisha shumë kohë, pa shkuar në vendlindje… Te oborri në vend të nënës, më...

The post Vendlindja – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VENDLINDJA

Kisha shumë kohë,
pa shkuar në vendlindje…
Te oborri në vend të nënës,
më priti një trendafil i tharë…
Diku më tej,
në një kënd të shtëpisë,
në vend të babës,
më priti një tra i thyer…

Qeni kishte vite që kishte vdekur…
Një bashkëfshatar më thotë,
se pa dhënë ende shpirt,
një javë të tërë kishte kujisur,
ndoshta duke parë ëndërr me mua
dhe më pas i qetë,
nga kjo botë ishte nisur…

Si u katandisëm kështu!?
Në një botë të rrakëllzyer,
në një trendafil të tharë,
në një ëndërr e një tra të thyer!

Shënim: Kjo poezi u vlerësua me çmimin e tretë,
në edicionin e V-të të poezisë lirike “ Ditët Naimjane …“ Përmet, 25 maji 2019.

The post Vendlindja – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të gjitha lulet kanë emrin tënd – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/te-gjitha-lulet-kane-emrin-tend-dhimiter-nica/ Mon, 18 May 2020 16:34:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6513 TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND. Sonte edhe hëna ndriçon kuturu e lulet hedhin valle...

The post Të gjitha lulet kanë emrin tënd – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND.

Sonte edhe hëna ndriçon kuturu
e lulet hedhin valle nga magjia bjonde,
deti paska vjedhur sytë e tu blu
e dielli flokët e artë me onde.

Sonte çdo gjë e bukur të ngjan veç ty
dhe unë çdo lule thërras me emrin tënd,
i përkëdhel dhe i puth në buzë e në sy
e morni-kokrrizohem vend e pa vend…

Nuk kisha më parë këto ndjesi,
më parë s’kuptoja çdo të thoshte poet,
që kur hyre në botën time ti,
unë puth vetëm lule e ngopem në jetë!

Marë nga libri me të njejtin titull…, Muzgu,Tiranë 2015.
Dhimiter Nica

The post Të gjitha lulet kanë emrin tënd – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/strofa-te-shkruara-neper-vite-dhimiter-nica/ Sat, 09 May 2020 18:40:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5910 Strofa të shkruara nëpër vite… PA EMËR Këto vargje i lexoni pa emër pa emër...

The post Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Strofa të shkruara nëpër vite…

PA EMËR

Këto vargje i lexoni pa emër
pa emër shijojini dhe pa autor,
nëse ju çekin sadopak në zemër
atëherë s’ duhet emër, s’ kërkohet pinjoll!

DIÇKA NDRYSHE…

Kam vite që kam mbushur pesëdhjetë!
Në udhët e botës, me kushtet e botës…
Por edhe kaq do të vete patjetër,
s’më kanë lenë ende mendtë e kokës,
shpirti ruan thellë emrin e vjetër,
short qenka jeta, llotari, bela,
mua do t’më gjeni kudo nëpër letër,
të fortë si një lis, të rëndë si një tra!

TRE UNIVERSE

Nënë, atdhe, dije.
Tre universe,
Ku gjejmë rreze lumturie!

KRAHËT

Unë të pres me krahë të hapur
dhe kur jam në gjumë,
krahët e dinë që ti do të vish,
ndaj hapen më shumë…

GABIMET E BUKURA

Gabimisht ne s’ishim aty kur duhet të ishim,
gabimisht edhe pa ne gjërat shkuan si në vaj,
ndonjëherë, në vend t’i ndreqim gjërat i prishim,
ndonjëherë, më mirë që s’jemi aty, ku digjemi kollaj!

ZBRAZËTI

Bosh nga lart, bosh edhe nga poshtë,
bosh gjithë andej, bosh edhe këtu…
Ca re të ngarkuara në horizont,
qenkan vonuar e nxitojnë për diku…

Pas – pak do zbrazin shtatzaninë e tyre
dhe toka do dergjet lart përmbi gju!

MOLLA

Adami e kafshoi mollën atë natë,
(nuk duroi dot, hapi punë ky i uruar!)
Në fakt sot është dhe quhet mëkat,
po ta lësh mollën çdo ditë pa kafshuar!

QERPIKËT

Qerpikët janë gardhi i oqeanëve njerëzor,
brenda tyre mbretërojnë Atllantik e Paqësor!

KUR HYJË TE TI

Ashtu siç hyn lumi në det
e derdhet gjithnjë pambarim,
unë hyjë te ti ëmbël e lehtë
e mbetem disa orë në harrim!

PUTHJE

Vjosa puth tej e tej brigjet,
dielli puth herët majën e malit,
hëna puth yjet e pastaj fshihet…
Ti me magjinë tënde,
puth e ndez hiret e djalit!

Memaliaj,1987.

ATDHEU

Atdheu e ka të rëndë pëllëmbën,
e ka të rëndë si guri…, si shkëmbi!
Atdheu është vazhdimi i babait me nënën,
është mali i lartë, që s’ luan kurrë nga vendi !

MERAK…

U ngrita pa pritur në mesnatë!
Qetësi rrënqethëse…
E vetmja zhurmë,
frymëmarrja jote, tik-tak !

BOTA IME

Unë nuk bindem nga sytë e bukur,
as nga flokët e verdhë ngjyer në hënë,
sapo thitha mjaltin nga cepat e buzëve,
thashë… kjo qenka bota ime e tërë!

VJEDHJE

Tani në pranverë
të gjitha aromat
janë vjedhur
nga vajzat e bukura,
që shohin sytë e mi!

DASHURIA

Kur ti ndodhesh pranë meje në krevat,
zemra dhe trupi më ngjizin lumturinë!
Të gjitha mrekullitë po më vijnë dhuratë,
trupat japin e marrin me dëshirë!

Ah, sikur kjo natë,
të mos kishte të gdhirë!

MARRAMENDJE

Kofshët e tua
të rrumbullta, të rrumbullta,
deri lart në rrëzë,
aty ku
ka bër fole Perëndia…
Vise të virgjëra, të ç’virgjëra,
nuk di përse,
marrin mendtë e mia!

KËMBËT

Sonte ti nuk doje të bënim dashuri!
Të paktën,unë hodha këmbën mbi tënden…
U puthën gishtat,puplat,kofshët…
Vërtet gjithë natën nuk ndjem gjë unë e ti,
por këmbët u rrekën dhe i nxuarën zinë botës…

NDJENJA

Dora rrëshqiste lehtë mbi lëkurën e saj,
unë nga fërkimi u shndërrova mornica…
Një ndjenjë e thellë më digjte si vaj
e rridhte drejt fundit, ndoshta po vdisja!

PABESITË E HËNËS…

Hëna mos ju duket kaq magjistare,
sa shumë poet ka marrë më qafë!
Kur të jep fjalën se po vjen në dritare,
me një yll po bën dashuri atje lart…!

BUKURIA

Ajo qe aq e bukur,
sa krehëri qe i padenjë
për ta rregulluar.
Aq sa edhe kukullave në vitrinë,
u vinte frikë për ta shikuar!

Natyra dhe Afërdita,
aty ishin njësuar…
Fati i ra poetit,
për ta shijuar…!

HËNË E PJEKUR

Hënë e pjekur,
varur në degë…
Po pret,
t’i prishin virgjërinë!

SHIU

Shiu binte pikë-pikë,
mbi syprinën e tullës sime…
Tulla shuante etjen për kripë
dhe floku i ri, fije-fije mbinte!

HYMNI EROTIK

Sa rrallë,
po i puthim të dashurat,
sa rrallë,
ato presin puthjet tona,
natyrisht të mbeten gjallë!

Sa rrallë,
po na puthin të dashurat,
sa rrallë,
ne presim puthjet e tyre,
natyrisht të mbetemi gjallë!
Dhimiter Nica

The post Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gotat bosh – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/gotat-bosh-dhimiter-nica/ Sat, 09 May 2020 08:15:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5786 Gotat bosh Poezia – Dhimiter Nica Interpreton – Matilda Avduli Mbusha dy gota me verë...

The post Gotat bosh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gotat bosh
Poezia – Dhimiter Nica
Interpreton – Matilda Avduli

Mbusha dy gota me verë mbrëmë
për të larguar vetminë e trishtë,
ti ndodhesh shumë larg nga ky vend
por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë
pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,
vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lënë
e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë si patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,
për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…
Nuk piva asnjë pikë…,natën e kalova në këmbë
por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

The post Gotat bosh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/qiellin-do-ta-mbajme-me-shpatulla-dhimiter-nica/ Sat, 25 Apr 2020 17:00:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4924 Miq të mi ju përshëndes dhe ju uroj fund javë të qetë e të paqtë!...

The post Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miq të mi ju përshëndes dhe ju uroj fund javë të qetë e të paqtë!

QIELLIN DO TA MBAJË ME SHPATULLA

Mua nuk më lodhin rrugët e gjata,
anija ime lëviz në hapësirën e Bermudës,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
stop – me gjoks, do t’i bëj furtunës!

Vetëtimat e rrufet do t’më binden
do e gjej formulën për të zbuluar enigmën,
do mbrojë anijet e avionët para se të digjen,
do luftojë përballë kuçedrës e do helmojë shtrigën…

Do ua dalë më së miri, rrebesheve, furtunave,
do kalojë e do kthehem nga trekëndshi i Bermudës,
më besoni, me fenomenet do e gjej gjuhën,
por jo me njerëzit që e mbajnë shumë lart hundën!

Mua s’ më kanë lodhur ende rrugët e gjata,
kam tre dekada që botën e mas me këmbë,
po ra qielli, do ta mbajë me shpatulla,
po u fundosën detet, botën do ta mbaj me dhëmbë!

© Dhimiter Nica,Selanik.

The post Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>