Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VENDLINDJA

Kisha shumë kohë,
pa shkuar në vendlindje…
Te oborri në vend të nënës,
më priti një trendafil i tharë…
Diku më tej,
në një kënd të shtëpisë,
në vend të babës,
më priti një tra i thyer…

Qeni kishte vite që kishte vdekur…
Një bashkëfshatar më thotë,
se pa dhënë ende shpirt,
një javë të tërë kishte kujisur,
ndoshta duke parë ëndërr me mua
dhe më pas i qetë,
nga kjo botë ishte nisur…

Si u katandisëm kështu!?
Në një botë të rrakëllzyer,
në një trendafil të tharë,
në një ëndërr e një tra të thyer!

Shënim: Kjo poezi u vlerësua me çmimin e tretë,
në edicionin e V-të të poezisë lirike “ Ditët Naimjane …“ Përmet, 25 maji 2019.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com