Diana Zhiti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/diana-zhiti/ Poezi Laberia News Sun, 16 May 2021 10:46:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Diana Zhiti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/diana-zhiti/ 32 32 Ç’të jetë !? – Diana Zhiti https://poezi.laberianews.com/2021/05/16/cte-jete-diana-zhiti/ Sun, 16 May 2021 10:46:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19640 Ç’të jetë !? Ç’të jetë në atë botē të përtejme !? Ç’të jetë!? Me frikë...

The post Ç’të jetë !? – Diana Zhiti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’të jetë !?

Ç’të jetë në atë botē të përtejme !?
Ç’të jetë!?
Me frikë e shkojmë nëpër mënd,
askush s’e di atë botë të panjohur,
parajsë do jetë a ferr , dy metër vënd,
pa zjarr për t’u ngrohur.

Ç’të jetë nënë atë portë të mermer’t !?
Ç’të jetë !?
Ku ndahet përjetësisht trupi nga shpirti,
nuk bëhet fjalë der më sot për mater,
Atë që prehet me ngashërima qajmë
tjetrit që ikën i themi : në parajsë t’i ndrisë.

Ç’të jetë ajo rrugë pa kthim !?
Ç’të jetë!?
Hyn nga një portë e del nga një tjetër ,
përpiqesh një jetë të tërë me mundim,
e var një ditë xhaketën në një gozhdë ,
thonë: iku të takojë tē dashur, etër.

Ç’të jetë ai vegim !?
Ç’të jetë !?
Prej nga zgjatet një dorë e të thot: “eja”
ti ikën pa vështruar mbrapa, me dēshirë ,
ndërsa këtej derdhin lotë mbi njē pirg dhè,
ti ikën i qetë , i paq’të në delir.

Ç’të jetë ajo dorē e panjohur !?
Ç’të jetë !?
Vjen pa pandehur e si thua dot , prit .
S’më mjaftoi koha të mbyll ca hesape ,
të nginjem me dashuritë.

Ç’të jetë ajo botë e pashkelur !?
Ç’të jetë !?

Diana Zhiti
13.5.2018.

The post Ç’të jetë !? – Diana Zhiti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku je !? – Diana Zhiti https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/ku-je-diana-zhiti/ Sun, 23 Aug 2020 06:01:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11479 Ku je !? Ku je o Diell që të lash pas, rrugës, për ku më...

The post Ku je !? – Diana Zhiti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku je !?

Ku je o Diell që të lash pas,
rrugës, për ku më humbe ?!
K’të mjergull qiellit pash më pash,
eja, me duart e tua zhduke.

Ky qiell i mugët, ngjyrë gri,
retë krihen si shtëllungë,
me manastire ngjajnë k’to sh’pi,
s’pipëtinë asgjë, si të jetonin murgë.

Ca njerës mall u bënē që sot,
kërkoj, sa brënda-jashtë ngela,
ky mall, kuçedër me shtatë kokë
me flokët kaçurrela.

K’to re që rendin kot mē kot,
si t’i përpinte dialli,
në cep të syrit derdhin lot,
të nxehta, valë nga malli.

K’tu njer’zit s’duam t’ia dinë për retë,
në guackë të tyre futur,
të kalojnë pranë e s’të vën re,
pa lëre për t’u puthur.

Ku je o Diell plot shkëlqim,
në ç’brengë, në ç’mall u fute!?
Në gje’ç të ngrirë shpirtin tim,
fute në gjoks e puthe.

Diana Zhiti

The post Ku je !? – Diana Zhiti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Humbëm – Diana Zhiti https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/humbem-diana-zhiti/ Sun, 05 Apr 2020 13:28:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3478 Humbëm Humbëm duke kërkuar njëri-tjetrin. Apo diçka tjetër !? Ndoshta të dyja bashkë. Çarçafët u...

The post Humbëm – Diana Zhiti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Humbëm

Humbëm duke kërkuar njëri-tjetrin.
Apo diçka tjetër !?
Ndoshta të dyja bashkë.
Çarçafët u dogjën në zjarin e dashurisë
dhe ne na mbuloi hiri i harresës
pak e nga pak.
Humbëm…
Pak egoizëm,
pak nënvlerësim,
pak siguri.
Një gjë është fakt…
Humbëm …
Po si se kuptuam fundin …!?
Por ja që erdhi.
Më pak përqafime,
gjithnjë e më pak puthje.
Vështrimet tona kryqëzoheshin
përherë e më pak.
Fjalët vareshin si stalaktika
të kripura .
Brigjet largoheshin, ne e shihnim
që ura po shëmbej,
dhe s’ bëmë asgjë
për të shmangur shëmbjen.
Apo brënda vetes e dëshironim…?!
Një gjë ishte e sigurt,
ishte si të ngeleshe në njërin breg dhe
lëkura në anën tjetër të bregut.
Humbëm në plantaconet e përmbytura
për të marë më tej rrugë
të ndryshme rrjedha.
Humbëm në kohë të pa përsëritshme
pa e kuptuar zbehjen që na largoi
pak e nga pak
Humbëm pa e kuptuar,
ne fajtorët e pafajshëm.
Humbëm …

Diana Zhiti
4.4.2018.

The post Humbëm – Diana Zhiti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>