Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ku je !?

Ku je o Diell që të lash pas,
rrugës, për ku më humbe ?!
K’të mjergull qiellit pash më pash,
eja, me duart e tua zhduke.

Ky qiell i mugët, ngjyrë gri,
retë krihen si shtëllungë,
me manastire ngjajnë k’to sh’pi,
s’pipëtinë asgjë, si të jetonin murgë.

Ca njerës mall u bënē që sot,
kërkoj, sa brënda-jashtë ngela,
ky mall, kuçedër me shtatë kokë
me flokët kaçurrela.

K’to re që rendin kot mē kot,
si t’i përpinte dialli,
në cep të syrit derdhin lot,
të nxehta, valë nga malli.

K’tu njer’zit s’duam t’ia dinë për retë,
në guackë të tyre futur,
të kalojnë pranë e s’të vën re,
pa lëre për t’u puthur.

Ku je o Diell plot shkëlqim,
në ç’brengë, në ç’mall u fute!?
Në gje’ç të ngrirë shpirtin tim,
fute në gjoks e puthe.

Diana Zhiti

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com