Dodona Qose Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dodona-qose/ Poezi Laberia News Sun, 16 May 2021 10:48:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dodona Qose Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/dodona-qose/ 32 32 Ndodh… – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2021/05/16/ndodh-dodona-qose/ Sun, 16 May 2021 10:48:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19643 ,,,ndodh, se duhet të ndodhë, kjo shprehi dalë nga skutat e trurit, si vlagë për...

The post Ndodh… – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
,,,ndodh,
se duhet të ndodhë,
kjo shprehi dalë nga skutat e trurit,
si vlagë për t’ushqyer mendjen,
ndodh,
se duhet të ndodhë,
ndë mote zhytem,
sikur,
t’kem jetuar përjetësisht,
e motet,
m’japin përgjigje:
ndodh,
se duhet të ndodhë,
tregoj sot bëmat,
ato ç’ka ndërtuan,
botën shpirtërore,
po, është kjo botë,
që s’ndenjon,
të thinjet,
s’ndenjon të plaket,
ani se këllqet,
s’i binden si dikur,
ndodh,
se duhet të ndodhë,
dhe mendimi shkon tej,
tek ty,
tek ty,
q’u ritëm të dy,
ti q’je gjaku im,
e njëjta farë,
e njëjta pastë,
ti,
që s’mund të përziesh,
ngatërosh fjalën,
e t’më thuash:
ndodh,
se duhet të ndodhë,
kjo profeci,
është për t’arsyetuar,
veprimin,
veprim i çdo kahje,
kjo profeci,
ka ndërtuar njerëzimin,
këtë njerëzim,
q’kërkon përkrahje,
përkrahje të fluturojë,
në qiell,
përkrahje të zhytet,
në det e oqeanë,
dhe ndodhi,
njeriu,
ka pushtuar gjithë,
dynjanë,
ndodh,
se duhet të ndodhë,
profeci,
e pa fund,
e pa anë,
ndodh,
se duhet të ndodhë,,,

The post Ndodh… – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në prill edhe maj – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/ne-prill-edhe-maj-dodona-qose/ Wed, 03 Mar 2021 20:36:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17823 Në prill edhe maj, femrës mos ju ndaj, se në maj apo prill, ja të...

The post Në prill edhe maj – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në prill edhe maj,
femrës mos ju ndaj,
se në maj apo prill,
ja të dal, ja me dil.

Në maj e prill,
femrën ta kërkosh,
se në prill e maj,
bukurin mund t’adhurosh.

Dashurinë ta shijosh,
në prill e maj ta kërkosh,
freskia mbizotëron,
bukuria në prill e maj lulëzon!

(Dodona Qose më: 28/02/2009)

The post Në prill edhe maj – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua jetë – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/te-dua-jete-dodona-qose/ Sat, 29 Aug 2020 20:51:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11840 ,,,nuk mund të ketë, ndërmjetësim më të bukur, se meditimi me vetveten, e vështroj tek...

The post Të dua jetë – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
,,,nuk mund të ketë,
ndërmjetësim më të bukur,
se meditimi me vetveten,
e vështroj tek mërzitet shpeshherë,
dhe i them:
“bëj durim”,
“edhe sa”,
“nesrën askush nuk mund ta sigurojë,
kështu që, as ti mos kërko përgjigje,
ndë pyetje retorike”,
e kqyr me vëmendje,
ndjej kranari, me këmnguljen e saj,
po,
i është nënështruar fatit,
me devotshmëri,
herë-herë ndjehet e lodhur, e raskapitur,
por jam unë,
që i jap kurrajo,
kurrajo për t’hequr mënjanë mërzitinë,
atë mërzi që të pllakos gjithçka,
në se e lejon të shtrojë qilimin e haresës,
a ka më keq se sa t’harrosh se JETON,
“aman edhe ti, me këto teori”,
“jo, jo, nuk janë teori,
është e vërteta, që shpesh dhemb,
por jeta kjo është,
sikur mali përballë,
vërtet më thuaj:
a je ngjitur kurrë ndonjëherë në mal,
“enkas për t’eksploruar jo,
por kam patur fatin t’udhëtoj më këmbë,
dhe kam kapluar male e, male,
e pra ky është rituali jetik,
kjo është mistika e jetës,
jeta i ngjan këtij udhëtimi,
dhe tani me që ra fjala,
ti me jetën tashmë je e trajnuar magjishëm,
apo vallë e tepëroj me këtë pyetje,
“jo, nuk e tepëron”,
sa mirë më vjen,
është e ndërgjegjshme,
me veprimet, me zgjedhjet e saj,
e ndjej frymëzimin,
që ia shton forcat,
t’jetë e gjindshme për nesër,
mrekullohem me petkun e durimit,
që ia hijeshon fjalën,
ajo di të përballojë kryeneçësinë,
që i ngacmon qënësinë,
ndaj krenohem me të,
ndaj i jap kurrajo,
kurrajo se:
E NESËRMJA, NUK MBARRON KURRË,
sot ndjehu se: JE,
je ti që frymon,
t’falenderosh gjithçka,
q’është bërë shkak,
për ekzistencën tënde,
po, po, gjithçka,
ja kështu,
merem vesht me vetveten,
të falenderoj o ZOT,
TY, që drejton udhët e pashkelura,
nga kërkush,
gjithkujt i ke dhënë hisen sikundër don TI,
të falem,
të adhuroj infinitshëm,
TË DUA JETË,,,
Dodona Qose

The post Të dua jetë – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse nuk e mban vehten? – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/pse-nuk-e-mban-vehten-dodona-qose/ Sat, 15 Aug 2020 11:16:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11172 -Pse nuk e mban vehten? – Ç’do me thënë kjo? – Kjo do me thënë...

The post Pse nuk e mban vehten? – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
-Pse nuk e mban vehten?
– Ç’do me thënë kjo?
– Kjo do me thënë të jesh femër,
– Pse si është femra?
– Epo kështu si ti s’është- ma kthen me një iritim qesëndisës të përmbajtur. I zgjata dorën dhe i them:
– Bjer një dhjeçe, dhe nesër do të ndryshoj paraqitje. Ai nxori nga xhepi portofolin, la dhjeçen në pëllëmbën e shtrirë, dhe u largua. E nesërmja isha kjo foto,,, (por këto “sajdizma” ndodhin rrallë, se s’ja kam ngenë),,,

The post Pse nuk e mban vehten? – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’karantinë më thua…! – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/ckarantine-me-thua-dodona-qose/ Mon, 20 Apr 2020 16:16:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4642 ,,,e, ç’karantinë më thua, unë në karantinë, paskam qënë tërë jetën, dhe ikin vitet, sikur...

The post Ç’karantinë më thua…! – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
,,,e,
ç’karantinë më thua,
unë në karantinë,
paskam qënë tërë jetën,
dhe ikin vitet,
sikur t’qesh dje,
kjo karantinë,
NDËRGJEGJËSOFTË KOHËN,
kohë që nuk ka kohë,
po ç’them,
ku ta gjesh kohën,
për kohë?,
ja që lipset, këtij nocioni,
t’i gjesh hapësirë,
për të lëvruar,
kur të rrëmben rutina,
koha hedh vallë,
për shtatëpalë qejfe,
e, hajde të kapësh ritmin,
me gjë prej gjeje s’ndenjon,
ndaj kjo karantinë,
rendit’të hapat ritmikë ,
sikur drita e diellit,
me intenerarin jetik,
ZOT,
na brymos me ndjenjën,
KOHË,,,

The post Ç’karantinë më thua…! – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Datpoetpoezia – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2020/03/22/datpoetpoezia-dodona-qose/ Sun, 22 Mar 2020 12:34:22 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2013 Sugjeruar nga Xheva Salihaj DATPOETPOEZIA Dita e poetit, ishte dje, është sot, edhe nesër, ç’do...

The post Datpoetpoezia – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

DATPOETPOEZIA

Dita e poetit,
ishte dje,
është sot, edhe nesër,
ç’do poezi ka një datë shënimi,
ky përcaktim i sotëm,
dita e poezisë,
e përse?
Kush jam unë që rebeloj me përcaktimin,
unë jam ajo,
që erdha në këtë jetë,
në atë datë,
kur deshi fati im qê s’ja pashë kurrë surratin,
jam ajo,
që ndërgjegjen ja trazon poezia,
në çdo orë të ditnatditës apo t’ja them natditnatës,
si shprehi e shpirtit,
që kërkon ta njohë botën ndryshe me sytë e ndjesisë,,,
për mua,
çdo datë është poezi,
në njëzetekatërorët e përcaktimit të saj,
në gjashtëdhjetëminutat e orës,
edhe,
në gjashtëdhjetsekondshin e minutit,
lind një ide,
lind një poezi,
lind një fëmijë,
lindmbillet jeta,
ama sot është dita e poezisê,,,

Dodona Qose
21 MARS 2014

The post Datpoetpoezia – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Arti i fjalës – Dodona Qose https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/antifjales-dodona-qose/ Sun, 01 Mar 2020 07:12:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=896 Dodona Qose ART I FJALËS nuk e shita fjalën ndonjëherë, u hidhnova kur më thanë:...

The post Arti i fjalës – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dodona Qose

ART I FJALËS

nuk e shita fjalën ndonjëherë,
u hidhnova kur më thanë: shit,
me fjalën kam notuar ngaherë,
ndë errësira mendjesh ku s’kishte drit,
e ku di ti o njeri,
që fjalës ia çjerr tisën,
tek fjala jeton çdo magji,
fjala s’e duron pisën,
hej ç’më vjen të ulërij,
e piskamën t’ma dëgjojnë,
ata që fjalën grryejnë si minj,
për fjalën thonë q’e dashurojnë,
po ku je ti që ma mban vehten poet,
a e ndjen se ç’është bërë,
gjithherë të shoh që veç godet,
me fjalë të vakta,
të zësh ndonjë vërë,
na qënka bërë modë,
për dashuri flasin të tërë,
hej o epokal,
po të bërtas unë që këndej,
po të them ndal,
mos ma përfol enjën,
edhe në poezi ka më fal,
po të drejtoj gishtin,
ty që më shkruan për dashurinë,
ma ke ndrydh shpirtin,
se tek ty s’gjej njerinë,
atë njeri që ka drit’ në fjalë,
atë laps që peshon rëndë,
që kur ma thotë në varg,
të mos e ngrejnë dy pëndë,
po ku vajti syri,
ç’desh andej matanë,
doli sapo hyri,
dot s’tha një fjalë,
ik nuk ta dua,
kurrë më atë varg,
nuk janë fjalët e tua,
ato rahin larg,
në vise të huaj,
të dua në prag,
aty ku shekujt amanet thanë,
se shqiptari kur jep fjalën,
ther djalën,
e dua këtë fjalë,
të mos më vrasë,
gjallë të më mbajë,
gjallë,,,

The post Arti i fjalës – Dodona Qose appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>