Datpoetpoezia – Dodona Qose

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

DATPOETPOEZIA

Dita e poetit,
ishte dje,
është sot, edhe nesër,
ç’do poezi ka një datë shënimi,
ky përcaktim i sotëm,
dita e poezisë,
e përse?
Kush jam unë që rebeloj me përcaktimin,
unë jam ajo,
që erdha në këtë jetë,
në atë datë,
kur deshi fati im qê s’ja pashë kurrë surratin,
jam ajo,
që ndërgjegjen ja trazon poezia,
në çdo orë të ditnatditës apo t’ja them natditnatës,
si shprehi e shpirtit,
që kërkon ta njohë botën ndryshe me sytë e ndjesisë,,,
për mua,
çdo datë është poezi,
në njëzetekatërorët e përcaktimit të saj,
në gjashtëdhjetëminutat e orës,
edhe,
në gjashtëdhjetsekondshin e minutit,
lind një ide,
lind një poezi,
lind një fëmijë,
lindmbillet jeta,
ama sot është dita e poezisê,,,

Dodona Qose
21 MARS 2014

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com