Donika Gjura Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/donika-gjura/ Poezi Laberia News Sat, 14 Aug 2021 20:23:01 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Donika Gjura Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/donika-gjura/ 32 32 Për ty baba! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/08/14/per-ty-baba-donika-gjura/ Sat, 14 Aug 2021 20:22:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20318 Për ty baba! * Sot është dita jote babë, Sa me mall po t’kujtoj, Shpejt...

The post Për ty baba! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty baba!
*
Sot është dita jote babë,
Sa me mall po t’kujtoj,
Shpejt e hapa këtë arkë,
Dhe kujtimet t’i vargëzoj..

Do t’i hedh këtu në letër,
Ç’do ditë dua t’i lexoj,
Për ty babë jam e verbër,
Krahkëputur po jetoj..

Në këtë filxhan kafe ke pi,
Këtu e rruaj n’fund t’kutisë
Do t’i mbaj me krenari,
Takëmet tua të burrërisë..

Kutinë tënde të duhanit,
Do ta rruaj si sytë e ballit,
Me çibukun e cigaren,
Po i laj me lot prej mallit..

Kujtimet n’mëndje më vinë
varg,
Kur shkoje n’mal për dru,
Barrën n’shpinë dielli n’kokë
saç,
Të godiste bash në tru..

Ehh ta dish sa mërzitem,
Rrugë s’marr me shkuar
askund,
Dera jote rri e kyçur,
Dryni mbyllur e çelësi
humb!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt.21.06.2021!

The post Për ty baba! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar 1 qershorin vogëlushë! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/06/13/gezuar-1-qershorin-vogelushe-donika-gjura/ Sun, 13 Jun 2021 16:13:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20014 Gëzuar 1 qershorin vogëlushë! * Melaqe e mirësi, Dhuratë nga i madhi Zot, Ju jeni...

The post Gëzuar 1 qershorin vogëlushë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar 1 qershorin vogëlushë!

*
Melaqe e mirësi,
Dhuratë nga i madhi Zot,
Ju jeni ëmbëlsirë,
Qershia mbi tortë..

Si Dielli e si drita,
Kur zbardh në agim,
Petale trëndafilash,
Aromë për shpirtin tim..

Riteni si lulëkuqet,
Që mbinë në lëndina,
Pa vese e pa huqe,
Pa hile e djallëzina..

Ç’do festë 1 Qershor,
T’ju gjejë shëndoshë e mirë,
O yje meteorë,
Diamantë e xhevahirë..

Zoti ju dhashtë Bekim,
Kudo jeni nëpër Botë,
N’sy t’mos keni trishtim
As dhimbje dhe as lotë..

Ju jeni e ardhmja,
O Zot, ju lulëzoftë jeta,
Mbi ju zotëroftë paqja,
Mbretërofshi si bleta!..

Autore Donika Meta Gjura!
Dt/01/06/2021!

The post Gëzuar 1 qershorin vogëlushë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetimi Dhe Makina Luksoze! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/23/jetimi-dhe-makina-luksoze-donika-gjura/ Sun, 23 May 2021 12:16:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19767 Jetimi Dhe Makina Luksoze! * Sa pa fat erdhi në jetë kjo krijesë, Jetim i...

The post Jetimi Dhe Makina Luksoze! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetimi Dhe Makina Luksoze!
*
Sa pa fat erdhi në jetë kjo
krijesë,
Jetim i mbetur në rrugë shpirt i trazuar,
Nën hije t’kësaj peme qan me dënesë,
Loti në sy ju tha e buza
shkrumuar..

Trotuareve endet ky jetim i
gjorë,
Pa bukë pa ujë pa gjumë
në sy,
Në shi, n’furtunë, acar e
dëborë,
E askush për të nuk don t’ja
dijë..

O ti që ke ndaluar makinën,
Hape atë zemrën e bëje
gur,
Merre e fute brënda jetimin,
Mbroje nga shiu jepi një
copë bukë..

Autore Donika Meta Gjura!
Dt/23/05/2021!

The post Jetimi Dhe Makina Luksoze! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/17/pranvera-donika-gjura/ Mon, 17 May 2021 20:43:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19665 Pranvera! * Moj pranverë më e bukur stinë, Kur vjen ti na gjallëron, Me aromë...

The post Pranvera! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera!

*
Moj pranverë më e bukur stinë,
Kur vjen ti na gjallëron,
Me aromë na mbush mushkërit,
Ç’do qënie mbi tokë nis lëvron,

Nga një dimër i acartë,
Ëndërra të frikshme të ç’do njeri,
Vjen me diellin rreze artë,
Sjell me vete mrekulli..

Moj pranverë ngjyrë e gjelbër,
Kur vjen, nga ëndërrat na zgjon,
Me ty marrim frymë thellë,
Veç ti jetën na ndryshon..

Koloritë në atë majë mali,
Çel gjethja bëhet kurorë,
Në lëndina rritet bari,
Vjen si nuse me dasmorë.

Dhe bilbili n’mal të stani,
Bukur këngës po ja merr,
Ison seç ja mban çobani,
Sa kënaqësi na sjell pranverë..

Autor Donika Meta Gjura!
Dt/08/04/2021!

The post Pranvera! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/16/5-maji-lavdi-deshmoreve-te-lirise-donika-gjura/ Sun, 16 May 2021 10:36:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19630 “5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë! * Përulemi nderojmë të rënët, Sot flàmuri gjysëm shtizë,...

The post “5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë!
*
Përulemi nderojmë të rënët,
Sot flàmuri gjysëm shtizë,
Për bijtë e bijat e nënave,
Që jetën, gjakun, falën lirisë..

Shumë të rinj e të reja,
Njëzet e tetë mijë të rënë,
Jetën flijuan në beteja,
E shkrumb e hì u bënë..

Si gjethet në vjeshtë kur binin,
Ç’do ditë e natë pikonin,
Plagën e gjakun që ju rridhte,
Me këmishë t’grisur e ndalonin..

Nënë e dashur lamtumirë,
Po shkoj n’jetën e Amshuar,
Gëzoje Shqipërinë e lirë,
E krenare të jesh për mua..

Ç’do ditë këndojnë rapsodët,
Në telat të çiftelisë,
Pa reshtur shkruajnë poetët,
Në vargje të poezisë..

Në këtë truall Arbënor,
Ju prehuni të qetë,
Ç’do”5 Maji”ju përkujtojmë,
Nga brezi në brez..

Autore Donika Meta Gjura!
Dt./05/05/2021!

The post “5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ndjej paqen në shpirt! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/06/e-ndjej-paqen-ne-shpirt-donika-gjura/ Thu, 06 May 2021 13:03:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19409 E ndjej paqen në shpirt! ~~~~ Sa këndshëm e shijon jetën, Kur paqen e ndjen...

The post E ndjej paqen në shpirt! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ndjej paqen në shpirt!
~~~~
Sa këndshëm e shijon jetën,
Kur paqen e ndjen në shpirt,
Ndihesh kaq mirë me veten,
E kultivon edhe tek fëmijët..

E ndjej paqen në shpirt e kam,
S’kam urrejtje as xhelozi,
Kështu më rritën babë e nënë,
Nga ata e kam trashëgimi..

Edhe në Botë paqen e dua,
Të mos derdhë askush lot,
Nga kjo frikë që na ka kapluar,
Na shpëto o i madhi Zot..

Nëse paqe s’ka në shpirt,
Fukara gjithkush ka mbet,
Botën e sheh në errësirë,
I shpall vetes, luftë siklet!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt/04/05/2021!
#Endjejpaqenshpirt#

The post E ndjej paqen në shpirt! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E verbër jam! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/05/01/e-verber-jam-donika-gjura/ Sat, 01 May 2021 19:13:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19329 E verbër jam! * Krijesë e verbër jam, Nuk shoh me të dy sytë, Kur...

The post E verbër jam! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E verbër jam!
*
Krijesë e verbër jam,
Nuk shoh me të dy sytë,
Kur loti më pikon,
Errësira m’rëndon n’qerpik..

Nuk shoh lulet kur çelin,
As bletën kur thith nektar,
Nuk shoh dritën e Diellit,
E Hënën kur bie mbi mal..

Sa dua ta shoh Qiellin,
Kur e mbulojnë retë,
Por nuk shoh as pemët,
Kur sythet shpërthejnë..

E tash, asgjë nuk shoh,
Jam në errësirë,
Zoti më dha këtë zë,
E zemrën me dashuri..

Mos më përbuz o njeri,
Zoti dhe për mua mendoi,
Më dha zërin e bylbylit,
Të dal në skenë e t’këndoj!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt 23/04/2021!

The post E verbër jam! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkrimtarë dhe poetë! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/04/24/shkrimtare-dhe-poete-donika-gjura/ Sat, 24 Apr 2021 12:02:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19267 Për ditën Botërore të librit! * Shkrimtarë dhe poetë! * Ju shkrimtarë dhe poetë, Kudo...

The post Shkrimtarë dhe poetë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ditën Botërore të librit!
*
Shkrimtarë dhe poetë!
*
Ju shkrimtarë dhe poetë,
Kudo që jeni ju urojë,
Ky urim nga shpirti del,
Pena kurrë t’mos ju shterojë..

Mos pushoni së shkruari,
Për paqe e mirësi,
Për dashurinë e munguar,
Që s’egziston të asnjë njeri..

Kur në dorë ke një libër,
Nuk resht duke lexuar,
Në një Botë tjetër zhytesh,
Horizont t’hap pa kuptuar!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt/23/04/2021!

The post Shkrimtarë dhe poetë! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E lënduar! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/04/21/e-lenduar-donika-gjura/ Wed, 21 Apr 2021 19:51:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19199 E lënduar! * Ne telefon më thire pa pushim, Me shkruaje ditë e natë, fjalë...

The post E lënduar! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E lënduar!
*
Ne telefon më thire pa
pushim,
Me shkruaje ditë e natë,
fjalë të ëmbla më thoshe në
fillim,
Për mua s’ka gjumë e qetësi, s’ka
rehat..

Në djallë ajo kamer kur të dy u
pamë,
Atë buzëqeshje diellore se përballova
dot,
Në dashuri rashë ashtu, me shikim të parë,
E nga syri i bukur më rëshqitën
lot..

Pa reshtur të kërkova një kafe të
pimë,
Po më thoshe, sa të vijë behari,
Jo veç për kafe, por gjatë do të
rimë,
E unë, prit gomar sa të dalë bari..

Nga kjo lojë e fëlliqur jam pak e
lënduar,
Një zemër e brishtë lotin e kthen në
gëzim,
Ndoshta kjo sprovë më duhej për ta
kaluar,
E tash më shërbeu për mirë ky
mësim..

Donika Meta Gjura! Autor!
D.t.10/08/2020..

The post E lënduar! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndaleni krimin ju vajzat e reja! – Donika Gjura https://poezi.laberianews.com/2021/04/18/ndaleni-krimin-ju-vajzat-e-reja-donika-gjura/ Sun, 18 Apr 2021 07:00:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19133 Ndaleni krimin ju vajzat e reja! * Lajmi i hidhur mori dhénë, Një nuse e...

The post Ndaleni krimin ju vajzat e reja! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndaleni krimin ju vajzat e reja!

*
Lajmi i hidhur mori dhénë,
Një nuse e vrau vjerrën,
Nuk mjaftoi që i hoqi kokën,
Me atë thikë i nxori zorrët..

Si guxove moj e pashpirt,
Me i vënë vjerrës thikën n’fyt,
Pse s’e mendove këtë gjë dy herë?
Se nesër dhe ti do t’bëhesh
vjerrë..

Dhe tani burgun ke zënë,
Fëmijët e tu rrugëve ke lënë,
Burrit tënd ja bëre gjëmën,
Pa kokë në varr ja çove nënën..

Ndaleni krimin ju vajzat e reja,
Për një fjalë nuk vritet vjerra,
Asgjë nuk prish dhe kur të flet,
Ajo nënë e burrit meriton respekt!

Donika Meta Gjura Autor!
Dt/17/04/2021!

The post Ndaleni krimin ju vajzat e reja! – Donika Gjura appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>