“5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“5 Maji” Lavdi Dëshmorëve të Lirisë!
*
Përulemi nderojmë të rënët,
Sot flàmuri gjysëm shtizë,
Për bijtë e bijat e nënave,
Që jetën, gjakun, falën lirisë..

Shumë të rinj e të reja,
Njëzet e tetë mijë të rënë,
Jetën flijuan në beteja,
E shkrumb e hì u bënë..

Si gjethet në vjeshtë kur binin,
Ç’do ditë e natë pikonin,
Plagën e gjakun që ju rridhte,
Me këmishë t’grisur e ndalonin..

Nënë e dashur lamtumirë,
Po shkoj n’jetën e Amshuar,
Gëzoje Shqipërinë e lirë,
E krenare të jesh për mua..

Ç’do ditë këndojnë rapsodët,
Në telat të çiftelisë,
Pa reshtur shkruajnë poetët,
Në vargje të poezisë..

Në këtë truall Arbënor,
Ju prehuni të qetë,
Ç’do”5 Maji”ju përkujtojmë,
Nga brezi në brez..

Autore Donika Meta Gjura!
Dt./05/05/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com