Enver Reka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/enver-reka/ Poezi Laberia News Fri, 07 Aug 2020 11:44:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Enver Reka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/enver-reka/ 32 32 Të jesh poet – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/te-jesh-poet-enver-reka/ Sun, 07 Jun 2020 20:28:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7832 TË JESH POET Rruga e poetit është të jesh krijesë e detit. Të jetosh në...

The post Të jesh poet – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË JESH POET

Rruga e poetit është të jesh krijesë e detit.
Të jetosh në tokë, e për të flutuar, të jesh i etur.
Të jesh poet është akt politik,
sepse e thua të vërtetën, pa pasur frikë.
E poezia është si një jehonë,
duke i kërkuar hijes vallen ta vallëzon.
Poeti shkruan të vërtetën që fshehet,
në ëndrra e vizion,
si një arkitekti, poezia i bëhet skeleton.
Poeti është këshillë që kalon dimensionet ,
e një këshille për adoleshent.
Është doktrinë në vete këshillë e saj/atij,
në zemra njerëzimi ajo hyn’.
Arsimtarë e arsimtare mblidhni ment’,
poetin nuk e dirigjon vota
për konkurse pune.
Poeti /poetja nuk ngrehet për hunde.
Kjo doktrinë ,në këshillin e vet
ka ëndrrat dhe me to flet,
disa i shkruan e disa i ndalë
por atë që e kupton,
atë e shpërndanë.
Dhe këshilla ime
për arsimtarë dhe arsimtare flet’,
mësoni adoleshentët
që ëndrra ime mos t’ju vret!
Ke dy këndvështrime ,
lartë ke artin ,filozofin’
këshillat merri si të mir’qena
dhe e mëson dashurin’.

The post Të jesh poet – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kërkon – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/kerkon-enver-reka/ Sun, 07 Jun 2020 15:12:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7824 KËRKON Nuk e them dot fjalën… Po hesht më mirë… Ti kërkon zemrën time Kërkon…...

The post Kërkon – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËRKON

Nuk e them dot fjalën…
Po hesht më mirë…
Ti kërkon zemrën time
Kërkon…
Çfarë është kjo shije.
Po hesht më mirë.
Buzëqeshja jote
në buzën time
të me vijë.
Kërkon zhurmën,
që heshtja ime gudulisë buzëqeshjen tënde,
në zemrën time vardisë,
mos ndalo buzëqeshjen me buzën…!

The post Kërkon – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetë – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/jete-enver-reka/ Sat, 06 Jun 2020 14:54:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7785 JETË Jetë që te preka me dorë, Të shkela me këmbë, Me t’provu t’kam provuar...

The post Jetë – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETË

Jetë që te preka me dorë,
Të shkela me këmbë,
Me t’provu t’kam provuar edhe me gjuhë,
Të përtypa dhimbjen edhe me dhëmbë,
Eca fushave t’rrafshta ,zbrita edhe nga një shkëmbë.
Jetë e bukur ,ta njoha çdo pëllëmbë.
T’njoha vjersha edhe shumë këngë.
Me anë të leximeve , përformimeve në estradë,
Tek ty marshova si ushtar’ në paradë,
Eca nuk u lodha, ende nuk jam’ ndalë.
Jetë, kur të preka me dorë,
Të shkela edhe me këmbë,
Ma e mira shije kur të provova me gjuhë,
Të lehtë për mua e kishe dhimbjen ,kur t’përtypa me dhëmbë .
Jetë të dua, se ta njoha vlerën kur shkela çdo tënden pëllëmbë!

The post Jetë – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sy kaltër… – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/sy-kalter-enver-reka/ Sat, 06 Jun 2020 14:31:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7777 SY KALTËR… Kjo është letra e fundit nga unë që ty ta dërgoj . Pres...

The post Sy kaltër… – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SY KALTËR…

Kjo është letra e fundit nga unë
që ty ta dërgoj .
Pres letrën tënde dhe deri atëher’
po mbyll’ sytë, po meditoj.
Mos akumulo ndjenjat e mija që kam për ty…
Do digjet letra,
nga e gjithë ajo zjarrmi.
Sy kaltër më shkruaj ,
të përgjërohem…!
Pash syt e ty,,,
ki mëshirë për sytë e mi’…

The post Sy kaltër… – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti jo – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/ti-jo-enver-reka/ Fri, 05 Jun 2020 21:04:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7743 TI JO Çdo grua ka një vullkan, ti jo. Çdo grua ka një flake brenda...

The post Ti jo – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI JO
Çdo grua ka një vullkan,
ti jo.
Çdo grua ka një flake brenda saj
ti jo.
Cdo Virtyt tek secila grua shpërthen ,
tek ti jo .
Digju nga sëmundja e dashnis’
Por dije ,,,dije
që nuk do kërkoj gërmadhat e tua
të vetmis’.
Çdo grua fshehë,
ti jo…
sëmundjen e dashnis’

The post Ti jo – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti “Kitare” – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/ti-kitare-enver-reka/ Fri, 05 Jun 2020 20:18:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7734 TI “KITARË” Më fute në melodinë tënde kitarë, aq thellë sa nuk dua më të...

The post Ti “Kitare” – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI “KITARË”
Më fute në melodinë tënde kitarë,
aq thellë sa nuk dua
më të dalë.
Shijojë çdo tingull,
siç këndon gocës një arshikë
por edhe si shijun
që bjen në mua,
pikë, pikë .
Dua t’ të harrojë.
Mos më eja pas me flautë,
dua të rri zgjuar,
të mos më vish në ëndërr, kur jam në gjumë!

The post Ti “Kitare” – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy takime – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/dy-takime-enver-reka/ Fri, 05 Jun 2020 19:00:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7700 DY TAKIME T’përplasen mendimet ,si dallgë mbi shkëbinj,’ mezi pret gjakun e nënës së njejt’...

The post Dy takime – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DY TAKIME

T’përplasen mendimet ,si dallgë mbi shkëbinj,’
mezi pret gjakun e nënës së njejt’ me taku,
mall’ kam unë, t’njejtën gjë ke edhe ti.
Unë isha shumë i rritun kur ti ishe një bebe
kur ta takova nënën.
Ti m’kishe mëri se ta përqafoja,
nuk të lëshoja rrugë ,dikur u dorëzëve o v’lla.
E kuptove dhe ti aq i vogël sa ishe,
kisha dymbëdhjet vite nënën tënde e nënen time pa e pa.
Në gjuhë të huaj më thirrje vëlla,
më nxirr në shëtijë dhe nëse nuk doja,
bërtisje, qaje sa më s’ka…
Tani edhe ti je rrit’ edhe je bërë burrë
por “dallga jote e detit”
e trazuar përpaset në shkëbinj’,
përplaset në gurë.
Do të takoj vëlla
edhe pse ke tjetër kulturë.

The post Dy takime – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E imja therrë – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/e-imja-therre-enver-reka/ Thu, 04 Jun 2020 21:46:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7677 E IMJA THERRË Nuk shkruaj nëse nuk më vjenë të shkruajë. Endem vargjeve si i...

The post E imja therrë – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E IMJA THERRË

Nuk shkruaj nëse nuk më vjenë të shkruajë.
Endem vargjeve si i huaj
dhe deri sa endem ,kokën kruaj .
E kam një vargë që të honeps,
as nuk fiket
i ndezur brenda,
flaka i rritet .
Pastaj shkruhet
nga gishtat e hollë,
vjedh’ fjalët më të bukura
që dashnia ka…
Më mbajë,
më merr,
mos m’humbë,
jam thumb,
m’përkëdhelë e imja therë…

The post E imja therrë – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kthim… – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/kthim-enver-reka/ Thu, 04 Jun 2020 19:51:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7655 KTHIM… Buzëqeshur por asesi kryelartë Shikimin k’tej rrotull vëtës sime Nuk harrova atë që kalova...

The post Kthim… – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KTHIM…

Buzëqeshur por asesi kryelartë
Shikimin k’tej rrotull vëtës sime
Nuk harrova atë që kalova në jetë
Kovidi s’më zuri në gjumë dhe duart pa larë
Trishtim ,lumturi në qaste pa fund
Jam njeri, gabime kisha bërë dhe unë
Pjesë e gabimeve ,që të tjerët kishin gatuar,
me dashja e pa dashje…
Edhe ndjenjat e mia i kishin provuar.
Tani po eci i heshtur i menduar…
Po më mbajnë këmbët e mija…
dhe jam shumë i gëzuar.

The post Kthim… – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ndjeni! – Enver Reka https://poezi.laberianews.com/2020/06/03/me-ndjeni-enver-reka/ Wed, 03 Jun 2020 20:24:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7618 MË NDJENI! Në vargun tim kur shkruaj, para se t’më lexoni ,më ndjeni. Nuk gënjej...

The post Më ndjeni! – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË NDJENI!

Në vargun tim kur shkruaj,
para se t’më lexoni ,më ndjeni.
Nuk gënjej shpirtin tim
pra,,,
unë ky jam
e ju, k’ta që jeni .
Unë i hallakatur
i dashuruar
edhe i mërzitur,
ju mund’ të jeni
të çfardo lloji
por kurr
të bezdisur!
E mua kur shkruaj ,
më ndjeni!!

The post Më ndjeni! – Enver Reka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>