August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JETË

Jetë që te preka me dorë,
Të shkela me këmbë,
Me t’provu t’kam provuar edhe me gjuhë,
Të përtypa dhimbjen edhe me dhëmbë,
Eca fushave t’rrafshta ,zbrita edhe nga një shkëmbë.
Jetë e bukur ,ta njoha çdo pëllëmbë.
T’njoha vjersha edhe shumë këngë.
Me anë të leximeve , përformimeve në estradë,
Tek ty marshova si ushtar’ në paradë,
Eca nuk u lodha, ende nuk jam’ ndalë.
Jetë, kur të preka me dorë,
Të shkela edhe me këmbë,
Ma e mira shije kur të provova me gjuhë,
Të lehtë për mua e kishe dhimbjen ,kur t’përtypa me dhëmbë .
Jetë të dua, se ta njoha vlerën kur shkela çdo tënden pëllëmbë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com