Eshref Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/eshref-berisha/ Poezi Laberia News Sat, 11 Jul 2020 10:47:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Eshref Berisha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/eshref-berisha/ 32 32 Krimi në vazhdim – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/krimi-ne-vazhdim-eshref-berisha/ Sat, 11 Jul 2020 10:47:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9549 Urë, shtrije shtatin E kapu fort me këmb’e duarë Ne dy brigjet që lëpihen nga...

The post Krimi në vazhdim – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urë, shtrije shtatin
E kapu fort me këmb’e duarë
Ne dy brigjet që lëpihen nga lumi i rrëmbyer
Se nga sot do kalojmë mbi shpinën tënde,
këndej nga kaluan barbarët me duarë të përgjakura
Që lan gjurmë të thella të mbuluara me gjak…

Mbaju Urë, ti bartëse e nënave shtazëna
Bartëse e mitrave të boshatisura
Që barbarët i kthyenë në arkivole
E nënat as abort nuk pranuan…

Tani ata “burra” që vunë këmbë në gjurmët plot gjak
Ranë në rrethin e harbutërisë,
(Të dehur, apo të çmendur, nuk e di)
Brohorasin në emër të burrërisë, e Zotit
Atij që kurrë nuk i besuan…
Krimin, me shumë kënaqësi e vazhdojnë…

The post Krimi në vazhdim – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjaj e lotoj me gjyks – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/kjaj-e-lotoj-me-gjyks-eshref-berisha/ Sun, 21 Jun 2020 10:53:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8626 ESHREF BERISHA KJAJ E LOTOJ ME GJYKS Kjaj, se nuk duroj dot, as m’vjen inat...

The post Kjaj e lotoj me gjyks – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ESHREF BERISHA

KJAJ E LOTOJ ME GJYKS

Kjaj, se nuk duroj dot, as m’vjen inat t’kjaj.
Lotoj t’shlirohem, por prap mushem me lot!
Kjaj e lotoj me gjyks, e n’gjyks mbetet loti
Se n’gjyks m’qilluen me t’gjitha armt qi kishin
M’i plasën damart, aty ku buron, dhe derdhet loti…!

N’nji ag t’hershëm, erdhën ata qi s’kishin lot
Ata qi s’kishin zemër, as gjak, as ngroht’si n’gjyks
Shperthyn gjyksin tem me mijra projektile t’zhigueme
Hapën kroje loti sa t’krijonin pllaja, l’kene e lumenj
Gjet’n gjak sa t’lanin m’katet e t’gjith t’vdekunve. e t’gjallvet tyne!
Tepric’n e shkal’n me kamb, e th’ngil i hodh’n mbi
T’lumtun ishin nisun për krim, e n’kthim u çmendën,
kur vrejten se çdo rruz’gjaku nga nji kerthi heroi kishte mbi!

Ja pra! Un jam ai burr’ q’n’idhnim e n’gxim kjaj me lot
Se n’gjyksin tem mbaj nji zemër q’i t’tanat i ndjen…!

04. maj 2020
Prishtinë.

The post Kjaj e lotoj me gjyks – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Europë – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/europe-eshref-berisha/ Sun, 24 May 2020 16:20:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7021 EUROPË Ooo, më ke mbshtetur në cepin e fundit të shpisë sime! Ma ke mbshtetur...

The post Europë – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EUROPË

Ooo, më ke mbshtetur në cepin e fundit të shpisë sime!
Ma ke mbshtetur ujkun për ashti, derisa ma ke mbyllë n’palcë
Ma dogje fidanin e stërmbjellë, e stërmbirë në unin tim
E unë..? Unë e njoma trungun e shkrumbuar nga dorë e jotja!
E njoma me lëngun e shpirtit tim! Ah me sa kryneqësi!
Edhe diellin ma kafshove me dhëmbë; ma ktheve në hënë.
Unë kurrë s’u ndala. As ditë, as netë. Rrugët e mia i jetova vetë.

Të shof të ngordhur, o bishë e pangopur me mishin, e gjakun tim!
Edhe pas kafshimeve, sytë ka me t’i verbu bukuria ime,
E shpirtin ka me ta ngrënë gjuha ime e lashtë, pellazgjike!

Ti pret vdekjen time, ndërsa unë mbi supe mbaj arkivolin tënd.
Ti bishë e llastuar nga Zonj’ e jote, tani je e shtrirë në arkivol njeriu.
Kjo shpresë që t’mban, është lugati, që ti e polle dhe e rrite.
Po vjen ajo dita kur unë kam me t’parë mish t’pjekur n’sofer t’Zonjës tënde!

Më ke shkelë në fyt, kur kam zënë të këndoj; e n’këmbë, kur u hodha n’valle!
M’u bëre lakuriq nate, kur zura me lexu. Tokën ma mbulove me histori t’shpifur!
Vorret m’i vërshove me lumin e hardisur, e n’ato gropa vure eshtrat e lugetëve tu!
Ti e din më mirë, ç’madh’si t’dhëmbëve kanë lugetërit, e ç’zehër mbajnë
Tash, ma shumë ke frikë ti, se un, nga shpirtnat e lugetve tu, se ti i njeh ma mir se un…

Mua, edhe kur të vdes, kanë për t’ma bërë dasmën më të madhe! Me daire,
Se ty kur t’martohesh, e n’shtëpi ke me futë një lugat, e me pjell lugetër të ri.

Ooo bishë!
Ti stuhi, me shkreptim’e bubullimë, ma hoqe dallëndyshen nga çerdhja e vetë
E ngujove korbin e zi, me thonj të bardhë, dhëmbë të kuq, e mjekër të ngrirë!
Çdo pikë gjaku imi i derdhur, është një lindje imja e re. Është një vetëvrasje jote.
Kam shum gjak.
Do derdh aq shum gjak sa ti kërkon, derisa një ditë gjaku im ty ka me t’ngulfatë!
Mijëra herë m’vrave! Unë u ringjalla, e u ringjalla! M’shëndrrove n’legjendë!
Tani ty të pengon legjenda ime!
Nesër ke për të vrapuar, si tregtar i çmendur, legjendat me m’i ble.
Eshref Berisha

The post Europë – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fshesa, Zot’shpije – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/05/12/fshesa-zotshpije-eshref-berisha/ Tue, 12 May 2020 05:02:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6095 ESHREF BERISHA FSHESA, ZOT’SHPIJE Nalova n’nji stacion, ku i vetmi mjet udhtimi ish Koha U...

The post Fshesa, Zot’shpije – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ESHREF BERISHA

FSHESA, ZOT’SHPIJE

Nalova n’nji stacion, ku i vetmi mjet udhtimi ish Koha
U hodha mrend, lypa ni ulse, vend me xan’
Nji fshis kish kap timonin, trenin drejton
N’t’njejten koh bileta prish, e parat’kerkon!

Po nj’ajo fshis, q’e lash n’Komune, çertifikat qi s’m’dha
Edhe n’Gjykatë “vuni” doren n’zemër, – Bujrum! – m’tha
N’nji stacion tjetër Koha ndaloi, por un nuk zbrita dot.
Kenka koh’e keqe! Koh fshisash kenka sot…!

10.05.2020.
Prishtinë.

The post Fshesa, Zot’shpije – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mynxyra – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/04/06/mynxyra-eshref-berisha/ Mon, 06 Apr 2020 19:40:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3664 MYNXYRA (kjo poezi, kur U shkruaj ii dedikuan fëmijëve, por sot e shoh se të...

The post Mynxyra – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MYNXYRA

(kjo poezi, kur U shkruaj ii dedikuan fëmijëve, por sot e shoh se të rriturit e kanë më më shumë nevojë)

E pashë Hënën mbrëmë në Prishtinë
E kishin futur në limuzinë
E kishin këputur atje mbi mal
E dërguan drejtë në spital!

I bënë stetoskopi, e shumë analiza
I afruan barna e gjak për dializa
Por Hënës i ranë pizhamet që mbrëmë kishte veshë
Rrezik, për një natë të bie kaq shumë në peshë!

Mbrëmë ishte më e plotë, sot duket më e hequr
Pa nja pesë kilogram, Hëna paska mbetur!
Kërkuan shpjegim në mbarë mjekësinë
Sëmundje e rrezikshme paska arritur në Prishtinë!

Me Hënën e gjorë shkuan në Austri për mjekim
Kjo sëmundje e rëndë, në Dardani nuk ka shërim
Rrugës takuan një fëmijë që në dorë mban
Një libër për fëmijë “Përse Hëna nuk ka fustan?”

2011. Prishtinë.

The post Mynxyra – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përse vrapojmë ? – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/03/25/perse-vrapojme-eshref-berisha/ Wed, 25 Mar 2020 19:56:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2209 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Sot në televizor lexova lajmin më të hidhur për Globin: Në...

The post Përse vrapojmë ? – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Sot në televizor lexova lajmin më të hidhur për Globin: Në Itali, nga Coronavirusi, 800 të vdekur brënda ditës…!
Kjo poezi është shkruar para një dekade, por zemra po më plasë, përse sot të aktualizohet kaq fuçishëm…!

PËRSE VRAPOJMË?

(Kushtuar viktimave të luftës 1998-’99)

Iu mor zëri kukuvajkave
Qyqet u lodhën së vajtuari
Nga gjithë kjo gjëmë që u shtri mbi ne
Flak’e akull – hi e dëborë
Lëpiu vendthin tim.

A ka mbetur ndonjë kukuvajkë
Të qajë mbi kulmin tim?
Apo të shkoj natën, fqiut t’ia vjedh?

Vrapojmë si të çmendur
Lart’e posht
Jo për t’i ikur plumbit, a vdekjes
Ato i kam arkivuar
Vrapojmë për t’korruptuar varrmihës
Nga frika se do mbetemi të pakallur
Mbi dhé.
Mish për korba të mbetemi.

Vrapoj unë – vrapon edhe varrmihësi im
Nuk guxon të lodhet – e kam kaparisur
Kontratën e bashkënënshkruar
E kam arkivuar te avokati dhe noteri.

Eshref Berisha

The post Përse vrapojmë ? – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/03/23/poezi-eshref-berisha/ Mon, 23 Mar 2020 08:47:35 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2050 Sugjeruar nga Xheva Salihaj POEZI Beso, nuk të kam pritur Por ti shpërtheve si nga...

The post Poezi – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

POEZI

Beso, nuk të kam pritur
Por ti shpërtheve si nga hiqi.
Desha mos të të shoh
Por kur hodha shikimin nga ti
Pashë copa të shpirtit tim.

A mund të injorohet vetvetja?

Poezi, sot po të lë një faqe libri të zbrazur
Eja kur të duash dhe shtriju si të duash vetë
Të lutem, mos kërko rregulla as kolltukë në dhomën time!
Unë sot për ty jam oqean, jam det.

Sot kam për t’i pirë të gjitha malet mes luginave e lumenjëve
Sot kam për t’i shtjerrë të gjitha gjokset e zanave.
Nektarin tënd nuk dua të ta tret.

Edhe unë nëse dua të të kursej, Poezi!
Mos mendo se ti do tregosh durim
E mbi shpirtin tim të mos shtrihesh, Poezi!

Eshref Berisha
27. 05. 2016 Prishtinë.

The post Poezi – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rekuiem për librin – Eshref Berisha https://poezi.laberianews.com/2020/03/02/rekuiem-per-librin-eshref-berisha/ Mon, 02 Mar 2020 20:31:42 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=966 Eshref Berisha REKUIEM PËR LIBRIN 1. Sot bëj homazhin e par’e të fundit pranë varrit...

The post Rekuiem për librin – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eshref Berisha

REKUIEM PËR LIBRIN

1.
Sot bëj homazhin e par’e të fundit
pranë varrit të librit
Aksidentalisht e përfundoi misionin e tij,
kur telefoni i ra në sy
Pas tërmetit që e dridhi globin nga të gjitha polet
Kompjuteri i ra në veshkë
dhe i trazoi gur’e rërë
Rrjeta e internetit i zu frymën,
mushkëritë nuk prodhojnë oksigjen
Pluhur i dendur mbi kokë i rri,
askush nuk do ta shoh që ta shpëtojë
Me makina stërluksoze e shtypën për vdekje,
gjykata nuk dëgjoi
i vendosa një gur pranë varrit për shenjë,
emër nuk i shkrova
Ashtu-kështu askush nuk do ta lexojë;
iku ajo kohë.

2.
Epoka që përjetoi eklipsin më të gjatë në jetë,
quhet Varrosja e Librit
Lum ai që nuk e ka trurin tamam
dhe nuk e di çfarë kemi humbur
Me letrat e librit
dogjëm Pallatin Mbretëror të Lakmitarëve
Me shkronja i dogjën grykën Historisë,
deri tani që na rrëfente përralla
Na vënte në gjumë,
na fuste në ëndrra të hidhur,
ankth e agoni
pajtoheshim edhe bishën ta quajmë prind,
E pluhurin(mariuhanën) miell
e mbështollëm me një flamur
që e kishte pasë një bebe në vend pelene
dukej qartë ku kishte kryer nevojën e madhe,
të voglën dhe puçrrat kishte ndrydh.

3.
Dielli.
Edhe dielli qau me vdekjen e librit,
se e dinte më mirë nga të gjithë:
pa librin
as drita e diellit nuk reflektonte
as nuk kishte kuptim.
E mallkoi paranë,
se paraja e dehu njerëzimin dhe Zotin e ktheu në letër
me shkronjat e atij libri
e kam vizatuar lotin tim,
buzëqeshjen time
fytyrën e nënës, zemrën
dhe duart e buta si puhizë
me ato shkronja kam gdhendur hekurin,
gurin e granitin
skalita histori, legjenda, epe e këngë kreshnike

4.
Sot, libri nuk frymon.
Nuk dihet:
ne duhet të qajmë për librin apo libri për ne
Dikush duhet të qajë,
këtë nuk e mohojmë.
AMEN!

The post Rekuiem për librin – Eshref Berisha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>