Fadil Abazi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fadil-abazi/ Poezi Laberia News Sat, 14 May 2022 13:58:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fadil Abazi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/fadil-abazi/ 32 32 Tavolina e goditur – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/tavolina-e-goditur-fadil-abazi/ Sat, 14 May 2022 13:58:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23222 TAVOLINA E GODITUR ishte aty tavolina qe e goditën me grushte thyen gotat në vend...

The post Tavolina e goditur – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TAVOLINA E GODITUR

ishte aty tavolina
qe e goditën me grushte
thyen gotat në vend që t’cakrrohen
punët shkuan keq e më keq
edhe më shumë grushta
grusht e mbi grusht
ngushtë e me ngushtë.

Nxehen gjakrat ngrehën armët
e thyen shpatat
Nga fjala që krisi
rrodhi gjak e shpërthime
lufta u ndez me shumë zjarr
për një ego të njeriut
e të mos shuhej kurrë
njerzit pa bukë pa ujë pa batanije
fëmijëve u vdisnin ëndrrat çdo ditë
se jau kishin vrarë lodrat
një ditë paqja do të vij
nëse e shpëtojmë pëllumbin e bardhë
nga kjo luftë që po shfaros sojin njerzor

prap tavolina ishte aty
jo për ta goditur
por për tu goditur për paqën
Një laps një letër
asgjë tjetër
egot kishin rënë
thyer si vazo kristali

qielli hirtë një burim vdekje
dhe një pëllumb i bardhë

Fadil ABAZI

The post Tavolina e goditur – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tregimi për dashurinë – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/10/25/tregimi-per-dashurine/ Sun, 25 Oct 2020 15:27:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13776 Tregimi për dashurinë Thuaj diçka sonte Magdalenë fol i vetëm jam ka kohê që nuk...

The post Tregimi për dashurinë – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tregimi
për dashurinë

Thuaj diçka sonte
Magdalenë fol i vetëm jam
ka kohê që nuk kemi folur
trego për vetmin për natën ditën
me trego për yjet për qiellin
për terrin e për dritën
për erën për grimcat planetare
për galaktikat për rrugën e qumshtit
për polin e jugut e polin e veriut
pêr eklipsin e për apokalipsën
për merdianin zero
e pêr dimenzionet e jetës
mos harro të me tregosh gjithçka
për planetin blu edhe për anijên e Noas
për Krishtin për njerzimin
për bindjet njerzore e për kryqëzatat
pse njerzit për dashurinê ndaj zotin kryqëzuan shpatat
mos harro tregimin
për shiun pemët zogjët
lumejt detet oqeanet
për vuajtjen pikëllimin mallëngjimin
për fēmijrinë e rininë
por të lutem mos harro
shumë të lutem mos harro
tregimin për dashurinë
në veten e parë
Të shof sa ështê i ngjashëm tregimi
Për dashurinë e njejtē

Fadil ABAZI

The post Tregimi për dashurinë – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria e levizjes – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/liria-e-levizjes-fadil-abazi/ Mon, 08 Jun 2020 19:32:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7921 LIRIA E LËVIZJES Rri mbyll e mbledh kujtimet Bashkë me dhimbjen dhe lotët e nanës...

The post Liria e levizjes – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIRIA E LËVIZJES

Rri mbyll e mbledh kujtimet
Bashkë me dhimbjen dhe lotët e nanës
Laj duart mbaj distancën pastroj shpirtin
Pranverën e pres me mall në dritare
Bota vazhdon sfidën me errësirën e mykur
Çdo mëngjes zgjohet me qytete fantazmë
Nga një virus viral që sillet mes nesh
Njeriu përplitet mes shpresës dhe t’vërtetës
Pa panik por frika s’na shqitet nga mendja
Jetojmë në karantinë e kafshojmë ëndrrat për jetën
Bota zgjohet në gjendje lufte pa armë pa istikame
Me një front të hapur për jetë a vdekje
E unë jetoj me kufizim lëvizje në ballkonin tim
Dhe me liri të ndaluar të lëvizjes nga Europa
Për neve si pjesë e Ballkanin perëndimor

Fadil ABAZI

The post Liria e levizjes – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujdesi per ajrin – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/kujdesi-per-ajrin-fadil-abazi/ Fri, 05 Jun 2020 18:48:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7694 KUJDESI PËR AJRIN Nuk di bazuar në cilat ligje Më thanë shko në Tasligje Kujdesu...

The post Kujdesi per ajrin – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUJDESI PËR AJRIN

Nuk di bazuar në cilat ligje
Më thanë shko në Tasligje
Kujdesu për ajrin

E Unë Taukbashqe
Po e shëtisja qenin për dore
E doja ta pushtoja malin e Sharrit prore

Qyteti po flinte me drita fikur
Hëna ngjyrë portokalli
Prej lart e sodiste nga malli.

E unë në malin e kotur
Po kërkoja varr
Për shpresën e pa fikur

Në Dardani binin daullet
Mbi një akacie korbat e zi
Po i çukisnin lulet

Gjithkund e gjithkah
Po flitet për ngrohje globale
Vasha vazhdonte të krihej në dritare

E Unë majë majës malit
me guximin e djalit
Doja t’ua mësoja këngën zogjve t’malit

Një shi i harlisur vazhdonte
të lag Tokën e qullur nga djersët
E unë Unë kujdesesha për ajrin

Fadil ABAZI

*Tasligje, lagje ne Prishtine ku poeti ka punu në Ministrinê e Mjedisit dhe Pl. Hapsinor..

The post Kujdesi per ajrin – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fat i mbytur ne shprese – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/fat-i-mbytur-ne-shprese-fadil-abazi/ Thu, 04 Jun 2020 18:39:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7635 FAT I MBYTUR NË SHPRESË Përplasesh në venat e mia Fat i mbytur në shpresë...

The post Fat i mbytur ne shprese – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FAT I MBYTUR NË SHPRESË

Përplasesh në venat e mia
Fat i mbytur në shpresë
Mes baticës dhe zbaticës
Në bedena të ishujve
Lexoj kalendarin e ngjarjeve
Në pritje të kthimit tënd
Mbi fytyrën time akull
Të ngrirë në polin e veriut
Pulëbardha bënte gravurën
E buzëqeshjes tënde
Të lënë në kohën e shpresës së mirë

The post Fat i mbytur ne shprese – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë ishe zjarr – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/sa-here-ishe-zjarr-fadil-abazi/ Sun, 31 May 2020 10:59:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7408 SA HERE ISHE ZJARR Nata sonte po rrin lakuriq edhe unë në lakuriqsine e saj...

The post Sa herë ishe zjarr – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SA HERE ISHE ZJARR

Nata sonte po rrin lakuriq
edhe unë në lakuriqsine e saj
I vetëm në kullë
me oxhakun e dhezur
flaka përplitet me ngjyrën e saj
e trupin dredhë dredhë
duke e shtyrë përpjetë n’oxhak
sa herë e kemi parë lakuriqsinë
e dashurisë sonë
Sa ishte flakë sa ishte tym
sa herë zjarr që ka djeg
Shpirtin tim

NJË URË

Çdo ditë të ndjeka ty
Siq me ndjek makthi mu
Çdo ditë ndjeka andrrën për ty
Edhe pse zhgandërr ishim taku
Pritja më është ngul në palcë
Unë nguli sytë majës së shkëmbit
Duke e duru e shu dhimbjen
Në pritje thashë të ndërtoj
Një urë me vargje letargjike
Se ne jemi në dy brigje të kundërta
Na duhet një urë
Të na bashkoj tok

Fadil ABAZI

The post Sa herë ishe zjarr – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa ty – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/05/27/pa-ty-fadil-abazi/ Wed, 27 May 2020 04:45:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7180 PA TY -Nënës sime Pa Ty Jam si piktura pa ngjyra dhe I ngjaj natyrës...

The post Pa ty – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PA TY

-Nënës sime

Pa Ty
Jam si piktura pa ngjyra
dhe
I ngjaj natyrës se vdekur n’kornizê
Pa Ty
Jam si Shisha e zbrazët n’ tavernën e braktisur
dhe
I ngjaj eremitit që thurr vetminë
Pa Ty
Jam si nje diademë mbretrore që fundoset
dhe
I ngjaj Kujtimit të harruar n’hije të kullës
Pa ty
Jam valë deti që perplaset në bedena
dhe
I ngjaj njê nate të errët të fjetur e t’lagun n’shi..
Pa ty
Jam si nata pa hanë si Dita pa diell
Dhe
I ngjaj zogut vetmitar që fluturon n’qiell

Fadil ABAZI

The post Pa ty – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>