Kujdesi per ajrin – Fadil Abazi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KUJDESI PËR AJRIN

Nuk di bazuar në cilat ligje
Më thanë shko në Tasligje
Kujdesu për ajrin

E Unë Taukbashqe
Po e shëtisja qenin për dore
E doja ta pushtoja malin e Sharrit prore

Qyteti po flinte me drita fikur
Hëna ngjyrë portokalli
Prej lart e sodiste nga malli.

E unë në malin e kotur
Po kërkoja varr
Për shpresën e pa fikur

Në Dardani binin daullet
Mbi një akacie korbat e zi
Po i çukisnin lulet

Gjithkund e gjithkah
Po flitet për ngrohje globale
Vasha vazhdonte të krihej në dritare

E Unë majë majës malit
me guximin e djalit
Doja t’ua mësoja këngën zogjve t’malit

Një shi i harlisur vazhdonte
të lag Tokën e qullur nga djersët
E unë Unë kujdesesha për ajrin

Fadil ABAZI

*Tasligje, lagje ne Prishtine ku poeti ka punu në Ministrinê e Mjedisit dhe Pl. Hapsinor..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com