Floriri Z Petra Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/floriri-z-petra/ Poezi Laberia News Mon, 11 May 2020 18:33:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Floriri Z Petra Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/floriri-z-petra/ 32 32 Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/11/ngelesh-ne-vite-e-nderuar-poete-floriri-z-petra/ Mon, 11 May 2020 18:33:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6050 Ikin ditët ndrohen vitet Ne ngelemi kalimtarë kësaj udhe jetë, pa kthim. Takojmë njerëz të...

The post Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikin ditët ndrohen vitet
Ne ngelemi kalimtarë
kësaj udhe jetë, pa kthim.
Takojmë njerëz të rinj shoqërohemi
Bukur i thurim vargjet
përcjellim poezitë..
Tek ju lexues
duke u ndjerë sa pranë
Në shpirt e mendim..
Nj fillim jave të bukur Maji
Ju uroj ta kaloni, sa më mirë..

**NGELESH NË VITE**
E NDERUAR POETE..!!

Sa bukur i shkruan vargjet
O bijë e atij vëndi bekuar
Ike more dhenë,
askush nuk të zboj
në vënd të huaj, ndalove
me familjen, vajte qëndrove
Disa vjet me sakifica, punove
sa një ditë u bëre poete..
Ishin ndjenjat, kur shpirti
nuk i mban strehuar
për vite me rradhë ..
Gjërat e pa dukshme
kërkon për ti zbuluar
Kur jeta me ditët, thërret
si jehonë mali..
Të djeg shpirtin, malli
si pika e ujit shpon gurin…
Është mosha në rritje
çfaqur mes ëndrash,
shtratit të gjumit
kujton vitet e rinisë..
Kur lindën ndjenjat e dashurisë
Vitet ikin pa u ndjerë,
na zgjojnë sërisht, nostalgjinë..
Të kujtojmë atë moshë
kur nisëm të pijmë rrakinë
Ndezur nga afshi, kënduam
serenata për dashurinë..
Ishin kohë të tjera, atëherë…
Sa kishte lezet..!?
Mblidheshim me shoqëri
në çdo sebep..
Por tani jemi ndarë,
si zogjtë e korbit, anë e mbanë
Kemi lënë vëndin tonë
sa kockat në vënd të huaj,
rrezik do ti lemë..
Respekt ndjesisë që përcjell
Mike e nderuar poete..
Vargu juaj i lirë, më bukur flet..
Kur reflekton ngjyra stine..!!

Floriri Z Petra
May 10th, 2019.USA
Të drejtat e autorit rezeevuar

The post Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh ky fat – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/eh-ky-fat-floriri-z-petra/ Sun, 10 May 2020 05:11:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5917 ***EH KY FAT *** Nuk tu nda o njeri kësaj jete, pa kthim në këtë...

The post Eh ky fat – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***EH KY FAT ***
Nuk tu nda o njeri
kësaj jete, pa kthim
në këtë rrugëtim..!!

Kush e njohu dhimbjen
sapo lindur në jetë
Fati ju ngjit si pullë poste
mbartur mbi shpinë..
Ecëm me këmbët tona
ashtu si ditëm vetë…
Por ditëve përballur
me vështirësitë,
nuk e patëm të lehtë..!!
Të qënurit vetëm, i braktisur
lënë në duar të tjera, për tu rritur
Kush e ka provuar,
si unë një herë..!?
I zhgënjyer do jetë ndjerë
nuk ka më keq, o njeri
mos kesh pranë një dashuri,
përkëdhelje nga prindër
sjellur fëmijë në jetë..!!
Por fati jetimit nuk ju nda
e ndoqi si hija ndjekur pas
kur le rezja e diellit..
Si penda e korbit kurrë su zbardh..
Lotët ngelën qerpikëve
të syve, ende pa u tharrë…
Eh, këtë fat ta kisha kësmet
kur stinëve të tua moj jetë
u rrita si njeri i shkret’..!?
Por jeta nuk është e shkurtër
një ditë, muaj apo vit.
Ajo ecën në udhën e saj pa ndalim..
Çdo kush e ka një ditë, të bardhë
shkrojtur në librin e madh jetë
kur Zoti të shikon dhe vepron..
Të jep një shpresë,
kalitur nga një durim,
vjen një ditë të sjell një zgjim…
Si gjethe rrëmbyer nga era
të shpie në tjetër kontinent
Ku jetën e nis sërisht, aq bukur
sa të vjen keq të vdesësh..
Kot nuk thonë bëmë me fat
dhe hidhmë në pleh..
Një ditë do gjesh forca, tek vehtja
me guxim do çash shtigje të reja
Drejt një jetë, për të ngelur
Një kujtim i bukur…
Eh, o fat ku më paske mbritur
Nuk është për tu çuditur..!?

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 9th, 2019…
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Eh ky fat – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përgjigje tjetër, ndryshe – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/pergjigje-tjeter-ndryshe-floriri-z-petra/ Sat, 09 May 2020 16:40:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5855 PËRGJIGJE TJETËR, NDRYSHE S’ mundem të shkruaj kur flas e shihem në monitor Me një...

The post Përgjigje tjetër, ndryshe – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRGJIGJE TJETËR, NDRYSHE

S’ mundem të shkruaj
kur flas e shihem në monitor
Me një femër të bukur
nuk ndjehem i huaj,
nuk e di, këtë ma thuaj
mbase dhe po gaboj..!!

O stinë pranvere, kaq e bukur
Pse ardhe sivjet e brishtë, për mua..!?
Në degët e sapo çelura të shpirtit
kërkon ti shkundësh petalet
pa ju marrë aromën, të dukesh rinuar..
Ato lulet e mollës, në kopshtie
sa shpejt u përvëluan
nga thëllimi i ditëve më parë
Më fal e dashur, çfarë kërkoj
në sytë e tu jeshil, çdo ditë..!?
Kur vij si pikat e shiut, trokitur
në tokën tuaj vlagë, të shpirtit
si veskat e Majit,
kur bari fushës jeshilon..
Sjell freskinë, me vargun e lirë
poezia është ndjenjë, pasion
flet më shumë se goja..
Tek sa shikoj portretin tuaj
shpirti im, fillon të gulçoj..
Kur fotografinë mbaj në duar
më jep mundësinë të përjetoj
çaste përmallimi, meditoj
nga ty nuk dua të shkoj…
Kur syve pika loti më bien,
ende pa pushim…
Si nuk munda të kuptoj
Përse kemi nevojë.!?
Kur mundësia mu dha
por s’munda tu takoj
vitin që shkoj..
Ti ulesh mes fjalësh, aq ëmbël
në prehrin e shpirtit tim
Unë të përkëdhel flokët lehtë
kur bien supeve, natyrshëm
si valëza kristalesh, sjellë në breg
Ujvarë ndjenjash shkasin nxituar
nga syri yt i varur si bisht..
Kur emocinet,
ngrihen mes nesh, si dallgë
Dil o shpirt, çfarë pret me ardhë..
E di moj zemër, o bukuroshe
nuk e mohoj, kur flet me çiltërsi
Jeta nuk duket e shkurtër
kur çaste të lumtura jeton
dhe një herë në vijimësi..
Të bëjnë sikur përjeton,
një rini të dytë,
kur buzëqeshin sytë
sa mos gjesh dot shtëpinë.
Ah moj vashë, pse më ngacmon..!?
Çastet janë aq të bukura
një jetë të kesh, duke pritur
shpesh momenti, nuk ti sjell..
Mrekullia erdhur rastësisht
të bën të ndjehesh i gëzuar si fëmi
kur sheh filma vizatimorë..
Përgjigje tjetër ndryshe,
nuk mund të shkruaj
Kur me një femër të zgjuar
nuk ndjehem i huaj…
Prano respekt, pastaj mos më duaj..!!

Floriri Z Petra
Clifton, New Jersey
May 10th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Përgjigje tjetër, ndryshe – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A duhet rregull e disipline…!? – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/08/a-duhet-rregull-e-disipline-floriri-z-petra/ Fri, 08 May 2020 19:21:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5777 ***A DUHET*** REGULL E DISIPLINË.!? Kur jeta vjen me zhurmë si diell me suferinë.. E...

The post A duhet rregull e disipline…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***A DUHET***
REGULL E DISIPLINË.!?

Kur jeta vjen me zhurmë
si diell me suferinë..
E rrëmben të mjerin njerinë
ngelur udhëkryqeve të botës
për një jetë më të mirë..!!

Thonë ujku kërkon mjegull
të vejë të çajë kopenë…
Rrapi shekullor shikon rezet e diellit
llastarët e rinj, të kapin qiellin
degët më lart ti çojë, të bëjnë kurorë..
Pjergulla e hasdisur, rritur në shtëpi
si hardhia kërkon, kangjella e avlli
për të shtrirë llastarë,
prodhimin e parë, për të marrë…
Fëmijve të sotëm, sapo lindin
ju duhet nga prindërit,
më tepër kujdes e përkushtim
Sapo hapin sytë ju kërkojnë
Celularë apo tablet
botën ta shohin me internet..
Pleqve ngelur vetëm në shtëpi
lënë nga fëmijët ikur në kurbet
Ju duhet pak dashuri dhe hyzmet
një fjalë e ëmbël ti ngushëllojë
nga streset e jetës, shpirtin tu çlirojë..
Në udhën jetë nuk ecet
pa rregull e disiplinë
në shtegun më të shkurtër, të shkosh
do harrosh shtëpinë…
Duke ecur si kalimtarë,
në rrugëtimin jetë, pa fund
Takojmë njerëz të rinj,
na bëhen miq të vërtetë..
Duhet të dhurojmë tek të tjerë
Respekt e sinqeritet
miqësia do vazhdojë për jetë..
Nëna na lindi nga një dashuri
në këtë jetë, erdhëm vetë
Çdo kujt i takon të gjejë
njerëz me shpirt binjak
Jetën ta gëzojmë sa më gjatë..
Por në dashuri duhet mirëkuptim
të rruajmë rregull e disiplinë
të mos bëhemi si këmbët e dhis’
Sinqeriteti lind besimin,
sjellja e mirë e fiton një zemër,
kur ndjehet e dashuruar
jetën në bashkësi për ta jetuar..
Vetëm poetët këtë binom,
nuk e ruajnë,
Kur vargjet e lira, erdhur me muzë
me nota shpirti krijojnë
i lenë në formë të çregullta
Njerzit duke i lexuar,
më mirë ti kuptojnë…!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 7th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post A duhet rregull e disipline…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trednafili i kuq – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/trednafili-i-kuq-floriri-z-petra/ Wed, 06 May 2020 18:32:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5698 ***TRËNDAFILI I KUQ*** Bregut të detit qëndron vitet ikur larg kujton, Rërës së thatë shkruan...

The post Trednafili i kuq – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***TRËNDAFILI I KUQ***

Bregut të detit qëndron
vitet ikur larg kujton,
Rërës së thatë shkruan një flalë
kur zemra e shpirti e ndjejnë pranë..
Shkojnë ditët e jetës, sa shpejt
nuk i harrojmë…
Lenë mbresa e kujtime, shpirtit
shpesh i kujtojmë…
Janë vitet e rinisë, shkuar larg
malli çdo ditë shpirtin djeg
duke krijuar një plag…
Dashurinë e lindur në sy
nuk e përshkruan, vetëm një çast
erdhur si rastësi por një jetë e gjatë..!!

Një trëndafil i kuq, lagur nga vesa
e shoh qëndruar në këtë stinë
Më bën të derdh sot, dy pika lot
për atë zemër që u deshëm aq shumë..
Në trupin tuaj, unë shpesh jam
çdo petale luleje, aromën të ndjej
Dorën tuaj të ngrohtë, kujtoj
pas kaq vitesh larguar
si në fillim më përkëdhel..
Është pesha e mbartur, mbi shpinë
e ndjenjës dashuri
Si hije ecur rrugës,
të ndjek nga pas..!!

Vitet do të shkojnë,
ne rritemi me kohën,
në ëndra mendimesh, të shkuarës
duam me ju qas…!!
Më fal o zemër e dashuruar
me shpirtin tuaj binjak
Kur fjalët e mia vijnë, vargëzuar
s’ mundem ndryshe të shkruaj
kur ndjenjat sjell shpirtit
si në vitet e rinisë së parë..
Kujtoj vitet larguar
si plagë shpirtit qëndruar..
Ah moj dashuri e rrallë..!!
Vjen këtij mëngjesi, më zgjon mallë…

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 6th, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuara

The post Trednafili i kuq – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/ku-ishit-komshi-floriri-z-petra/ Mon, 04 May 2020 16:31:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5557 ***TË ISHIT KOMSHI*** Kush nuk kish dëshirë..!? Shikoj sytë të shkëlqejnë si xhame me ngjyra...

The post Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***TË ISHIT KOMSHI***
Kush nuk kish dëshirë..!?

Shikoj sytë të shkëlqejnë
si xhame me ngjyra kristali
në këtë fotografi…
Fytyra ndriçon me reze ultraviolet
sa bukur qëndron karshi..
Filxhanin e kafesë në dorë
sa bukur e mban
dhe pse jemi larg, heshtur
Buzëqeshjen tek ne shpërndan..
Ç’të duhet duhani,
ty moj naze madhe..!?
Mirë e ke kafenë, kur e shijon
qeshur në shpirt po ri,
me një kukull ngjason..
Çdo njeri ka halle, a e kupton..!?
Ti rruan sekrete, me ne kur bidedon..
Sa gjëra nuk i dimë,
por koha i tregon..
Ah, moj vajzë e vogël,
mos ke rrënë në dashuri..!?
Nuk le ditë pa rreshtur,
duke shkrojtur të bukurat poezi..
Është e drejta jote, nuk të paragjykoj
sa herë të mirën, tek ty dëshiroj
Sa zbardh agimi,
si në ekran na del
me fjalët e ëmbla, lehtë përkëdhel…
Je njëshi në këtë miqësi
kush nuk kishte dëshirë
Të ishit komshi…!?
Ezmerkë plot lezet me kripë
prandaj mburet miqësia
për nurin e bukuritë,
Kur të flasin sytë…!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 3rd, 2019…
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Ku ishit komshi…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh dashuria – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/eh-dashuria-floriri-z-petra/ Sat, 02 May 2020 16:12:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5393 ***EH DASHURIA*** ÇFARË MUND TË JETË..!? Ndjenjë qëndruar shpirtit apo ngelet iluzion. Po ikën muaji...

The post Eh dashuria – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***EH DASHURIA***
ÇFARË MUND TË JETË..!?

Ndjenjë qëndruar shpirtit
apo ngelet iluzion.
Po ikën muaji Prill
Maji po na vjen
Ti moj e shtrenjta dashuri
në ëndra na gjen..!?
Shumë pyesin, duan ta mësojnë
të tjerë e ndjejnë në shpirt,
por kurrë se provojnë..
Kjo ngelet enigmë, për të tjerë
kur shohin me sy e plasin me zemër..
Dhe nga të gjitha dashuria,
është vetëm dashuri,
lind me vështrime, në sy
fillon troket në zemër, si arithmi
Këmbët i shtrin në kopështin shpirt
Rrënjët ti venë sa më thellë
duke lindur filiza të rinj..

Dashuria nuk njeh moshë
as nuk kërkon vënde të bukura
kohës erdhur me stinë, nuk i bindet,
Ajo vjen kur se panden
si virus viral të kap, të pushton
apo është stuhi dhe uragan
të rrëmben sa mënd nuk mban
Mëndjen ta merr të ndjehesh si i dehur
të bën si fëmijë i përkëdhelur
Ka egon dhe xhelozinë në mes
e barabartë s’mund të jetë
kush ndjen më shumë
Mashkulli apo femra, peshore
nuk ka.
Ajo është si ajri, qiellin pushton..
Është frymë… brenda shpirtit jeton..!!

Dashuria është vetë jeta
udhës kur rritet i dalin shumë pengesa..
Lum kush i kapërxen,
shijon dashurinë e vërtetë..
Së fundi dashuria i ngjet
një mali të lartër me pilaf
Ku ti mike dhe unë
nuk gjejmë lugë, të fillojmë të hamë
Por i vimë malit vërdallë
dhe dalim tek i njëjti shteg
Ta shijosh, një jetë nuk të del
por vjen një ditë vdes, largohesh
e merr me vehte, në botën tjetër..
Eh, mikja ime e dashur
na bërë të ndjehemi të rinj
Tek sa këndon, vargjet e mia
shpirti ynë sikur rilind..
Dashuria është e shënjtëruar
Zoti vetë e ka bekuar
kush erdhi në jetë, se provoj
s’ka për të qënë kurrë i gëzuar..
Fati në jetën tjetër, do ta ndëshkoj..!!

Por dashuria ngelet simbol i jetës
e pavdekshme përtej të vërtetës
Dhe sikur të vdisja para kohe
nga ky Corona virus i mallkuar
Shpresoj se do ringjallesha përsëri
do të takoja ty, atje ku të ishe fshehur
e vetmja dashuri..!!
Ta rinisja jetën, aty ku më qe privuar
Vargje do shkruaja për ty dashuri…
le të theshin, u çmënd një poet,
kur dashurisë gjithë jetën i kushtoj
Jetën sërisht do filloj ta ndërtoj..
Guri i parë i themelit
do jesh ti e madhërishmja dashuri..
Pa këtë ndjenjë sublime
asnjë jetë s’do kishte kuptim…!!

Floriri Z Petra
May 01st, 2020.USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Eh dashuria – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/muaji-i-ri-sapo-filloj-floriri-z-petra/ Fri, 01 May 2020 14:31:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5251 ***MUAJI I RI SAPO FILLOJ*** ========================= Çdo kush e ndjen, me aromë lulesh, plot ngjyra...

The post Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***MUAJI I RI SAPO FILLOJ***
=========================
Çdo kush e ndjen,
me aromë lulesh, plot ngjyra
çelur në çdo skaj
natyra ditëve na dhuron..
Sa kam dëshirë, ta përjetoj
me sytë e zemrës ta shikoj…!!

Ah moj zemër, si ndjehesh sot..!?
E djeshmja nxituar kaloj
Muaji i ri sapo filloj..
Shpesh ditëve në vazhdim
kujtojmë rininë,
si moshën më të mirë
kur prag pleqëria,
fillon na troket në derë..
Janë stinët, sjellin ndryshime
Ashtu dhe shpirti ynë,
kërkon pranverë..Po
Qan kjo zemra ime,
sepse dimri i vetmisë
shpirtin e ka mbajtur ftohtë..
Rruaje vehten, të kam thënë
nga simptomat gripale
Ku viruset lëvizin, ajrit të ndotur
duke sjellë sëmundje..
A jemi në gjëndje ti përballojmë
kur shpirtit kërkojmë
ti futim qetësi..!?
Harrojmë ditët e mbushura
me vranësira, smog dhe shi..
Shpresojmë të lindë një diell
të shohim qiellit një ylber..
Duke lidhur dy brigjet tanë
mos ndjehemi të vetmuar
por me njerëz bashkuar
jetën për ta gëzuar..
Ajo nuk është vetëm një ditë
kur koha ikën shpejt
si qiellit zbret një vetëtimë..
Mendohemi ditëve, si kalimtar
nga do të shkojmë kësaj jete
kur tregohet e pamëshirëshme
mbushur me njerëz,
hipokritë, cmirëzinj dhe tinzar…!?
Brenda vehtes përjetojmë,
çaste, kur bëhet e vështirë
vjen një ditë të rrëmben
me vrullin e saj na vërtit..
Humbasim njerzit më të mirë
në krah i kemi pasur pranë,
në këtë rrugëtim…
Mendojmë si të rritur në moshë
përballur me brenga e halle
për të gjetur një zgjidhje ..
Ti marrim ato grimca lumturi
duke u ndjerë të rinj, në shpirt
Në biseda me të tjerë
të shpërndajmë vlerë..
Të japim mendime, apo këshilla
nga një eksperiencë e fituar
Mos harrojmë se jemi të moshuar
dhe nga të rinjtë duhet mësuar
Me delikatesë ti dëgjojmë
ata si fëmijë ëndërojnë
kurrë mos ndalojmë
së bashku duhet të shpresojmë..
Të jemi tolerantë, në mendim e veprim..
Vetëm kështu do kemi ndërtuar
një familje të shëndoshë
për të jetuar të lirë,
përballur me stuhitë e jetës..
Do njohim vehten kush jemi
dhe për kë vlejmë më shumë..
Mos e fut vehten në trishtime
as në mendime
qofshin të thella,
se jeta ka dhe shpella..
Çdo kush mundohet,
me hapin e tij apo të saj
të ecë në sipërfaqe
me këmbë në tokë
dhe jo nën ujë..
O zemër e rilindur,
me muajin e sapo erdhur,
të ndjej vërtet më pranë,
Kur kam filluar…
……tju dua pak më shumë..!!

Floriri Z Petra
Paterson, New Jersey
May 1st, 2019..
Të drejtat e autorit rezervuar ..

The post Muaji i ri sapo filloj – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj një fjalë, o mikja ime e rrallë…!? – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/30/me-thuaj-nje-fjale-o-mikja-ime-e-rralle-floriri-z-petra/ Thu, 30 Apr 2020 22:57:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5240 MË THUAJ NJË FJALË.. O MIKJA IME E RALLË..!? ====================== Çdo ditë e më tepër...

The post Më thuaj një fjalë, o mikja ime e rrallë…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË THUAJ NJË FJALË..
O MIKJA IME E RALLË..!?
======================

Çdo ditë e më tepër
po ndeshemi me vështirësi
Por kohët e fundit
jemi mbyllur të gjithë në shtëpi..
Kësaj i thonë karantinë
kur ke frikë të nxjerrësh
kokën në dritare, apo të dalësh jashtë..!?
Eh o shpirt boll durove
Dil të dalësh..
Na treti si qiri në mesnatë
ky Corona virusi
Shpirtin ende s’na ka marrë..
I thonë një fjale…
Le gomari që na ngordhi
se s’kishim ti jepnim për të ngrënë
Por ç’janë këto miza nuk na lenë rehat..
Kështu dhe puna ime, çdo natë më thonë,
Nuk u lodhe o njeri,
Që nuk rreshtën së shkrojturi, çdo ditë..!?
Mbylle këtë flamë FB, kush e shpiku
na u bë më keq se Corona virus..
Ah moj mike sa bukur më flet
ky fenomen dhe me ty po ngjet. !?
Por a mbyllet FB në këtë jetë..!?
Kur koha po e provon se na ndryshoj
zakone dhe mentalitet…
Kur është bërë një dritare e madhe
ku shohim vehten dhe botën…
Vjen të në nevojë si medicinë
plagët e vjetra nuk ti hap
Të rejat që koha ti krijon
shpejt ti mbyll..
Kur jeta të bëhet një xhugël
sa nuk di nga të dalësh
Unë të jem i sinqertë
Po has vështirësi në familje
kur shtëpia më bëhet si një pyll
Gruaja me fëmijët më thonë…
Morre burrë dhe baba
nuk u lodhe në këtë jetë
këtë FB, uk pse se mbyll…!?
Kur e shikon sa kohë të merr,
kur koha për moshën tuaj është flori..!?
Ju duket sikur ju vriten sytë
kur më shikojnë gjithë ditën
merrem me celular në dorë..
Shiko vehten se mosha ikën
vitet nuk kthehen përsëri
Gëzoje jetën sot, se do ikësh një ditë…
Dhe sa gjëra të tjera më thonë
Unë ju them me delikatesë
e kam punë, nuk më rrihet pa FB
Shkruaj ditë e natë, vjersha e poezi..
Ma kthejnë me ironi..
Po kush të lexon ty o njeri
mos je ndonjë gjeni..!?
Kur ka humbur interesi i leximit
janë koka botërore dhe i harruan
tani ti o poet na qënke zgjuar
Dole si kofili pas të vjelit,
apo si Don Kishoti,
kërkon të gjesh kohën e humbur…
Dhe çfarë nuk më thonë,
shpirti im si hambar, duron..
Ju them me zë të ëmbël
më mirë më lini pa buk
Të vdes ngadal
Se sa pa face book,
stresi të më vdes pa më parë..
Prandaj mos hyni shumë
në liritë e tjetrit..
Për mendimin tim, FB është një mundësi
ku shikon dhe dëgjon..
Shpikja më e mirë e shekullit..
Ku i gjen njerzit e humbur
apo miqësi të reja, krijon..
Mëson shumë nga bota ku jetojmë
dhe sa gjëra të tjera…
Më thuaj një fjalë, o mike e nderuar
Ta kem gabim, që bëj këtë punë
Për mua ngelesh e rrallë..!!
Apo Zoti na ka mallkuar…!?

Floriri Z Petra
April 30rd, 2020.USA
Të drejtat e autorit rezervuar..

The post Më thuaj një fjalë, o mikja ime e rrallë…!? – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/nje-fjale-e-embel-mund-te-ndryshoje-floriri-z-petra/ Wed, 29 Apr 2020 20:20:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5155 ***NJË FJALË E ËMBËL*** MUND TË NDRYSHOJË..!? Dëgjoj brenda meje, tinguj zanore ardhur nga biseda...

The post Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
***NJË FJALË E ËMBËL***
MUND TË NDRYSHOJË..!?

Dëgjoj brenda meje, tinguj zanore
ardhur nga biseda kalimtarësh
ecur buzë mbrëmjesh
të heshtur në këtë stinë…
Si hije më vjen imazhi juaj
mes emocionit të bardhë
hyn shpirtit..
Ah moj vajzë,
trokëllima e takave të tua
buzë mbrëmjesh
zemrën fillon më ngacmon,
duket sikur zjarr lëshon …
Hapat ngjasin me harqe, meridianësh
siç lenë valëzat e detit
kur vijnë të qetësohen, bregut me rërë..
Ç’është kështu, më mbajte ende gjallë
këtij dimri sapo kaluar, një ndjenjë..
Vijnë fjalët e tua, si erë e ngrohtë
dalë thellësive të tokës
shpirtin e ftohur më qetësojnë..

Lena një herë të marrim frymë
o zemër e rinuar, me pranverën
me reflekse ngjyrash, ke filluar
Ditën na i nis mrekulluar
kërkojmë pak qetësi
kur lexojmë vargje poezi ..
Bregut matanë urimet dërgojmë
si rezet e diellit, ngrohtësi shpërndajmë..
Shpirti brillant i ndjen si ushqim
nuk të josh ty asnjë manikin,
duke qëndruar nëpër vitrina
hyrjen tregojnë tek çdo dyqan..
Shkruajnë poetët vargje të lira
nuk lodhen lexuesit,
kur muzgu shtrin krahët
mbrëmjeve, si vello e murme
Shpirti i heshtur, kalon dyert e burgimit,
nuk gënjehet a të vritet
Liria e fjalës,
kur arratiset drejt të panjohurës
do shkojë atje, ku paguhet më mirë.
Vegimi shkëlqen si një lindje
ndjehet vetvetja e qetë por e lirë.
Ecja drejt rrugës së diellit
do të kujtojë se në shpirt
NJË FJALË E ËMBËL
ka lënë gjurmë, sjell ndryshim
Për të mos ndjekur, rrugën e djallit
Kësaj jete të vështirë..!!

Floriri Z Petra
Paterson New Jersey
April 29th, 2019
Të drejtat e autorit rezervuar

The post Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë…! – Floriri Z Petra appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>