Ngelesh në vite e nderuar poete…! – Floriri Z Petra

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ikin ditët ndrohen vitet
Ne ngelemi kalimtarë
kësaj udhe jetë, pa kthim.
Takojmë njerëz të rinj shoqërohemi
Bukur i thurim vargjet
përcjellim poezitë..
Tek ju lexues
duke u ndjerë sa pranë
Në shpirt e mendim..
Nj fillim jave të bukur Maji
Ju uroj ta kaloni, sa më mirë..

**NGELESH NË VITE**
E NDERUAR POETE..!!

Sa bukur i shkruan vargjet
O bijë e atij vëndi bekuar
Ike more dhenë,
askush nuk të zboj
në vënd të huaj, ndalove
me familjen, vajte qëndrove
Disa vjet me sakifica, punove
sa një ditë u bëre poete..
Ishin ndjenjat, kur shpirti
nuk i mban strehuar
për vite me rradhë ..
Gjërat e pa dukshme
kërkon për ti zbuluar
Kur jeta me ditët, thërret
si jehonë mali..
Të djeg shpirtin, malli
si pika e ujit shpon gurin…
Është mosha në rritje
çfaqur mes ëndrash,
shtratit të gjumit
kujton vitet e rinisë..
Kur lindën ndjenjat e dashurisë
Vitet ikin pa u ndjerë,
na zgjojnë sërisht, nostalgjinë..
Të kujtojmë atë moshë
kur nisëm të pijmë rrakinë
Ndezur nga afshi, kënduam
serenata për dashurinë..
Ishin kohë të tjera, atëherë…
Sa kishte lezet..!?
Mblidheshim me shoqëri
në çdo sebep..
Por tani jemi ndarë,
si zogjtë e korbit, anë e mbanë
Kemi lënë vëndin tonë
sa kockat në vënd të huaj,
rrezik do ti lemë..
Respekt ndjesisë që përcjell
Mike e nderuar poete..
Vargu juaj i lirë, më bukur flet..
Kur reflekton ngjyra stine..!!

Floriri Z Petra
May 10th, 2019.USA
Të drejtat e autorit rezeevuar

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com