Ganimete Jakupi Demiri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ganimete-jakupi-demiri/ Poezi Laberia News Sun, 27 Feb 2022 18:42:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ganimete Jakupi Demiri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ganimete-jakupi-demiri/ 32 32 Optimisti – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/optimisti-ganimete-jakupi-demiri/ Sun, 27 Feb 2022 18:42:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22711 OPTIMISTI Kushedi se si ndihesh në shpirt, Por me rëndësi është që të jesh optimist,...

The post Optimisti – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
OPTIMISTI

Kushedi se si ndihesh në shpirt,
Por me rëndësi është që të jesh optimist,
Edhe nëse brendësia jote digjet përbrenda,
Imazhi yt rrezaton sikur s’ke brenga…

Optimisti gjithnjë reflekton energji pozitive,
Vetëbesimi e bën të mos dorëzohet,
Tiparet e tij i udhëheq vetë,
Nuk ia dorëzon askujt se s’ka nevojë për pushtet.

Llogaritjet e tij duken çdoherë ndryshe,
Për asnjë problem nuk ka mëdyshje,
Në qetësi e soditë botën,
Edhepse e madhe i duket e vogël.

Optimizmi tij të jep shumë kurajë,
Të bën të mendosh ndryshe edhe nëse ndihesh në faj,
Shpirtrat optimistë nuk njohin xhelozi, urrejtje,
Ata gjtihnjë shfaqin pozitivitet dhe nuk kërkojnë vëmendje.

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

The post Optimisti – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si një siluetë… – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/si-nje-siluete-ganimete-jakupi-demiri/ Sun, 14 Nov 2021 09:26:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22075 Si një siluetë… Si një siluetë m’u shfaqe ti, Në atë çast nuk I besova...

The post Si një siluetë… – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si një siluetë…

Si një siluetë m’u shfaqe ti,
Në atë çast nuk I besova syve të mi,
………………………………Të shikova plot nostalgji.

Mendova shiu ma verboj shikimin,
Se me ty nuk e prisja takimin,
……………………………Andaj e humba orientimin.

Në atë çast rashë në melankoli,
Shikimi yt ma trazoi shpirtin si me magji,
…………………………Dashuri e vjetër plot zjarrmi.

Çfarë koincidence e papërshkruar,
Sikur edhe shiu qante për t’na bashkuar,
…………………..Dy zemra që kaherë të lënduara.

Rrugët tona na bashkuan në një pikë,
Nuk thamë asnjë fjalë të vetme,
…………….U përqafuam e u çmallën në heshtje.

Të gjitha barrierat shpirtërore i thyem,
Ndjenja e dashurisë ishte më e fortë,
………Në mes të rrugës bashkë, shi, mall e lotë.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

The post Si një siluetë… – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos paragjyko vendimet e një femre! – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2021/04/20/mos-paragjyko-vendimet-e-nje-femre-ganimete-jakupi-demiri/ Tue, 20 Apr 2021 20:41:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19161 Mos paragjyko vendimet e një femre!… Mos paragjyko vendimet e një femre, Nëse asnjëherë këpucët...

The post Mos paragjyko vendimet e një femre! – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos paragjyko vendimet e një femre!…

Mos paragjyko vendimet e një femre,
Nëse asnjëherë këpucët e saj nuk i ke mbathë,
Rrugëve të saj asnjëherë s’ke ecur,
Prandaj mos paragjyko më mirë rri i heshtur!…

Sa herë ajo është keqtrajtuar,
Ka heshtur nuk ka guxuar askujt për t’i treguar,
Edhe nëse gjithë bota e saj është rrënuar,
Ajo para tjerëve buzëqeshje ka reflektuar.

Durimi i një femre nuk matet me asgjë,
Gjurmët e saj nuk mund t’i ndjekësh asesi,
Ajo edhe nëse përbrenda digjet si cigare,
Asnjëherë nuk dorëzohet fare.

Femra është e fortë dhe stoike,
Zëri i femrës duhet më shumë të ngritet,
Të gëzojë të drejta të barabarta me meshkuj,
E jo t’i duroj torturat e të rri e heshtur.

Femra kur është e aftë nga trupi i saj,
Të krijojë një qenie të gjallë,
Ajo edhe botën mund ta udhëheqë mbarë,
Me ndershmëri, vepra e jo veç me fjalë.

Femra nuk duhet të paragjykohet asnjëherë,
Ajo është shtylla e familjes, shoqërisë më e denjë,
Ajo duhet të ketë prosperitet,
T’i ofrohet mbështetje, dashuri e respekt.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

The post Mos paragjyko vendimet e një femre! – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duajeni veten – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2020/12/29/duajeni-veten-ganimete-jakupi-demiri/ Tue, 29 Dec 2020 20:03:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16034 DUAJENI VETEN Çdo ditë takojmë njerëz të ndryshëm, Shpeshherë zhgënjehemi nga disa, Sa herë qajmë...

The post Duajeni veten – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUAJENI VETEN

Çdo ditë takojmë njerëz të ndryshëm,
Shpeshherë zhgënjehemi nga disa,
Sa herë qajmë e pikëllohemi,
Pse ikin këta njerëz nga na!?

Ndonëse jeta ka befasitë e veta,
Njerëzit që i duam më së shumti,
Në shpirt na lëndojnë,
Ata që si duam – fare s’na interesojnë.

Për çdonjëri që largohet,
Nuk duhet të ndihemi ne si të pavlerë,
Se përgjigjja e Zotit është shpeshherë:
Të mirin dhe të keqin bashkë mos t’i lerë.

Andaj së pari duajeni veten ashtu siç jeni,
Para askujt s’duhet të përkulemi,
Të gjithë para Zotit jemi të barabartë,
Mos e përkuleni veten për askënd!

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

The post Duajeni veten – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ky vit – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2020/12/19/ky-vit-ganimete-jakupi-demiri/ Sat, 19 Dec 2020 18:59:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15872 KY VIT Ky vit ishte shumë I gjatë, Me gjithë këto të këqijat, Që i...

The post Ky vit – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KY VIT

Ky vit ishte shumë I gjatë,
Me gjithë këto të këqijat,
Që i ka pas,
Në zemër secili duke vuajtur,
Athua çfarë do të ndodhë,
Sot, nesër e tutje?…
Çdo ditë pritëm tmerr,
Asnjë bashkë s’mundem me u mbledhë,
Njerëzit më të dashur,
Në botën e amshuar po na shkojnë,
Pa i parë, as pa i fol!
Na ikën pa iu thënë as lamtumirën,
Duke mbetur të vetëm me mërzinë!
Ik sa më shpejt ore vit i mbrapsht!
Këso vite ne si kem dashtë!
Jemi lodhur me këto rregulla,
E me këto rrethana,
Me distancë, dezinfektuesë e maska!
Ne duam më shumë dashuri,
Nuk duam të largohemi nga asnjëri,
Duam përqafime, ngrohtësi,
Duam të jetojmë në këtë botë, në liri,
Kemi shumë dëshira për t’i plotësuar,
Kemi shumë synime për të vazhduar,
Andaj ik më shpejt ore vit ters,
Po presim një Vit të Ri,
Me shpresë se do t’jet më i mirë se ky!

Ganimete Jakupi Demiri
19.12.2020, Zvicër.

The post Ky vit – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruaj – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2020/12/14/shkruaj-ganimete-jakupi-demiri/ Mon, 14 Dec 2020 18:27:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15717 SHKRUAJ Kur zemra ndjen dhimbje, Dhe me askënd s’mund të flet, Është pena që më...

The post Shkruaj – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHKRUAJ

Kur zemra ndjen dhimbje,
Dhe me askënd s’mund të flet,
Është pena që më shoqëron,
Shpirtin ma qetëson.

Kur mërzitem e s’mund të flas,
Heshtja ime është parajsë,
Në një fletë të bardhë shkruaj,
Gjithçka që unë vuaj.

Shkrimi është pasqyrë e jetës,
Ku e gjej forcën dhe mbështetjen,
Kur fletën dhe penën i bëj bashkë,
Nga brendësia shkruaj për çdo çast.

14.12.2020
G.J.D. Zvicër

The post Shkruaj – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Natë e qetë – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2020/12/04/nate-e-qete-ganimete-jakupi-demiri/ Fri, 04 Dec 2020 21:48:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15322 NATË E QETË Rri vetëm me muret! Qetësi që vret! Dëgjoj tik-taket e orës, Dhe...

The post Natë e qetë – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NATË E QETË

Rri vetëm me muret!
Qetësi që vret!
Dëgjoj tik-taket e orës,
Dhe ndihem në siklet!

Nuk di ku je?
Pse s’më flet?
Je me dikë tjetër?
Apo je vetë?

Të thërras nuk lajmërohesh!
Mendja gjithkund më shkon,
Ndoshta s’je i gjallë?!
Pse nuk përgjigjesh në telefon!?

Më kujtohet fjala,
që ndoshta edhe ti e kujton?
Dashtë Zoti më gjen çka mendon gruaja!
E jo nëna çka mendon!

G.J.D
4.12.2020

The post Natë e qetë – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Monolog – Ganimete Jakupi Demiri https://poezi.laberianews.com/2020/11/30/monolog-ganimete-jakupi-demiri/ Mon, 30 Nov 2020 21:54:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15250 MONOLOG Rrija në dritare dhe po shikoja, Gjithçka që po shihja e analizoja, Gjithë ato...

The post Monolog – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MONOLOG

Rrija në dritare dhe po shikoja,
Gjithçka që po shihja e analizoja,
Gjithë ato zhurma që dëgjoja,
Ashtu heshtas i mendoja.

Këto rrugë asnjëherë nuk pushuan,
Mendoja me vete njerëzit ku shkua’kanë,
Sa halle kanë njerëzit, e sa gëzime,
I bartë Toka pa dallime.

Cicërimat e zogjve pak pushuan,
Tani vjeshta, disa kanë ikur,
Në vende më të nxehta kanë shkuar,
Jetën e tyre për ta jetuar…

Po kafshët tani çfarë bëjnë?
Këtë ftohtë si e përballojnë?
Disa njerëz kujdesen për to,
E disa të tjerë I keqtrajtojnë!

Sa e fort qenka Toka!
Të gjitha I përballonë,
Çfarëdo që bëjnë nuk i dënon,
Edhe të vdekur, ngordhur i mbulon.

G.J.D
30.11.2020

The post Monolog – Ganimete Jakupi Demiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>