Optimisti – Ganimete Jakupi Demiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

OPTIMISTI

Kushedi se si ndihesh në shpirt,
Por me rëndësi është që të jesh optimist,
Edhe nëse brendësia jote digjet përbrenda,
Imazhi yt rrezaton sikur s’ke brenga…

Optimisti gjithnjë reflekton energji pozitive,
Vetëbesimi e bën të mos dorëzohet,
Tiparet e tij i udhëheq vetë,
Nuk ia dorëzon askujt se s’ka nevojë për pushtet.

Llogaritjet e tij duken çdoherë ndryshe,
Për asnjë problem nuk ka mëdyshje,
Në qetësi e soditë botën,
Edhepse e madhe i duket e vogël.

Optimizmi tij të jep shumë kurajë,
Të bën të mendosh ndryshe edhe nëse ndihesh në faj,
Shpirtrat optimistë nuk njohin xhelozi, urrejtje,
Ata gjtihnjë shfaqin pozitivitet dhe nuk kërkojnë vëmendje.

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com