Gentjan Hasanas Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gentjan-hasanas/ Poezi Laberia News Sat, 12 Dec 2020 09:54:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gentjan Hasanas Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/gentjan-hasanas/ 32 32 Mbushur xhepat – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/mbushur-xhepat-gentjan-hasanas/ Sat, 12 Dec 2020 09:54:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15549 Mbushur xhepat kam me shi. Në radhën e gjatë, tek banka e kursimeve të fundvitit...

The post Mbushur xhepat – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbushur xhepat
kam me shi.
Në radhën e gjatë,
tek banka e kursimeve të fundvitit

Mi kurse për njëherë tjetër
këto kg, trishtimi, Zoti im.
Diku mund të kesh bërë gabim.

Plotësoj me vargje një kërkesë kredie;
shënoj emrin tënd!
Kjo ”garanci” në lot gëzimi
konverton kg, e këtij shiu të trishtë.

Paçka se me këste, dashuria e jonë.
Pikë-pikë,
strehet e kujtimeve në rënien e lirë
Deri sa të pushtohem,
prej kraharorit tënd përgjithmonë.
Gentja Gentjan Hasanas

The post Mbushur xhepat – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot, klientët e tokës janë dehur me shi – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/sot-klientet-e-tokes-jane-dehur-me-shi-gentjan-hasanas/ Sat, 21 Nov 2020 12:13:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14785 Sot, klientët e tokës janë dehur me shi, pinë sikur s’ka të nesërme. Dikush, ka...

The post Sot, klientët e tokës janë dehur me shi – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot, klientët e tokës
janë dehur me shi,
pinë sikur s’ka të nesërme.

Dikush,
ka mbushur pjatën e verdhë me gjethe nëntori.
Pleqtë afrohen afër tymit të vatrës,
që mundohet të gjejë retë
dhe porosisin barin e ndryshkur.

Melankolia, kamarieria e re, memece
me maskë myshku në buzë.

Rreth e rrotull në lagje,
janë hapur ”shkollat e gjuhëve të syve”
për të gjithë ata, që ishin ngelës
”me provime sysh në vjeshtë”.

Poshtë kuvertës me trëndafila të murrme,
kujdeset ninulla legjendare e maçokut
të më verë në gjumë.

Porosis tek kamarieria dhe një kupë shi
(ndoshta tani, të desha më fort…)

Motra ime melankolia,
është më e vogël se unë.
Ajo, lindi kur isha në 8-vjeçare.
Gjithmonë dimri thoshte:
”Ngjani nga sytë kaq shumë!”
Gentjan Hasanas

The post Sot, klientët e tokës janë dehur me shi – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje ditë – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/09/08/nje-dite-gentjan-hasanas/ Tue, 08 Sep 2020 20:12:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12236 NJE DITE Në të 80-at, mësova se ti jeton. Kështu, prej këtij gëzimi pleqëria rrotullohej...

The post Nje ditë – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJE DITE

Në të 80-at, mësova se ti jeton.
Kështu, prej këtij gëzimi
pleqëria rrotullohej gurë zari mbi tavëll.
Llumi i kafes
binte të flinte në shtratin e vet,
por unë s’jam i qetë.

74, fillova te udhëtoj me taksi
64, gjysmën e rrugës më këmbë
54, m’u kujtua biçikleta,
44, vizatoja hëna të plota,
mësova lagjen dhe banesën ku ti jeton.

Duhet të mos bëj shumë zhurmë
24, të prish martesën time
pa mbërritur sazet dhe dasmorët.

I qetë, kam për të trokitur në derën tënde,
udhëtari, ruan në trastën e vet, një copëz jete
Ne, mund të jetojmë të lumtur!
Të bëjmë dashuri dhe sex
deri sa të bëhemi nga 14 vjeç.

Pastaj, unë do iki të bëj 8-vjeçaren
në fshatin ku kam lerë.
(ti ndoshta në Korçë)
Do gjej dhe mësuesen time të parë.
Për Vitin e Ri,
do ngjisim pambuk pas xhamave dhe bredh jeshil.
Po ti?

Nëna, m’i heq këpucët dhe çorapet,
më ngjit kërthizën dhe pushoj së qari.

Do duhemi
edhe kur të jemi fare të vegjël?!
Sa një pëllëmbë,
Sa një bërthamë kumbulle,
Sa një kokërr gruri,
Sa një grimcë e padukshme,
Mbaj mend, shumë duheshim edhe kur s’ishim.
Gentjan Hasanas

The post Nje ditë – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ndiej – Gentjan Hasanas https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/e-ndiej-gentjan-hasanas/ Sun, 09 Aug 2020 09:51:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10909 E ndiej, dora ime është plakur. Rrotullon nëpër gishtërinj rruazat e ditëve, në kalendar tespiesh....

The post E ndiej – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E ndiej,

dora ime është plakur.
Rrotullon nëpër gishtërinj
rruazat e ditëve,
në kalendar tespiesh.

Koha, një fill i rrumbullakët
me fjongo kukuvajkash
qëndron,
mbi shkëmbin e pathyeshëm
plot me myshk mërzie.

Do të shiheshim këtë gusht?!
Si gushti i djeshëm,
si gushti i pardjeshëm.

Shpeshtoj ndër gishtërinj ditët
me ngjyra liqenesh të errët;
që të gjitha, shkëlqejnë nga jashtë
prej hënave që ti më fale.

Pastaj,
fiken një nga një si heronj në mur
mbi gozhdën e një “Pse?”-je,
dënuar me varje!
Gentjan Hasanas

The post E ndiej – Gentjan Hasanas appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>