August 26, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mbushur xhepat
kam me shi.
Në radhën e gjatë,
tek banka e kursimeve të fundvitit

Mi kurse për njëherë tjetër
këto kg, trishtimi, Zoti im.
Diku mund të kesh bërë gabim.

Plotësoj me vargje një kërkesë kredie;
shënoj emrin tënd!
Kjo ”garanci” në lot gëzimi
konverton kg, e këtij shiu të trishtë.

Paçka se me këste, dashuria e jonë.
Pikë-pikë,
strehet e kujtimeve në rënien e lirë
Deri sa të pushtohem,
prej kraharorit tënd përgjithmonë.
Gentja Gentjan Hasanas

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com