Ilir Man Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ilir-man/ Poezi Laberia News Sun, 23 Aug 2020 12:46:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ilir Man Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ilir-man/ 32 32 Shpërthim – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/shperthim-ilir-man/ Sun, 23 Aug 2020 12:46:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11490 SHPËRTHIM (IlirMan*r.p) ‌…mjaft !! Mjaft fole fjalë rutinë më kot ! Me kryqëzo pas murit,...

The post Shpërthim – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPËRTHIM (IlirMan*r.p)
‌…mjaft !!
Mjaft fole fjalë rutinë më kot !
Me kryqëzo pas murit,
nëse je i zoti
dhe..
me të gjitha armët e tua sot,
m’i qëllo dëshirat pa më marrë leje.
Tani,
nuk dua dritë,
as ngrohtësi nuk dua.
Tani,..
më mjafton zjarri që kam në deje.
Eshtë nata e fundit sot.
Ndaj,
m’i vrit dëshirat.
Janë të rënda dhe sa herë largohesh ,
e vetme ,
nuk nuk mundem t’i mbaj dot …
………………..
E qëllova …
I qëllova edhe dëshirat e saj.
Të miat gjithashtu por pa i vrarë.
Thjesht vetëm një anestezi.
Gjysmat ,
I mora me vete,
për t’i rizgjuar në timen fantazi …
Ilir Man

The post Shpërthim – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stacioni im – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/07/15/stacioni-im-ilir-man/ Wed, 15 Jul 2020 13:44:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9799 STACIONI IM ( Ilir.Man*Juillet2020) …tek ai stacion treni, nuk e hoqa dot vështrimin tim nga...

The post Stacioni im – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
STACIONI IM ( Ilir.Man*Juillet2020)

…tek ai stacion treni,
nuk e hoqa dot vështrimin tim
nga paralelet e hekurta.
Qëndroja duke numëruar, shtrirë në infinit,
linjat hekurudhore
që përdridheshin e shtoheshin në horizont,
sikur të tregonin
se do të refuzonin çdo limit.
Pastaj,
nje T.G.V kalon vetëtimthi,
pa u ndalur fare aty, tek stacioni im.
– Iku ,
pëshpëriti trishtueshëm dikush,
dikush aty pranë,
pothuaj mbështetur tek supi im.
… I sigurt,
mendova se ishte bukuria e kohes që kaloi.
Bukuria e kohës ??
Po pse iku ashtu arrogantja ?
Pse nuk ndaloi ?
Iku ??…Ku ??
Hëm !…
Po mirë le të ikë.
Në fund të fundit iku vetëm nga shikimi im,
por,…jo nga unë.
…………………………..
…Shkoj çdo vit tek ai stacion .
Dhe gjithmonë,
përhumbem në numurimin e linjave hekurudhore.
Pastaj,
Si çdo vit një zë aty pranë tek supi im
pëshpërit të njëjtën fjalë apo fjali.
Dhe unë,
më pas që bëj ç’të jetë e mundur,
për më të mirat ditët e mia në poezi…
Ilir Man

The post Stacioni im – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje trendafil… – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/nje-trendafil-ilir-man/ Sun, 24 May 2020 14:43:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6997 NJË TRËNDAFIL… (Ilir.man*Mai2020) …shpesh herë, mbrëmjeve blu të majit, me trëndafilat e mi, i kaloj...

The post Nje trendafil… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË TRËNDAFIL… (Ilir.man*Mai2020)

…shpesh herë,
mbrëmjeve blu të majit,
me trëndafilat e mi,
i kaloj orët pa i kuptuar.
E kam një kopësht mbjellë me ta.
Një kopësht ku..,
trëndafilat shumëgjyrësh,
asnjëherë s’më kanë munguar.
Nuk flas kur jam aty.
As nuk mendoj
Ndijesitë e disa shqisave të mia,
kur jam aty..,
aty në kopshtin tim,
nga të gjitha prangat i liroj.
Më pas,
njërin nga trëndafilat në dorë e mar.
Njërin !
Atë njërin,
që me ngjyrën e mbëmjes të majit,
më kombinon.
E mar
dhe e dërgoj diku larg
Diku,
ku dikush nëpërmjet rëndafilit tim,
gjithë trëndafilat që i kam në kopësht,
m’i shikon.
Dikush që bindjen ka se kjo botë,
ka etje dhe…
me aromë trëndafilash duhet mbuluar.
Ndaj,
shpesh herë,
mbrëmjet blu të majit tim,
i kaloj aty pa folur, pa menduar.

The post Nje trendafil… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në heshtjen time – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/ne-heshtjen-time-ilir-man/ Sun, 10 May 2020 07:11:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5941 Nje pershtatje ne kushte karantine ( gjithmone ne respetk te muajit tim 😊🌹) …NË HESHTJEN...

The post Në heshtjen time – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje pershtatje ne kushte karantine ( gjithmone ne respetk te muajit tim 😊🌹)

…NË HESHTJEN TIME (Ilir.Man*r.p)

‌..qetësinë ,
më duket se ka disa ditë
kam filluar ta dua përherë e më tepër .
Tani ,
as muzikën ,
qe çdo mbrëmje më relaksonte,
nuk e dëgjoj më .
Në fakt ,
qetësia ime tani
e ka muzikën e saj si një melodramë .
Ka gërmënotat,
që kurora lutjesh ndërtojnë ,
pa u dëgjuar .
Ndaj ,
endem në mbretërinë e heshtjes ,
sikur i lodhur të isha
kaq shumë nga gërvishtja e gishtave
mbi tastiera instrumentash.
…Endem
dhe në heshtje,
me heshtjen time dashurohem .
…Dikur,
diku dëgjova se… ,
ndonjë herë edhe në heshtje ndodh .
Hëm !
Më besoni ,
se më bukur nuk paska ,
kur ,
nga e pamundura në heshtje të dashurosh.
Pra..,
si një sfidë në vetmi….
Aty…,
aty ku botën e ndërton ,
si ta duash ti .

The post Në heshtjen time – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më pyet tani – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/mos-me-pyet-tani-ilir-man-2/ Sat, 18 Apr 2020 11:23:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4391 MOS MË PYET TANI (Ilir.Man*April2020) … mos m pyet tani , se ç’do bëj në...

The post Mos më pyet tani – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS MË PYET TANI (Ilir.Man*April2020)

… mos m pyet tani ,
se ç’do bëj në fund të kësaj historie .
Tani ,
pas buzëqeshjeve të mia paksa i sforcuar,
jam duke fshehur dhimbje,
frikë, pasiguri, stres nën hije mbuluar.
Unë ,
fjalën kam .
Dhe me fjalë të huazura kurajoje,
si filtra maskash ,
t’i hedh çarçafët e bardhë të shpresës mundohem,
pastaj çdo mëngjez e mbrëmje,
atje ,
në qoshëzën time Zotit i lutem e përgjërohem.
Eh !…
E di unë, e di.
Si gjithë të tjerat do kalojë dhe kjo histori.
Dhe unë,
fjalën përseri të bardhë do ta shkruaj.
Dhimbjen, trishtimin ,
për gjithë njerzimin e pafat dhe shpirtrat e tyre,
në një cep të shpirtit tim do ta ruaj.
Pastaj,
një tjetër botë të paqtë,
një botë të madhe me fjalë zemre do ta krijoj,
ku mallin që mundohet te na mposhtë,
bashkë do ta mposhtim,
aty,
në botën e re,
ku ty oj mike e or miku im të ftoj.
……………………………………
Ja për shëmbull e imagjinon ?
Sëbashku,
të kemi një qytezë,
në një cep parajse mbi Tokën tonë diku ,
me miq, me shokë,
apo,
edhe me plot të dashuruar,
ku të mblidhemi,
sa herë që nga e keqja të jemi larguar.

The post Mos më pyet tani – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më pyet tani – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/04/16/mos-me-pyet-tani-ilir-man/ Thu, 16 Apr 2020 19:57:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4304 MOS MË PYET TANI (Ilir.Man*April2020) … mos m pyet tani , se ç’do bej në...

The post Mos më pyet tani – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS MË PYET TANI (Ilir.Man*April2020)

… mos m pyet tani ,
se ç’do bej në fund të kësaj historie .
Tani ,
pas buzëqeshjeve të mia paksa i sforcuar,
jam duke fshehur dhimje,
frikë ,pasiguri, stres nën hije mbuluar.
Unë ,
fjalën kam .
Dhe me fjalë të huazura kurajoje,
si filtra maskash ,
të hedh çarçafët e bardhë të shpreses mundohem,
pastaj çdo mengjez e mbrëmje,
atje ,
në qoshëzën time Zotit i lutem e përgjërohem.
Eh !…
E di unë e di.
Si gjithë të tjerat do kalojë dhe kjo histori.
Dhe unë,
fjalën përseri të bardhë do ta shkruaj.
Dhimbjen, trishtimin ,
për gjithë njerzimin e pafat dhe shpirtrat e tyre,
në një cep të shpirtit tim do ta ruaj.
Pastaj,
një tjeter botë të paqtë,
një botë të madhe me fjalë zemre do ta krijoj,
ku mallin që mundohet te na mposhtë,
bashkë do ta mposhtim,
aty,
në botën e re ku ty oj mike e mik të ftoj.
……………………………………
Ja për shëmbull e imagjinon ?
Sëbashku,
të kemi një qytezë,
në një cep parajse mbi Tokën tonë diku ,
me miq, me shokë,
apo,
edhe me plot të dashuruar,
ku të mblidhemi,
sa herë që nga e keqja të jemi larguar.
Ilir Man

The post Mos më pyet tani – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Binjakëzuar – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/04/15/binjakezuar-ilir-man/ Wed, 15 Apr 2020 17:34:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4185 ( për një tjetër dimension relaksi . Jeta vazhdon gjithesesi 😊🙏) BINJAKËZUAR (Ilir.Man*April2020) ‌..çlodhur mbi...

The post Binjakëzuar – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
( për një tjetër dimension relaksi . Jeta vazhdon gjithesesi 😊🙏)

BINJAKËZUAR (Ilir.Man*April2020)

‌..çlodhur mbi buzë ,
dehje dashurie amëshuar,
Oh !
Diell që i ngroh ditët tona ,
rrjedh mbi to pjalm i mjaltëzuar .
E di .
më kot po lodhesh,
horoskopin përdite kur e lexon
Ah ..,
ajo dreq shenja ime,
ajo,
ta dish se gjithmonë na ngatërron .
Një herë i dashuruar
e tjetrën herë thua , pse më tradhëton.
Jo pra jo !
Mesa duket paskam qenë i destinuar,
me shpirtin tënd në binjakëzim .
Ndaj ,
mos ngri antena survejimi
për alarme të rreme kur ç’do zog,
kalon në fluturim.
………………….
Ndryshe ,
nëse antenat t’i heqësh refuzon,
unë,
e di dhe një sekret.
Me gishtat e mi njëherësh,
t’i prek polet e tua,
dhe….të zhyt në elektricitet….

The post Binjakëzuar – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fli dhe pak… – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/fli-dhe-pak-ilir-man/ Tue, 14 Apr 2020 19:13:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4167 FLI DHE PAK …… (Ilir.Man*r.p) ‌.. pa shih , gjumi mesa duket , natën vonë...

The post Fli dhe pak… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FLI DHE PAK …… (Ilir.Man*r.p)

‌.. pa shih ,
gjumi mesa duket ,
natën vonë të paska zënë.
Ah !..
Nuk e di nëse bëra mirë,
që për muzën diçka të fola mbrëmë.
Ndoshta ,
gjumin ta largova ,
me këtë ” dreq ” muzën time ,
ashu kapriçoze ,
tekanjoze apo ku di unë se çfarë ,
që herë më fal qetësi
e të tjera herë më bën si një të marrë .
..Tani ,
vallëzimin e yjeve të mbrëmjes,
ta shoh të regjistruar tek buzëqeshja e pritjes .
Ti,
kurioze të mësosh,
se çfarë në copa petalesh pata shkruar ,
më bën dhe mua kurioz të di ,
atë ,
që ti gjithë natën ke menduar.
Eh !..
Paçka .
unë sot nuk do të të zgjoj .
Vetëm se..,
me gishtat e mi flokët do të t’i përkëdhel
e më pas do largohem …
Natën ,
në të njëjtën rrugë ,
mes petale tulipanësh kur të kaloj
e di !
Me dritëyjet e tua do ndriçohem .
……………
Dhe kështu …
do përsëritet e njëjta histori .
Unë ,
do të të flas për muzën ,
ndërsa ti ,
për çka natën unë do të shkruaj ,
do më pyesësh përseri .
Pra…
fli dhe pak e dashur, fli .
Natën sot ,
….më prit kur të vij .
Ilir Man

The post Fli dhe pak… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paralel – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/04/01/paralel-ilir-man/ Wed, 01 Apr 2020 17:35:38 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3059 PARALEL . (Ilir.Man*) ..ti , lëkundesh mbi shtratin det, ëmbël , si valëz lozonjare ....

The post Paralel – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PARALEL . (Ilir.Man*)

..ti ,
lëkundesh
mbi shtratin det,
ëmbël ,
si valëz lozonjare .
Mbi ty ,
hedhur naylon i bardhë ,
që në fakt ,
s’të mbuloka më fare .
..unë ,
mbi shtratin det,
dua,
të zhytem bashkë me ty,
valëz ,
në paralel .
Pastaj lehtë , lehtë ,
të gjitha brigjet ,
të filloj
e të t’i përkëdhel …

The post Paralel – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë me gotën do rri dhe pak… – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/une-me-goten-do-rri-dhe-pak-ilir-man/ Mon, 30 Mar 2020 16:47:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2809 UNË ME GOTËN DO TË RRI DHE PAK… (Ilir.Man*r.p) ‌‌..hej ! Jam unë mos u...

The post Unë me gotën do rri dhe pak… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË ME GOTËN DO TË RRI DHE PAK…
(Ilir.Man*r.p)

‌‌..hej !
Jam unë mos u tremb .
Ndjesë të kërkoj ,
nëse sot e prisha qetësine tënde .
apo ndoshta …,
ndoshta të largova diçka të bukur ,
që e kishe në mëndje .
Po ja..,
sot, po ndihem disi i vetmuar .
Nuk mundem të dal as poshte tek lokali.
Pa muzikë, pa qeshje,
pa trokitje gotash me njerëz të dashuruar .
Hej..!
Që e marrtë djalli !
Jo , jo ,
ti mos u trëmb .
e di që vetë nuk je në këtë orë
ndaj gjatë nuk të mbaj .
Ti ik !
Kujdesu për veten e të tjerë.
Unë,
do të rri këtu dhe pak ,
me gotën time që mbaj në dorë .
Vetëm …,
vetëm të lutem më thuaj pa ngurruar,
nëse qetësinë ta prisha apo… ,
apo nga mendja ,
më thuaj ç’mendim të bukur të kam larguar ?
..Ok .
Ti ik !
Unë me gotën do rri dhe pak …
..dhe pak …

The post Unë me gotën do rri dhe pak… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>