Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS MË PYET TANI (Ilir.Man*April2020)

… mos m pyet tani ,
se ç’do bëj në fund të kësaj historie .
Tani ,
pas buzëqeshjeve të mia paksa i sforcuar,
jam duke fshehur dhimbje,
frikë, pasiguri, stres nën hije mbuluar.
Unë ,
fjalën kam .
Dhe me fjalë të huazura kurajoje,
si filtra maskash ,
t’i hedh çarçafët e bardhë të shpresës mundohem,
pastaj çdo mëngjez e mbrëmje,
atje ,
në qoshëzën time Zotit i lutem e përgjërohem.
Eh !…
E di unë, e di.
Si gjithë të tjerat do kalojë dhe kjo histori.
Dhe unë,
fjalën përseri të bardhë do ta shkruaj.
Dhimbjen, trishtimin ,
për gjithë njerzimin e pafat dhe shpirtrat e tyre,
në një cep të shpirtit tim do ta ruaj.
Pastaj,
një tjetër botë të paqtë,
një botë të madhe me fjalë zemre do ta krijoj,
ku mallin që mundohet te na mposhtë,
bashkë do ta mposhtim,
aty,
në botën e re,
ku ty oj mike e or miku im të ftoj.
……………………………………
Ja për shëmbull e imagjinon ?
Sëbashku,
të kemi një qytezë,
në një cep parajse mbi Tokën tonë diku ,
me miq, me shokë,
apo,
edhe me plot të dashuruar,
ku të mblidhemi,
sa herë që nga e keqja të jemi larguar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com