Imri Demisai Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/imri-demisai/ Poezi Laberia News Sun, 03 Jan 2021 10:21:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Imri Demisai Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/imri-demisai/ 32 32 Viti Ri – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/viti-ri-imri-demisai/ Sun, 03 Jan 2021 10:21:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16173 🌠 V I T I 🌟 R I 🌠 Viti i vjetĂ«r me shkop nĂ«...

The post Viti Ri – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
🌠 V I T I 🌟 R I 🌠

Viti i vjetër me
shkop në dorë.
Po ec ngadal´
nëpër dëborë.

E mban të birin
në shpinë.
Se c´i thot´
për pandeminë.

Po e sjell
ta hipë në fron.
Se koha e plakut
po kalon.

U hap fjala
shesh më shesh.
Viti plak
vec buzëqesh.

Nuk dihet se
c´ka në dorë.
Po s´duket
aspak fajtor.

C´na pandeh
ky vit abrash.
S´jemi popull
kokëtrash’.

E dimë ne
o mjekërbardhë.
Se dardha
bie ndër dardhë.

Nuk e duam
jo, tët bir.
Presim një vit
më të mirë.

Dhe, foli
një plak’ e urtë.
Peshperiti me
zë të ultë:

  • Ju mos u
    mërzitni hic!
    Se djalin
    e ka dobic!!

[idem@isai]

The post Viti Ri – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Harmonia – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2020/09/25/harmonia-imri-demisai/ Fri, 25 Sep 2020 19:10:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12752 H A R M O N I A (Gota dhe Bota) Sa harmoni paska nĂ«...

The post Harmonia – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
H A R M O N I A

(Gota dhe Bota)

Sa harmoni paska në këtë botë.
Botë në vete, mbetëm unë e ti.
Ulu pak, ta pimë nga një gotë.
Me verë të mirë nga rrushi i zi.

Ne të heshtim, le të flasë gota.
Se rob të fjalës jemi bërë të dy.
Të zemëruar le të na dijë bota.
Po ti qesh e ma shkrep një sy.

Sot bie shi, është ditë vjeshte.
Po edhe vjeshta ka një harmoni.
Ti dëgjon, më shikon në heshtje,
e ndoshta të pëlqen kjo poezi.

Dua ta pimë edhe nga një gotë.
Ti je dakord pa një kundërshtim.
Kështu arrihet harmoni e plotë.
Dhe s´ka më vend për dyluftim.

[idem@isai]

The post Harmonia – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Akullorja – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/akullorja-imri-demisai/ Sat, 06 Jun 2020 14:38:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7781 A K U LL O R J A C´mu kujtua sonte njĂ« akullore, e mĂ«...

The post Akullorja – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
A K U LL O R J A

C´mu kujtua sonte një akullore,
e më ktheu shumë vite më parë;
ishin ditët e moshës më gazmore,
kur dhe globi sillej vetëm mbarë.

Ndricoi dielli dhe vera po afrohej,
te oborri i shkollës trëndafili celi;
sa binte zilja gjithë klasa gëzohej,
se na sillte akullore xha Vangjeli.

Nganjëherë vinte vetëm xha Jusufi,
me sheqerka nëpër kosha ngarkuër;
gomari i shkretë i hapte sytë si bufi,
nga britmat tona dukej i shqetësuër.

Pas pak erdhi vajza që unë e prisja,
me një shoqe kapur dorë për dore;
sa herë matesha një letër t´ia nisja,
e ajo erdhi vet´ të ble një akullore.

Pas pak ra zilja po ne s´e dëgjuam,
dhe me dëshirë e humbëm atë orë;
te kanali i lamë duart´ e u freskuam,
se më ishte shkrirë akullorja në dorë.

[idem@isai]

The post Akullorja – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mendimtari – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/mendimtari-imri-demisai/ Sun, 31 May 2020 19:15:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7473 M E N D I M T A R I Na ishte njĂ«herĂ« njĂ« burrĂ«...

The post Mendimtari – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
M E N D I M T A R I

Na ishte njëherë një burrë në malësi,
jetonte i vetëm në një kullë të vjetër;
kushdo që kishte halle shkonte te ai,
e pastaj kthehej me një ndjenjë tjetër.

Me fjalë të urta, me dorën në zemër,
i ndihmonte secilit ta gjejë vetveten;
në shtatë a tetë bajraqe ai bëri emër,
duke ia treguar njerëzve të vërtetën.

Dhe, erdhi një ditë kur po nxihej moti,
te kulla i erdhën gjithë krerët e vendit;
“Për kët´ qiell he burrë vec ti edhe Zoti,
se na janë prish keq ligjet e kuvendit. “

U mendua plaku, i preki mustaqet,
dhe ia vuri dorën në sup më të riut;
“Puna e parë është të zbuten gjaqet,
se modestia ia shton vlerën njeriut.”

Dhe i tha secilit të marri një shtëmbë,
e ta vërë shtëmbën në tepe të kresë;
mendjemadhësinë ta shkeli me këmbë,
e ta mbushi gjoksin me nder e me besë.

Dhe brofi më këmbë burri më i vjetër,
po iu thye shtëmba menjëherë të ziut;
kur e pa se s´kishte rrugëdalje tjetër,
po ia prishte punën edhe më të riut.

Nga tetë sa ishin dy shtëmba u thyen,
dhe plaku i urtë i përcolli gjer te dera;
po ata dy fatkeqët u ndalën, u rrëfyen,
as dredhitë e holla nuk i marrka era (!)

Kaluan gjashtë javë e u mblodh paria,
për nder e për besë të tetët u betuan;
u kthjellua moti, këndoi gjithë malësia,
por ato dy shtamba kurrë nu u harruan.

[idem@isai]

*Mirditori, skicë nga
Vanessa Stavenow🌟

The post Mendimtari – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DĂ«shmori – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/deshmori-imri-demisai/ Mon, 25 May 2020 19:14:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7084 D Ă‹ SH M O R I Sa herĂ« qĂ« dal e vrapoj malit, nĂ«...

The post DĂ«shmori – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
D Ă‹ SH M O R I

Sa herë që dal e vrapoj malit,
në fund të majit a në qershor;
më shfaqet silueta e atij djalit,
që doli malit dhe ra dëshmor.

Një lule celi aty thellë në pyll,
kujtim i një ëndrre të këputur;
e larg në horizont pikoi një yll,
sikur loti i një vajze të bukur.

Ndalem kujtoj shpirtin në vaj,
trurin e ndezur nëpër llogore;
mallin e ëmbël për sytë e saj,
për dlirësinë një natë verore.

Atij i printe dashuria e madhe,
si besa e tokës, si besa e qiellit;
në shtigje lufte dhe në livadhe,
gjersa ia fali edhe sytë diellit.

Po vajton lulja me lotët e vesës,
se ëndrra e saj u bë zhgjëndërr;
në gisht i mbeti unaza e fejesës,
në zemër djali që s´u bë dhëndërr.

[idem@isai]

*SQARIM:
Dëshmori në poezi nuk është
ushtari që duket në fotografi.

The post DĂ«shmori – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UdhĂ«tim nĂ« pranverĂ« – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/udhetim-ne-pranvere-imri-demisai/ Fri, 22 May 2020 19:58:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6828 U DH Ă‹ T I M N Ă‹ P R A N V E R...

The post UdhĂ«tim nĂ« pranverĂ« – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
U DH Ă‹ T I M N Ă‹
P R A N V E R Ë 🌅

Një udhëtim para shumë vitesh,
ma ndezi sot shkëndijën e mallit;
ende të shoh te kalaja si ngjitesh,
si ta shpalos era balluken e ballit.

Ai udhëtim me shoqet e shokët,
mbeti për ne një kujtim i bukur;
nuk t´i harroj sytë edhe flokët,
as hapin tënd të lehtë si flutur.

Kur u ngjite lart e dole në beden,
me botën në pëllëmbë të dorës;
sa yje i shpërndave mbi Prizren,
me lulet e majit si fjollat e borës.

Sa e ëmbël ishte jeta në studime,
ndonëse kalonim kohë të vështira;
në zemrën time për ty shoqja ime,
janë skalitur mbresat më të mira.

*[idem@isai]

The post UdhĂ«tim nĂ« pranverĂ« – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pritja – Imri Demisai https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/pritja-imri-demisai/ Thu, 21 May 2020 18:36:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6781 P R I T J A Aty ku bĂ«n vala shkumbĂ«, ndĂ«rmjet tokĂ«s edhe zallit;...

The post Pritja – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
P R I T J A

Aty ku bën vala shkumbë,
ndërmjet tokës edhe zallit;
sa gjatë të kam pritur unë,
si shkëmbi te bregu i mallit.

Mes bungajash valvitesh ti,
si një pulëbardhë e llastuar;
bashkë e ndajmë një vetmi,
një jetë përgjysmë të jetuar.

Unë po pres të fryjë një erë,
e të më vish si vjen një valë;
një valë e lehtë në pranverë,
që hyn në zemër pa fjalë.

Dhe shfaqesh ti si në vegim,
e m´i lidh pisk vargjet e mia;
për poetin s´paska shpëtim,
se vec në pritje lind poezia.

[idem@isai]

The post Pritja – Imri Demisai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>