Akullorja – Imri Demisai
A K U LL O R J A
C´mu kujtua sonte një akullore,
e më ktheu shumë vite më parë;
ishin ditët e moshës më gazmore,
kur dhe globi sillej vetëm mbarë.
Ndricoi dielli dhe vera po afrohej,
te oborri i shkollës trëndafili celi;
sa binte zilja gjithë klasa gëzohej,
se na sillte akullore xha Vangjeli.
Nganjëherë vinte vetëm xha Jusufi,
me sheqerka nëpër kosha ngarkuër;
gomari i shkretë i hapte sytë si bufi,
nga britmat tona dukej i shqetësuër.
Pas pak erdhi vajza që unë e prisja,
me një shoqe kapur dorë për dore;
sa herë matesha një letër t´ia nisja,
e ajo erdhi vet´ të ble një akullore.
Pas pak ra zilja po ne s´e dëgjuam,
dhe me dëshirë e humbëm atë orë;
te kanali i lamë duart´ e u freskuam,
se më ishte shkrirë akullorja në dorë.
[idem@isai]
