Isuf S Hoxha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/isuf-s-hoxha/ Poezi Laberia News Tue, 05 Jan 2021 19:36:42 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Isuf S Hoxha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/isuf-s-hoxha/ 32 32 Frikacakëve – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/01/05/frikacakeve-isuf-s-hoxha/ Tue, 05 Jan 2021 19:36:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16343 FRIKACAKËVE Frikshëm përpëlitet n’shtrat pret fundin ta puthi qetë Vdekja me buzë të akullta ai...

The post Frikacakëve – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FRIKACAKËVE

Frikshëm përpëlitet n’shtrat pret fundin
ta puthi qetë Vdekja me buzë të akullta
ai shtegtarë i lodhur i përvuajtur përton
t’i shpalos fletët çastin e bukur ta kujton
si lepuri fshehur në kaçuba i shkoi jeta
la gjurmë pas vetes si pikë shurr pule
u dogj kotë e s’bëri tym as sa një cigare..

The post Frikacakëve – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku e di unë..?! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/12/24/ku-e-di-une-isuf-s-hoxha/ Thu, 24 Dec 2020 21:40:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15944 Ku e di Unë.. ?! Aty në degë,nën kurorë lisi ku bilbili në ëndërr dëneste...

The post Ku e di unë..?! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku e di Unë.. ?!

Aty në degë,nën kurorë lisi
ku bilbili në ëndërr dëneste
pse zërin i kishte vjedhë korbi
koha gatitej të varte ndërgjegjen
n’litarin kacavjerrur lidhur nyje fort
e sotmja lavire e pispillosur qeshet
e nesërmja si larvë përpëlitej
e rreth zjarrit djajtë
hidhnin vallen e bënin seks
se ngadhënjyen edhe mbi një epokë
e zotat…bënin sehir,ku di unë
fjaloseshin për tenderë,apo
orgji bënin,apo pinin drogë ?!

The post Ku e di unë..?! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në oxhak flaka nuk shuhet! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/ne-oxhak-flaka-nuk-shuhet-isuf-s-hoxha/ Sat, 05 Dec 2020 12:25:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15359 Në oxhak flaka nuk shuhet !! I leckosur me rroba të shqyera Edhe pse në...

The post Në oxhak flaka nuk shuhet! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në oxhak flaka nuk shuhet !!

I leckosur me rroba të shqyera
Edhe pse në duar mbaja lulet
E në shpin ngarkuar trastën plot
Me dashuri e amanetet e epokës
Rrugës me gropa me gjuani me gurë
Shanit,zgërdhiheni më anatemuat
Vazhdoj krenar dhe i buzëqeshur
Plagët e marra s’më dhëmbin,shërohen
Ju përdhosët ,lënduat të sotmen,të vërtetën..
Kot.. tradhtia s’mund ta shuaj flaken
E qiriut të ndezur mu në mes tunelit.

The post Në oxhak flaka nuk shuhet! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/engjelli-dhe-poeti-isuf-s-hoxha/ Wed, 25 Nov 2020 21:34:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14977 Engjëlli dhe Poeti! Mbi re kalëruar Engjëlli në tokë zbriti Qetë,qetë mu afrua ëmbël më...

The post Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjëlli dhe Poeti!

Mbi re kalëruar Engjëlli në tokë zbriti
Qetë,qetë mu afrua ëmbël më pyeti
Si i ke hallet mik,poet kush të ka lënduar
I buzëqesh ma thuaj kush të ka dërguar
Kishte me vete dy yje donte të mi jepte
Brengat e zemrës me shkëlqim të mi qepte
T’i them drejt a ta gënjeja në dilemë u vura
Çgar t’i thosha me ndërgjegjen time u zura
Engjëll është duhet t’i dinë të gjitha
Unë me vete në gjep asnjë lekë se kisha
Si qeni në zinxhir shtrënguar me kopsa pas qafe
Jetojmë o i uruar me lejo të qeras me një kafe
Si kali në luadh e litarin rreth këmbës pështjellur
Po ata s’kanë faje se Ne me vota i kemi zgjedhur
Si mace rreth sofrës po të bëhesh servil
Po të shkon pastaj fytyra e bëhesh rezil
I iku buzëqeshja për dore me mori
Shpejtoj hapin ikim drejt në qeveri
Mos u bë merak do qeshesh do gëzohesh
Si poet duhet respektuar s’lejoj të injorohesh
Mua me thonë engjëll e jo zuzar
Do i mallkoj i shndërroj në gomar
Ju luta shumë mos t’i hap ato dyer qeverish
Me dhimbsesh do futesh me pupla do dalësh pa krih
E dija e kishte gabim s’ me dëgjoi u ngut
Ngriu kokën engjëlli me te shpejt brenda u fut
Prisja tek dera dridhesha s’doja të bëhesha profet
Ta shihja engjëllin pa pupla të mrrolur s’kishte lezet
Profecia e saktë duart mbi kokë lakuriq dol
Do ankohem te Zeusi me vrap iku në Olimp!

The post Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/20/bekonate-lutem-nene-isuf-s-hoxha/ Fri, 20 Nov 2020 17:49:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14737 Bekona,të lutëm Nënë Mos ma thuaj nënë ajo gocë s’është për mua e shoh në...

The post Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bekona,të lutëm Nënë

Mos ma thuaj nënë
ajo gocë s’është për mua
e shoh në gllënjkë të ujit,
vdes ,shumë, shumë e dua.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Pa shihe,nënë ç’far vetulle ka
ani kur e luan qerpikun
mua me ndez gjakun
në mua ngjall ashikun.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Hedhja një sy lum nëna
a e sheh rrezon si hëna
sa magjishëm e hedh hapin
edhe era për te e ndal vrapin .

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Po si ke zemër mos ia ha hakun
si sorkadhe vije e shpejton trokun
shihe bre shihe si e kalëron gjokun
për te moj nënë unë lë dhe kokën

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Pa shih sa bukur e ka gdhend natyra
pa shihe se ëmbël i buzëqesh fytyra
po ku ka lule me të hijshme në fushë
vdeksha moj nënë pa se putha ne gushë.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Po shihe nën këmishë sa ju kane rritë sisat
Po si preka pakëz m’u thafshin mua gishtat
Ana bekimin bama hallall qumështin
Sa te jemi gjallë dua t’ia shter pusin.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin

Po qeshu gëzoju puthe në ballë
Kush ka këso nuse thuaj në mëhallë
Ani verës dasmën e bana ushtojnë tupanët
Nga marazi s’ke ç’u bëjmë të plasin dushmanët.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

The post Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa do të ketë në botë poetë – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/sa-do-te-kete-ne-bote-poete-isuf-s-hoxha/ Tue, 17 Nov 2020 21:46:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14674 ** Sa do të ketë në botë poetë Dashuria do rron ndër jetë Do ketë...

The post Sa do të ketë në botë poetë – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
**
Sa do të ketë në botë poetë
Dashuria do rron ndër jetë
Do ketë edhe flirte të çastit
Edhe dashuriçka të rastit
Burra e gra që sillen vërdallë
Edhe mendjen ta bëjnë dhallë
Çdo herë si ka fajet njerëzia
Pse kaq e ëmbël është dashuria
Natyra e ka fajin gjellën pse gatoj
Buzës si pritet dëshiron ta provoj.

The post Sa do të ketë në botë poetë – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lukja e kohëve tona – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/11/lukja-e-koheve-tona-isuf-s-hoxha/ Wed, 11 Nov 2020 20:35:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14489 Lukja e kohëve tona Dhimbjen e kafshove me dhëmbTek floktarja lyhesh e ngjyheshRrudhat e moshës...

The post Lukja e kohëve tona – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lukja e kohëve tona

Dhimbjen e kafshove me dhëmb
Tek floktarja lyhesh e ngjyhesh
Rrudhat e moshës me kujdes i fsheh
Kofshën ta shpalosësh në rrugë futesh

Lukja e lë vargun me shtrëngon fort dorën
Prej zemre të dyja bashkë mallkuat kohën
Kthej kokën mënjanë Ti mos të skuqesh
Deri sa hynë në makinë të nxjerrësh bukën

Buzëqeshja e turpëruar fluturon kaltërsive
Në trotuar loti Yt përplaset thyhet si kristal
I pafuqishëm murmuris vazhdoj të ec ngadal
S’bindem pse çdo kohë ta ketë Luken e vet?!

The post Lukja e kohëve tona – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kot… – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/kot-isuf-s-hoxha/ Sun, 08 Nov 2020 19:31:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14351 Kot… Kot i vesh gjarprit këmishën e besës Me rastin e parë do të helmojë...

The post Kot… – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kot…

Kot i vesh gjarprit këmishën e besës
Me rastin e parë do të helmojë
Kot…
Djallit i fale buzëqeshjen
E futeni në vallen e jetës si miq
Kot…
Prostitutës i fal zemrën
Kur e puth do i mbaj sytë mbyllur
Kot…
Bie shi në shkretëtirë
Pema s’dhuron frute
Kot…
Kot sharton ferrën
Me syth trëndafili
Gjembat si dhuratë do i kesh…
Kot…
Vajton për humbjen
Mësohu zogun që fluturon
S’do e kesh në grusht më.
Dhe jeto,jeto pa lot të fshehur
Tradhtia ka lindur me besën
Ngrohu me lindjen e diellit
Përqafo shpresën, puthe të ardhmen.

The post Kot… – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Parashikimi i motit – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/04/parashikimi-i-motit-isuf-s-hoxha/ Wed, 04 Nov 2020 22:39:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14160 PARASHIKIMI I MOTIT Folësja me gjuhën prej Kasandre e me dekolte na e parathotë motin...

The post Parashikimi i motit – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PARASHIKIMI I MOTIT

Folësja me gjuhën prej Kasandre
e me dekolte
na e parathotë motin në tv-e:
Orienti, siç pritet, na sjell vetëm cuname.

E do të lerë shumë shtëpi pa çati,
e shumë gra veshur në zi.

Dhe rritje ekonomike, për ironi, mund të ketë.

Oksidenti erërat do t’i nisë
pleksur reshje e thatësi,
Lulet do të vyshken, grunajat s’do të piqen
mjegullash me mërzi.

Veç ciganet, ah, ata
do të vallëzojnë rreth zjarrit bubulak
me stoqet e shpresës në depot e së nesërmes.

Jug-lindje, Veri-perëndim
Shtrëngata, rrebeshe, trishtim:
Degë të thyera,
Veç ti mbahu si përherë,
Lisi im!

The post Parashikimi i motit – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dialog me fatin – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/dialog-me-fatin-isuf-s-hoxha/ Mon, 02 Nov 2020 07:47:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14034 Dialog me fatin I mërdhirë me rrobat e acartë të jetës T’i flak,të shëtis në...

The post Dialog me fatin – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dialog me fatin

I mërdhirë me rrobat e acartë të jetës
T’i flak,të shëtis në qilimin e shpresës
Aty në konak t’i lë shterp gjiun vuajtjes
Të bredhja udhëkryqeve asket i vetëm.

I humbur shkretëtirës brenda ëndrrës
Puthjen t’i falja errësirës e fanar dritës
U hamenda ishin takat e saja kërcisnin
Piklat e shiut zemrës kalldrëmin çukisnin.

The post Dialog me fatin – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>