Lukja e kohëve tona – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lukja e kohëve tona
Dhimbjen e kafshove me dhëmb
Tek floktarja lyhesh e ngjyhesh
Rrudhat e moshës me kujdes i fsheh
Kofshën ta shpalosësh në rrugë futesh
Lukja e lë vargun me shtrëngon fort dorën
Prej zemre të dyja bashkë mallkuat kohën
Kthej kokën mënjanë Ti mos të skuqesh
Deri sa hynë në makinë të nxjerrësh bukën
Buzëqeshja e turpëruar fluturon kaltërsive
Në trotuar loti Yt përplaset thyhet si kristal
I pafuqishëm murmuris vazhdoj të ec ngadal
S’bindem pse çdo kohë ta ketë Luken e vet?!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
