Izet Limani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/izet-limani/ Poezi Laberia News Fri, 03 Jul 2020 20:25:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Izet Limani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/izet-limani/ 32 32 Flamur, o flamur – Izet Limani https://poezi.laberianews.com/2020/07/03/flamur-o-flamur-izet-limani/ Fri, 03 Jul 2020 20:25:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9147 Flamur, o flamur, me shtizë të mpreft në çdo gurë, në çdo kënd e në...

The post Flamur, o flamur – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Flamur, o flamur,

me shtizë të mpreft në çdo gurë,

në çdo kënd e në çdo skaj

me dorë të mbajmë përmbi kokë

me zemër të ruajmë nga çdo furtunë

për ty qajmë për ty këndojë,

me ty ngjallemi kur luftojmë.

Ti, na bënë të fortë, na trimëron

krenar kur botës me ngulm i themi:

Kush ka flamur më të bukur se ne

që nga Mesdheu gjerë n`Pirine.

Kush ka flamur më të vjetër se ne

nga kur Zoti fali këtë dhe.

Cili është atëdheu që duhet më shumë

pos i shqiponjës me çerdhën e artë

rrinë i çëndisur nga dora e vet

për mos ta mposhtë as krrajl as mbret.

Izet Limani – Shpendi

Tërrnoc i Madh, 16. 04. 2017 – 23 :57h

The post Flamur, o flamur – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur shpirti ndjehet i penduar – Izet Limani https://poezi.laberianews.com/2020/07/02/kur-shpirti-ndjehet-i-penduar-izet-limani/ Thu, 02 Jul 2020 19:17:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9141 Kur shpirti ndjehet i penduar Një ditë kur shpirti ndjehet i penduar dhe zemra i...

The post Kur shpirti ndjehet i penduar – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur shpirti ndjehet i penduar

Një ditë kur shpirti

ndjehet i penduar

dhe zemra i dëfton

se e kishte pranë

vështron me dhembje

vetmin e gatuar

e shikon veten

sa është i pafat.

Mallkon botën

sa ishte gabuar

dëshiron që koha

t’ju kthehet prapë

por kjo një ëndërr

aq shumë e lakmuar

lundron pafund

në detin e paskaj.

Lulja e pranverës

pranë pragut tënd

është fati yt

mos e lerë të shkoj!

Izet Limani

Tërrnoc i Madh, 13.12.2017 – 18:09

The post Kur shpirti ndjehet i penduar – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne ju njohim – Izet Limani https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/ne-ju-njohim-izet-limani/ Mon, 29 Jun 2020 20:31:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9062 Ne ju njohim Ju më ftuat të bëhem prehë e juaja duke menduar, se me...

The post Ne ju njohim – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne ju njohim

Ju më ftuat të bëhem prehë e juaja
duke menduar,
se me kaq mbaron msheftësia.
Na mbajtët dhunshëm në terr
deri në lindjen e diellit të nesërm
dhe
besuat se do të ecim mbrapsht.

Më detyruat shkollimin
në alfabetin tuaj.
Na shkelët
shekuj me rradhë,
duke pasuruar thesarin tuaj
me britma fëmijësh
që qanin nga dhuna.

Rrugët i gatuat
me ngjyra helmi
duke i quajtur legjendare
dhe u bëtë popull krenar
që prej kurë e vodhët historinë.

E tani,
në emër të Zotit
nëpër kishat që pinin gjak,
luteni dhe
drejtësi kërkoni,
të cilën as kujt s ja njohët.

Zoti e di,
se këtë mund ta bëjë
vetëm soji juaj.
Kthehuni në Karpate, shkoni nga keni ardhë.

Izet LIMANI
Zvicër-Gjenevë
03.12.2010

The post Ne ju njohim – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësira në mesditë – Izet Limani https://poezi.laberianews.com/2020/06/28/erresira-ne-mesdite-izet-limani/ Sun, 28 Jun 2020 19:07:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8937 Errësira në mesditë shtjerrë kujtimin e natës thërrmon shpresën duke vrarë besimin e fundit varros...

The post Errësira në mesditë – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësira në mesditë

shtjerrë kujtimin e natës

thërrmon shpresën

duke vrarë besimin e fundit

varros deshirën e kotit…

Dielli në mesnatë

ngrohë strofullën e tjetrit

ushqen burimin e vuajtjes

i rrinë karshi lotit

në terrin e pa dritë…

Zemra zgjedh ëndrrën

qoft edhe të gabuar

pëshpërit dëshirën

në librin e palexuar

që kurrë su shkrua

nga dora e pa fat…

Neve jetojmë

dhe do të jetojmë

me ate që patëm

atë qe kemi…

Izet Limani

Tërrnoc i Madh, e diel – 09. 04. 2017

The post Errësira në mesditë – Izet Limani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>