Errësira në mesditë – Izet Limani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Errësira në mesditë

shtjerrë kujtimin e natës

thërrmon shpresën

duke vrarë besimin e fundit

varros deshirën e kotit…

Dielli në mesnatë

ngrohë strofullën e tjetrit

ushqen burimin e vuajtjes

i rrinë karshi lotit

në terrin e pa dritë…

Zemra zgjedh ëndrrën

qoft edhe të gabuar

pëshpërit dëshirën

në librin e palexuar

që kurrë su shkrua

nga dora e pa fat…

Neve jetojmë

dhe do të jetojmë

me ate që patëm

atë qe kemi…

Izet Limani

Tërrnoc i Madh, e diel – 09. 04. 2017

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com