Lule Alidema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lule-alidema/ Poezi Laberia News Sun, 03 Oct 2021 16:26:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lule Alidema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lule-alidema/ 32 32 Ku shkove – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2021/10/03/ku-shkove-lule-alidema/ Sun, 03 Oct 2021 16:26:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21676 Ku shkove Shpirti ra në heshtje Vallë diçka nuk ecën tek unë Ç’është kjo që...

The post Ku shkove – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku shkove

Shpirti ra në heshtje
Vallë diçka nuk ecën tek unë
Ç’është kjo që m’trazoi shpirtin tim
Ndjej sikur më mori me vete ai lum.

Ku më dërgoi nuk e di
Një e di sa vështirë e kam pa ty
Përpiqem lumit ti gjej rrjedhë
T’ët shoh nga afër çoftë dhe vetëm njëherë.

Lum që ecën e ikën shpejt
Si t’a kthej të vetmen herë
Rrjedha lumit sa më larg që shkon
Bëhet dhimbje që nuk përballon.

Heshtja vazhdon….!
Vallë në mua gjithmonë do jetë
Ne syrin tim do’t mbesë
Portret i ëndrrës time gjer’sa t’vdes.

Lule Alidema
03.10.2021, Prishtinë

The post Ku shkove – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuratë blete – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/dhurate-blete-lule-alidema/ Sun, 05 Sep 2021 06:52:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21101 Dhuratë blete Pusho në butësinë e mendjes tuaj, mbështjellur me pelerinën e ndërgjegjies, në krahërorin...

The post Dhuratë blete – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuratë blete

Pusho në butësinë e mendjes tuaj,
mbështjellur me pelerinën e ndërgjegjies,
në krahërorin tënd prano më të mirat ëndrrat tua.

Falju ëmbëlsinë e momenteve të jetës tuaj,
fali nektarin e dashurisë,
që buron nga ajo zemër e dëlirë.

Le të hedhin ëndërrat vallen e lumturisë,
me ëmbëlsinë e nostalgjisë
Mblidhi ëndërrat tubë brenda ndjenjës sate…!

Shijo natën e gjatë të pafund
Me ëmbëlsinë e shijuar,
ushqeje mendjen e trazuar.

Mos trazo kurrë ëndrrën e bukur
Fali bashkë me gjumin
Shijo dhuratën nektar nga bleta
Ajo natë sjellë ëmbëlsi.

Falemndero bletën që zgjuarësinë e mjaltin të dhuroi,
ajo të ëmbëlsoi me ëmbëlsinë e saj,
t’a fali dhuratën më hyjnore,
nektarin për njerëzinë.

Lule Alidema
30.06.2021

The post Dhuratë blete – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më lëndo – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2020/11/04/mos-me-lendo/ Wed, 04 Nov 2020 23:11:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14180 MOS MË LËNDO Ca pika lot më rrodhën në faqe, Pse njerëzit munden të më...

The post Mos më lëndo – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS MË LËNDO

Ca pika lot më rrodhën në faqe,
Pse njerëzit munden të më lëndojnë,
Vallë pse më shumë më lëndojnë mua,
Ata njerëz që më shumë i dua.

Zemra ime është e dobët,
Shpejtë thyhet bëhet copë copë,
Mund t’i thuani çfarë të doni,
Njeriut që e do nuk ia kthen dot.

Jo gjithë janë si ty e mund të lëndojnë,
Ndryshe nga ty thyhem lehtë dhe nuk
përballoj,
Dua të behëm si ty të ta them,
Por diçka në fyt më ndalon e ngërthen.

Mos lëndo njerëz me zemër të dobët,
Sepse loti tyre ju mallkon,
Kujdes mos e lëndoni asnjëherë,
Njeriun që me zemër ju don.

Lule Alidema
03.11.2020, Prishtinë

The post Mos më lëndo – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vlerëso atë që ke… – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/vlereso-ate-qe-ke-lule-alidema/ Thu, 09 Jul 2020 08:44:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9412 Vlereso atë që ke…. Shpesh njerëzit gabojnë, nuk dijnë në kohë të vlerësojnë, mbase u...

The post Vlerëso atë që ke… – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vlereso atë që ke….

Shpesh njerëzit gabojnë,
nuk dijnë në kohë të vlerësojnë,
mbase u ik nga duart,
kthehen e kërkojnë…

E pate rreth vetes,
pse nuk e vlerësove,
apo ndoshta gabimin që bëre,
nga humbja e mësove…

Një herë të vie rreth e rrotull,
bëhu syqelë, vepro në kohë,
Po te iku nga dora,
kot veten mallkon…

Abuzove ti me të,
aspak vlerën nuk ia dite,
prandaj ajo që ke e nuk vlerëson,
ashtu siç vjen edhe shkon…

Po që ti nuk e vlerësove,
tjetër kush din të vlerëson,
prandaj vepro në kohë,
më vonë kot e kërkon…

Ikin gjërat shpesh nga dora,
pakujdesia ka një qmim,
sigurisht do t’a paguash,
me pendim- vuajtjet e tua….

Ajo çka shitet më nuk blihet,
sepse tashmë bleu dikush tjetër,
e ytja gjithmonë do mbetet,
të pajtohesh me realitetin…

Lule Alidema
07.07.2020

The post Vlerëso atë që ke… – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam lulja e këtij lloji… – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2020/06/29/jam-lulja-e-ketij-lloji-lule-alidema/ Mon, 29 Jun 2020 20:58:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9077 Jam lulja e këtij lloji… Ndaç e mirë e ndaç e keqe, ndaç e butë...

The post Jam lulja e këtij lloji… – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam lulja e këtij lloji…

Ndaç e mirë e ndaç e keqe,
ndaç e butë ndaç kryeneqe,
ndaç folë pak e ndaç folë shumë,
ky është lloji lules që jam unë…

Jam e shoqërueshme sa më s’ka,
di të qesh di të bëj shaka,
po kur lëndohem një të keqe kam,
shpërthej shpejt sikur vullkan…

Di të heshti di të dëgjoj,
di të them di të këshilloj,
e atëherë kur nuk i’a qëlloj,
di dhe falje të kërkoj…

Jam obsesive në një gjë,
punën në vend kryesorë dua ta vë,
kurr nuk ngopem duke punuar,
këtë nga prindërit kam trashëguar…

Nuk dua askënd t’a lëndoj me qëllim,
nuk është pjesë e karakterit tim,
karakteri im nuk më zhgënjen,
as atëher kur dikush dëme më bën…

Nuk ka njeri pa gabime,
gjitha falen kur janë pa pretendime,
edhe unë mund të gaboj,
por mbi gjtha imja është se ndjenja dashurie di të dhuroj….

“E GJITHA PRA ËSHTË KJO,
TRËNDAFILE PA GJEMBA ASKUND NUK KA”

Lule Alidema
28.06.2020

The post Jam lulja e këtij lloji… – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ehh sa kisha dashur… – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2020/06/24/ehh-sa-kisha-dashur-lule-alidema/ Wed, 24 Jun 2020 20:55:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8815 Ehh sa kisha dashur… Ehh sa kisha dashur, gjithë të mirkuptojmë, të ngrohemi me diellin...

The post Ehh sa kisha dashur… – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ehh sa kisha dashur…

Ehh sa kisha dashur,
gjithë të mirkuptojmë,
të ngrohemi me diellin e përbashkët,
ashtu siç meritojmë…

Ehh sa kisha dashur,
shumë mendime të gabuara t’i ndryshojmë,
t’a ndjejmë diellin,
se sa shumë na ngrohë…

Ehh sa kisha dashur,
gjithë të jemi njësoj,
asnjë ndasi, kurrë mos të egzistoj,
rrezet e diellit bashkë t’i shijojmë…

Ehh sa kisha dashur,
askund të sëmurë mos të ketë,
asnjë vuajtje mos dëgjoj,
secili njeri, diellin t’a shfrytëzoj…

Ehh sa kisha dashur,
urrejtje mos të ketë,
armiqësia pengon diellin,
t’ju shpërndaj rreze njerëzve të vet…

Ehh sa kisha dashur,
të mbretëron, gjithkund dashuria,
pa harruar kurrë,
një diell kemi të përbashkët, e gjithë NJERËZIA ….

Lule Alidema
12.06.2020

The post Ehh sa kisha dashur… – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpreso…. – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2020/06/23/shpreso-lule-alidema/ Tue, 23 Jun 2020 00:30:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8735 Shpreso…. Jeta ka sfida lloj lloj, di të prekë aty ku nuk beson, shpeshëherë të...

The post Shpreso…. – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpreso….

Jeta ka sfida lloj lloj,
di të prekë aty ku nuk beson,
shpeshëherë të bën dyshimtë,
vallë me njerëz manipulon…

Ndodhë të futë në dhembje,
ndodhë të futë në vuajtje,
po një ditë e bukur jetuar,
e bënë vuajtjen të harruar…

Po sot nuk arrite një qëllim,
të kaplon një zhgënjim,
për një çast mendje ndërrojmë,
për ditën e nesër fillojmë shpresojmë…

Shpresa ngjyrosë jetën
atëherë kur jemi të rrënuar,
fillon ngritë muret e saja,
mendimet e reja për t’i ndërtuar…

Ka ditë që ndihemi të dështuar,
ditën tjetër gjithçka ka ndryshuar,
pasi dita nga dita dallon,
duhet besuar, se shpresa në neve rron…

Sa mirë që egziston shpresa,
ne na mbanë në jetë,
na mbronë nga zhgenjimet,
që shpesh njeriu nuk i pret…

Shpreso pra shpreso,
se shpresa është vërtetë në ne,
ngjason në dashurinë që vjen,
atë ditë që nuk e pret….

Lule Alidema

The post Shpreso…. – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>