Ehh sa kisha dashur… – Lule Alidema

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ehh sa kisha dashur…

Ehh sa kisha dashur,
gjithë të mirkuptojmë,
të ngrohemi me diellin e përbashkët,
ashtu siç meritojmë…

Ehh sa kisha dashur,
shumë mendime të gabuara t’i ndryshojmë,
t’a ndjejmë diellin,
se sa shumë na ngrohë…

Ehh sa kisha dashur,
gjithë të jemi njësoj,
asnjë ndasi, kurrë mos të egzistoj,
rrezet e diellit bashkë t’i shijojmë…

Ehh sa kisha dashur,
askund të sëmurë mos të ketë,
asnjë vuajtje mos dëgjoj,
secili njeri, diellin t’a shfrytëzoj…

Ehh sa kisha dashur,
urrejtje mos të ketë,
armiqësia pengon diellin,
t’ju shpërndaj rreze njerëzve të vet…

Ehh sa kisha dashur,
të mbretëron, gjithkund dashuria,
pa harruar kurrë,
një diell kemi të përbashkët, e gjithë NJERËZIA ….

Lule Alidema
12.06.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com