Lumturije Sulejman Drenica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lumturije-sulejman-drenica/ Poezi Laberia News Fri, 15 Oct 2021 16:01:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lumturije Sulejman Drenica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/lumturije-sulejman-drenica/ 32 32 Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/isheje-dhe-do-mbetesh-e-jona-nene-lumturije-sulejman-drenica/ Fri, 15 Oct 2021 16:01:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21827 Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë Sa herë me mëndje e zemër të përmallur,...

The post Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë

Sa herë me mëndje e zemër të përmallur,
Jam kthyer muzgjeve e agimeve andej nga erdha,
Por ky fat i zi si s’mu hoq kurrë qafe,
Trupinë zvarë po ma tërheq pa mëshirë.

Ndërsa sytë e përlotër kërkojnë në largësi,
Ty të dashurën dhe të shtrenjtën toka mëm ,
Oh, zemra prej teje s’ka të ndarë as edhe një sekondë,
Shpirti të kërkonë papushim netëve të errëta pa Hënë.

Nuk e di ç’është ky fat i trishtë gjithë ndarje e dhimbje,
A thua o Zot ti na dënove , se përbuzëm vatan,
Apo haruam gjakun ,e shitëm nënë e babë,
E ma keq se s’njohim më, motrën e as vëllan..!

Ai më i dhimbëshmi është amaneti i të parëve,
Që e shkelëm e nuk e quam deri në fund,
Loti i nënës që rrjedh si krua e toka se mbanë dot,
Apo votra e shtëpisë që mbeti pa djal e vajzë.

O Zot;- përse ndarje e pikëllime e lot,
Kur ti e din mirë se ku shpirti gjen qetësi,
Ndriqoje rrugën e bekuar zogjëve shtegtarë,
Që në prehërin e nënës loke ti shërojë plagët.

Oh ky tren i pambarim,në rrugë të pakthyeshme ma treti,
Ku për ne nuk ka sa ditë e as natë me gëzim,
Ah e shtrenjna nënë,ne s’jemi kurrë të ndarë,
Ne jemi bijtë tuaj e ti je e jona nanë.!

[ Lumturije S Drenica ]

The post Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu im… – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/vargu-im-lumturije-sulejman-drenica/ Mon, 22 Mar 2021 20:53:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18476 Vargu im.. Vargu im kur mos u ndaj, Qaj stuhi e shtrëngat. Fluturo ndër fusha...

The post Vargu im… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu im..

Vargu im kur mos u ndaj,
Qaj stuhi e shtrëngat.
Fluturo ndër fusha e male,
E në çdo zemër lulëzo.

Vargu im porsi ujvarrë,
Këndoj atdheut tim pa ndal,
Nënës ,Babës dhe vilajetit,
Këndoj mjerimit të pa ngopur.

Këndoj trimit shqipes kombit,
Që fali jetën për lirinë ,
Mos haro dhe plagën e Nënës,
Atij mërgimi të pa mbarim.

Këndoj arave edhe lugjeve
Bujkut, puntorit të palodhur,
Mos haro bariun në bjeshkë,
Që çdo verë atje veron.

Ti vargu im mos u ndalo,
Këndoi jetimit që vajton,
Fukaras që shuhet ngadal,
Ah varg i dashur kur mos u ndal.

Këndo varg me vaj e gëzim,
Nëpër qiellin plotë kaltërsi,
Këndoj dhe botës të delendisur,
Që në gojë të ulkonjave ka katandisur.

Ti varg kur mos pushofsh,
Të marish frymë e të jetosh,
Mes njërzisë thellë lulëzofsh,
E bashëudhëtar ju qofsh gjithmonë!
[ Lumturije S Drenica]

The post Vargu im… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/qaj-lahut-e-mos-e-ndal-vajin-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 28 Feb 2021 10:47:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17757 Qaj lahut e mos e ndal vajin Një ditë moti në ato bjeshkë, Dol rapsodi...

The post Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qaj lahut e mos e ndal vajin

Një ditë moti në ato bjeshkë,
Dol rapsodi malsor me lahut,
Pranë një drize lartë në kodrinë,
U ul këmbëkryq në atë lëndinë.

Mor lahutën e desh me këndue,
Por shpejt mëndja iu ndryshue,
A ka zemër që këndon medet,
Kur vendin tënd e sheh të shkret.

Pa bilbila e pa thëllënza,
Ah moj bjeshkë e mjera bjeshkë,
Edhe lulet tu thanë nga anë,
Pika gjaku nga sytë pikojnë,
Qaj lahutë e mos e ndal vajin.

Mbet rapsodi shtangun vend,
Asnjë fjalë nga goja si del,
Edhe lahuta ngriu në dorë,
Zemra dhimbjen s’po e duron.

Ah moj tokë o tok arbërore,
Për ty gjaku vërshoj lumë,
Për ty shumë nana mbetën pa djalë,
E shumë jetima pa babanë,
E sot po vyshkesh e po vdes ngadalë.

Ehj shqiptar mos tu shoftë ora,
Po të therret vatani e po t’kërkon nana,
Gjaku i vëllezërve po pret lulëzim,
Varret e stërgjyshërve kërkojë qetësin,

[ Lumturije S Drenica]

The post Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja bir… – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/02/21/eja-bir-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 21 Feb 2021 10:07:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17577 Eja bir …. Shpesh dal e tretem largë o bir, Në pyll të malleve atje...

The post Eja bir… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja bir ….

Shpesh dal e tretem largë o bir,
Në pyll të malleve atje rij e pres,
Atje do më gjejsh tek çdo pemë…
Atje ku era tërbimin e saj ndalon .

Shpesh herë dal, e rruga më çon në det,
Në ato brigje ku rreh dallga pa pushim,
Atje do më gjesh si shkëmb ndër shekuj o bir,
Mallet tek më gryejnë shpirtinë e shërim s’po gjejnë.

Ti eja bir në mundësh,se u lodha duke prit,
Shtëpia s’më mbanë mbrenda,më duket se po më zen,
Më ngelën sytë nga rruga,e askund s’po të shohë
Më duket se kometa gjithë rrugët i ka prish.

Shpesh dal e tretem,tretem atje larg,
Në pyllin e malleve, atje ndër korije…
Në atë ëndërr të pafund,në atë mister…
E flasë mesnatave me yjet e qiellit.

Eja bir ,eja e mos u vono se koha s’pret,
Aty ku u ndamë për t’fundit herë ,mbolla një lis,
E atje dal e të pres çdo ditë.o bir,o dritë e syve të mij,
O mallë që shpirtin ma ngroh me rrezet e tua!

[ Lumturije S Drenica ]

The post Eja bir… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesnatave pa yje…! – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/mesnatave-pa-yje-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 10 Jan 2021 17:57:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16474 Mesnatave pa yje…! Malli i zemrës më mban të zgjuar, Seç e pret,pret dritën të...

The post Mesnatave pa yje…! – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesnatave pa yje…!

Malli i zemrës më mban të zgjuar,
Seç e pret,pret dritën të shuhet,
Ndërsa ëndrra në cep e trembur ,
Po e pret vargun që të shkruhet.

Hëna pa yje në këtë qiell dimri,
Lëshonë rreze në pashuar,
Ndërsa i shpresës sy vështrimi,
Largë vëshrton i përmalluar.!

Shpresë e mallë më kanë mbrthyer,
Edhe pse vonë është pasmesnatë,
Ndoshta zgjuar je ,edhe ti moj nënë,
E dritën e Hënës po vështron pas dritares.

Po vështron me sy lart nga qielli,
Po kërkon at yllin tonë magjeps,
Që gjithmonë pranë Hënës rinte,
E kur vetëm mesnatave se linte.

Nëpër qarkunë e pafund të gjithësisë,
Në atë dritën e lodhur të Hënës së dimrit,
Dil e prit Nënë mallinë e shpirtit tim të lodhur,
Që të kërkon mesnatave pa yje,e në gjumë nuk bie..!
[ Lumturije S Drenica ]

The post Mesnatave pa yje…! – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çu bë kështu… – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/cu-be-keshtu-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 15 Nov 2020 10:43:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14623 Çu bë kështu… Dita dhe nata shtrënguan dorën njëra – tjetrës , U ulën këmbëkryq...

The post Çu bë kështu… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çu bë kështu…

Dita dhe nata shtrënguan dorën njëra – tjetrës ,
U ulën këmbëkryq e shtruan kuvend,
E pabesueshme por e vërtetë,
Qu bë kështu e gjora motër ,gjithëçka e pabesë.

Jashtë dëgjohet vetëm era që fryn ,
Vjeshtës tek po ja thyen heshtjen mizore,
E qetësinë e kësaj mesnate të trishtë,
Vetëm zëri i mekur i kukuvajës e prish.

Ndërsa ëndrrat kanë frikë ,kanë fshehur kokën,
Kurse shpresa qëndron zgjuar duke pritur pakës dritë,
Me sytë drejt atij horizonti të largët duke vështruar ngelëm,
Duke ju lutur hënës e yjeve për të na bërë pakës shoqëri.

Oh; – Natën e mirë mesnata ime bashkëudhëtare,
Edhe sonte asnjë lajm nga heshtja mizore,
E nesërmja le të vijë pa lotë e dhimbje me dritën e agimeve ,
Ti jape jetë e gjallëri kësaj bote të mbëthyer në trishtim!
” Lumturije S Drenica “

The post Çu bë kështu… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e lini nënën pa fëmijë – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/11/05/mos-e-lini-nenen-pa-femije-lumturije-sulejman-drenica/ Thu, 05 Nov 2020 21:15:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14218 Mos e lini nënën pa fëmijë Eja bir pranë gjyshit tënd, Du dy fjalë për...

The post Mos e lini nënën pa fëmijë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos e lini nënën pa fëmijë

Eja bir pranë gjyshit tënd,
Du dy fjalë për me ti thanë,
Se je gjak i gjakut tim,
Jeni e ardhmja e vatanit tonë.

Je shqiptar me qindra vjet,
Mbaje me nder emrin që ke,
Kur mos shit nder e vatan,
Se haram ta bënë gjirinë ajo nanë.

Ruaje gjuhën edhe zakonin,
Dhe flamurinë simbolin e kombit,
Mos lejoni t’ju nënkëmb askush,
Se ju mallkojnë varret e t’parëve.

Me të pabesin kur mos qaj hallë,
Mik tradhtarinë kur mos e bëjë,
Me armikun mos shro sofër,
Por jepi plumb se t’ka vra vëlka e motër.

Amanet bir po va lejë,
Mos haroni kur atdhen,
Mos e lini nënën pa fëmijë ,
Se pa ju nuk ka Shqipni !

. [ Lumturije S Drenica]

The post Mos e lini nënën pa fëmijë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/10/14/une-dhe-mesnata-lumturije-sulejman-drenica/ Wed, 14 Oct 2020 15:56:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13507 Unë dhe mesnata Edhe sot dita iku e lodhur dhe e mërzitshme, Ra muzgu nga...

The post Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe mesnata

Edhe sot dita iku e lodhur dhe e mërzitshme,
Ra muzgu nga anë me atë hijen e tij të rëndë,
Mesnata erdhi ngadalë pa zhurmë e heshtur ,
Të heshtura janë edhe rrugët e qytetit mbarë.

Gjithçka në gjumë ka rënë e po fljenë ,
Por mua s’më mbydhen sytë e as gjumi s’më zë dot,
Po vështrojë ti moj hënë andej ku në të vona po del,
Duke udhëtuar shtruar e qetë nëpër yje gjithë bukuri.

Mua një ankth më ka mbërthyer e zemrën po ma drithëron,
Me mijëra e mijëra mendime më vlojnë papushuar në gji,
O Zot të lutem ma qetëso shpirtinë ashtu siç dinë veç ti,
E na shpëto nga hijet e zeza të mesnatës së trishtuar.

Oh; – moj e bukura Hënë, ku më je sot në këtë mesnatë,
Të lutem eja sotë pranë meje e mos u vono shumë,
Pa ty e pa shkëlqimin e yjeve i shëmtuar më duket qielli
Eja të lutem hënë e këtë mesnatë të zezë ma ndriço..!
[ Lumturije S Drenica ]

The post Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh;-ju të largëtat largësi përsëri na ndani – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/09/26/oh-ju-te-largetat-largesi-perseri-na-ndani-lumturije-sulejman-drenica/ Sat, 26 Sep 2020 22:01:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12789 Oh; – ju të largëtat largësi përsëri na ndani Si dje ashtu edhe sot dhe...

The post Oh;-ju të largëtat largësi përsëri na ndani – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh; – ju të largëtat largësi përsëri na ndani

Si dje ashtu edhe sot dhe prapë nesër,
Oh; – ju të largëtat largësi përsëri na ndani,
A do të vinë ndonjëherë ndonjë shpëtimtarë si në ëndërr,
Ti shuaj këto lagësitë e dhimbjeve e të na gëzoj zemrën.

A do të na qeshe fytyra ndonjëherë si dikur..?
Në këtë shpirtë të përvëluar me lot gëzimi.!
A do mundet ti ndalojmë akrepat e orës në vënd..?
E në vënd të kësaj dhimbje që na kalpon të sjellim lumturinë.

A do të vinë serish koha vallë të mbildhemi rreth sofrës së bashku,
T’ja themi këngës gëzim plotë e të hedhim valle të gjithë tok,
E kullave tona krenare t’va sjellim ndriqimin si dikur,
Ku dhe hëna me gjithë yjet bashkë bëhej kureshtare.

Ah; – kjo largësi e largët shpirtim po ma tret ngadalë,
Gjithëçka e shëmtuar dhe e palezet më duket përçark,
Vitet në kalim rënd po rëndojnë përmbi supet tona,
Edhe jeta po hik e venitur ,me shumë lotë e me pak gëzime..!

[ Lumturije S Drenica]

The post Oh;-ju të largëtat largësi përsëri na ndani – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrinte vasha e menduar – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/09/13/rrinte-vasha-e-menduar-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 13 Sep 2020 09:27:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12380 Rrinte vasha e menduar Bregut t’detit të valëzuar, Rinte vasha e menduar, Larg vështrimin kishte...

The post Rrinte vasha e menduar – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrinte vasha e menduar

Bregut t’detit të valëzuar,
Rinte vasha e menduar,
Larg vështrimin kishte tretur,
Tek perëndonte i bukuri diell.

I flet detit e u fletë valëve,
Fjalët i ngrihen përmbi buzë,
Thellë në shpirtë ka një mallë
Zemra i qanë ditë e natë.

Kur marr frymë e kur festoj
Ty atdhe gjithmon të kujtoj,
Më mungon e të mungoj,
Ti zemrës time i sjell pranverë

Ky mërgim po banë kërdinë,
E ka nda për t ‘gjallë gjithë njerzinë.
Pasuria va ka lujtë mend,
Janë gjer botës ,tuj lanë të shkret atdhen.

Tanë kjo botë syt nuk mi mbush,
Nuk kam gëzim pa ty vatan,
S’ka dhuratë që më lumturonë,
Kur në dhe të huaj shpirti më vuan.

Bregut të detit plotë valë – valë
Rri e pres zogjtë shtegtatë,
Por askush një lajmë s’ma sjellë,
Sytë më mbetën nga ty atdhe.
“Lumturije .S .Drenica “

The post Rrinte vasha e menduar – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>