Oh;-ju të largëtat largësi përsëri na ndani – Lumturije Sulejman Drenica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Oh; – ju të largëtat largësi përsëri na ndani

Si dje ashtu edhe sot dhe prapë nesër,
Oh; – ju të largëtat largësi përsëri na ndani,
A do të vinë ndonjëherë ndonjë shpëtimtarë si në ëndërr,
Ti shuaj këto lagësitë e dhimbjeve e të na gëzoj zemrën.

A do të na qeshe fytyra ndonjëherë si dikur..?
Në këtë shpirtë të përvëluar me lot gëzimi.!
A do mundet ti ndalojmë akrepat e orës në vënd..?
E në vënd të kësaj dhimbje që na kalpon të sjellim lumturinë.

A do të vinë serish koha vallë të mbildhemi rreth sofrës së bashku,
T’ja themi këngës gëzim plotë e të hedhim valle të gjithë tok,
E kullave tona krenare t’va sjellim ndriqimin si dikur,
Ku dhe hëna me gjithë yjet bashkë bëhej kureshtare.

Ah; – kjo largësi e largët shpirtim po ma tret ngadalë,
Gjithëçka e shëmtuar dhe e palezet më duket përçark,
Vitet në kalim rënd po rëndojnë përmbi supet tona,
Edhe jeta po hik e venitur ,me shumë lotë e me pak gëzime..!

[ Lumturije S Drenica]

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com