Marjeta Shatro - Rrapaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/marjeta-shatro-rrapaj/ Poezi Laberia News Fri, 22 May 2020 18:24:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Marjeta Shatro - Rrapaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/marjeta-shatro-rrapaj/ 32 32 Heshtja flet – Marjeta Shatro – Rrapaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/heshtja-flet-marjeta-shatro-rrapaj/ Fri, 22 May 2020 18:24:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6790 Heshtja flet Ndonjëherë heshtja nuk rri dot pa folur. Ajo flet për ne. Flet për...

The post Heshtja flet – Marjeta Shatro – Rrapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtja flet

Ndonjëherë heshtja nuk rri dot pa folur.
Ajo flet për ne.

Flet për krijesat-fantazmë
që shtiren se jetojnë.

Flet për ata pak të gjallë
që gjallojnë në mesin e ditës.

Flet për të dashurit
që nuk dinë të dashurojnë.

Flet për ëndërrimtarët
që ëndërrojnë natën vonë.

Flet për fitimtarët
që nuk njohin trishtim.

Flet për të dështuarit
që nuk njohin gëzim.

Flet për ty e mua
që nuk dimë të heshtim.

Se shkruajmë në heshtje,
por heshtja flet për të gjithë.
Marjeta Shatro Rrapaj

The post Heshtja flet – Marjeta Shatro – Rrapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranverë?! – Marjeta Shatro – Rrapaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/pranvere-marjeta-shatro-rrapaj/ Sun, 26 Apr 2020 12:34:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4978 Pranverë?! Pranverë që i fshehet vetes. Prej qerpikëve të syve pranverorë pikon vesa e ëndrrave...

The post Pranverë?! – Marjeta Shatro – Rrapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranverë?!

Pranverë që i fshehet vetes.
Prej qerpikëve të syve pranverorë
pikon vesa e ëndrrave të prillit
e rrjedh faqeve të trëndafilta të qershive të egra.
Njom buzët e etura prej natës
dehur prej puhizës së shpirtit,
e padukshmja shpërndan grimca misteri
e në ajër ndihet aromë lulesh.
Jeta në ekzaltim përtejreve
të qiellit të tejdukshëm shndërrohet
si stina që harbohet me drithërima
prej përkuljes së dritës mbi bukuri ëndërrore
e filizi i frymëzimit rritet mbi pllajat e pashkelura të mendimit,
nën ritmin e përjetimeve ndryshe
të përthithjes së formave të blerimit
për të dalë jashtë lëkurës ,
prej gjirit të butë të tokës
ku fryma e delirit për jetën bëhet muzë,
e brishtë pafundësisht e bukur
në krahët e pasionit hipnotik tjetërsohet
e sundon magjepsjen e heshtjes
si reflektim i ndjenjës së zjarrtë
nën shoqërinë e fjalëve të shpirtit.
Marjeta Shatro Rrapaj

The post Pranverë?! – Marjeta Shatro – Rrapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kalimtarë – Marjeta Shatro – Rrapaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/kalimtare-marjeta-shatro-rrapaj/ Mon, 20 Apr 2020 20:00:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4653 Kalimtarë Kalimtarë të trishtuar luginës së lotëve, të globit rrotulluar gjer në dhimbje, ku qielli...

The post Kalimtarë – Marjeta Shatro – Rrapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kalimtarë

Kalimtarë të trishtuar luginës së lotëve,
të globit rrotulluar gjer në dhimbje,
ku qielli varet mbi ne
e dita venitet,
ku njerëzit psherëtijnë e largohen.
Helmuar ditët e kufizuara
e sotmja diçka ndryshe nga dje
të gjithë do të shkojnë te të parët,
në shtratin ku vdekja fle.
Kur muzgu të zgjatë lamtumirën
e nata të ngushëllohet në ecje,
skajeve të errëta të qiejve!

The post Kalimtarë – Marjeta Shatro – Rrapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>