September 15, 2026

Heshtja flet – Marjeta Shatro – Rrapaj

Marjeta Shatro - Rrapaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Heshtja flet

Ndonjëherë heshtja nuk rri dot pa folur.
Ajo flet për ne.

Flet për krijesat-fantazmë
që shtiren se jetojnë.

Flet për ata pak të gjallë
që gjallojnë në mesin e ditës.

Flet për të dashurit
që nuk dinë të dashurojnë.

Flet për ëndërrimtarët
që ëndërrojnë natën vonë.

Flet për fitimtarët
që nuk njohin trishtim.

Flet për të dështuarit
që nuk njohin gëzim.

Flet për ty e mua
që nuk dimë të heshtim.

Se shkruajmë në heshtje,
por heshtja flet për të gjithë.
Marjeta Shatro Rrapaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com