Merita Çyrbja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/merita-cyrbja/ Poezi Laberia News Thu, 22 Apr 2021 19:41:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Merita Çyrbja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/merita-cyrbja/ 32 32 Jeto tani… – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2021/04/22/jeto-tani-merita-cyrbja/ Thu, 22 Apr 2021 19:41:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19222 Jeto tani….. Nëse mund të jetoja edhe njëherë tjetër, nuk do të jem më perfekte,...

The post Jeto tani… – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jeto tani…..

Nëse mund të jetoja edhe njëherë tjetër,
nuk do të jem më perfekte,
për sy të botës…
(Sa gjëra që kam dëshëruar s’kam bërë….)
Nuk do të më gjejnë ata që rrokullisin fjalë…..
Do të jem,
në majë të malit ku përqafohen retë,
me diellin në perëndim, për të puthur horizontin…
Do të ec zbathur barit me vesë si rruzuj diamantësh,
duke mbledhur lulekujtesat herbariumit…
Ngjyrave stinore nga pranvera në vjeshtë.
në fole dallëndyshesh do më zerë më pas gjumi…
Vetëm, në kafenetë buzë rrugës ulur me të panjohur,
me të qeshurën çlirimtare syve të rastësishëm e të pangopur…
Të dashur, të njëjtin do kisha zgjedhur…
Të kohës së ikur,për kohën e mbetur…
“Nëse”…Askush se ka gjetur …
Jeto tani… i thashë ëndërrvetes……

MERITA ÇYRBJA

The post Jeto tani… – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos kthe sytë – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/12/13/mos-kthe-syte-merita-cyrbja/ Sun, 13 Dec 2020 19:04:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15703 MOS KTHE SYTË … Një lypës vdiq prej ftohtit mbrëmë, ai i paemri i kësaj...

The post Mos kthe sytë – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS KTHE SYTË

Një lypës vdiq prej ftohtit mbrëmë,
ai i paemri i kësaj bote mizore,
i mbështjellë mes rraqesh në një skutë
si iriq i dimnit, pa strehë dimërore….

Ti, mos kalo i heshtur, mos largo sytë,
në mundesh sado pak, zgjati dorën.
Ajo pak e jotja ndoshta i bën dritë,
n’errësirën e kobshme duke numëruar orët…..

Uratën t’jep me sytë lart, nga ftohti lotuar,
përtyp dridhshëm nji çapë bukë të thatë,
shtrëngon n’turp kurmin e tij t’vobektë,
Ç’ka mbetur.. i rreh veç zemra e ngratë…..
MERITA ÇYRBJA 2018

The post Mos kthe sytë – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pusi anës fshatit – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/11/10/pusi-anes-fshatit-merita-cyrbja/ Tue, 10 Nov 2020 20:12:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14419 PUSI ANËS FSHATIT Pusit ujëftohtë, mblidheshin dikur vajzat, pëshpëritnin sekrete për djemtë. Aty ndaleshin nuset...

The post Pusi anës fshatit – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PUSI ANËS FSHATIT
Pusit ujëftohtë,
mblidheshin dikur vajzat,
pëshpëritnin sekrete për djemtë.
Aty ndaleshin nuset e reja,
përgjumësh, për tu kthyer shpejt.
Ndrikullat rrethonin pusin e thellë,
gojëliga e zeherr.
Ndonjë burrë në të rrallë,
ndalej të freskohej me kalë.
Djemtë dashuruar,
fshiheshin nën pemë,
kur vajzat nisnin qeshnin,
freskonin të bardhat këmbë.
Çupa…..!!! Thërrisnin nënat.
Ç’bëni moj është turp!
O nënë, ja erdhëm……
kova ra në pus….MERITA ÇYRBJA 2017
(frymëzim nga motivet popullore)

The post Pusi anës fshatit – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh moj vallja shqiptare – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/10/23/oh-moj-vallja-shqiptare-merita-cyrbja/ Fri, 23 Oct 2020 19:49:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13733 OH MOJ VALLJA SHQIPTARE Oh moj vallja shqiptare, herë je e rëndë,herë je e lehtë,...

The post Oh moj vallja shqiptare – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
OH MOJ VALLJA SHQIPTARE

Oh moj vallja shqiptare,
herë je e rëndë,herë je e lehtë,
e nis rrethin ëmbël gjeraqina,
vazhdon vrullshem një skifter.

Duket sikur buçet dhe mali,
dritë e diellit mahnitet,
më vonë sikur thyhet shkëmbi,
borë e shkrirë ku të fshihet.

Oh kjo vallja shqiptare,
shkumbë deti, ngrohtë fushe.
dridhet shamia qafës djalit,
i fshin vajzës aromë gushe.

Kush nga ne nuk të kërceu,
me harenë mbushur dasmorë,
kur me miq rakinë e pimë,
herë me iso, herë shqiponjë MERITA ÇYRBJA

The post Oh moj vallja shqiptare – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur flet një nënë – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/10/15/kur-flet-nje-nene-merita-cyrbja/ Thu, 15 Oct 2020 21:21:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13546 KUR FLET NJË NËNË Kur flet një nënë, kurrë nuk i thotë të gjitha. Fsheh...

The post Kur flet një nënë – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR FLET NJË NËNË

Kur flet një nënë,
kurrë nuk i thotë të gjitha.
Fsheh lodhjen e duket si flutur,
fsheh hidhërimin e duket e lumtur.
Fsheh pikën e lotit,
thotë më ra kripa.
Fsheh netët e errta
shikon veç tek drita.
Zëri i nënës,
i ngjan korit të engjëjve
I ëmbël , i lehtë ,i ngrohtë,
me fjalë që rrjedhin nga zemra,
burimi i saj i fshehtë…..
….Kur flet një nënë …..
bijtë nuk kanë moshë…..MERITA ÇYRBJA

The post Kur flet një nënë – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/10/03/iken-bijte-iken-merita-cyrbja/ Sat, 03 Oct 2020 08:02:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13032 IKËN BIJTË IKËN!…. Ajo baltë e hidhur më shijoka mjaltë, ato pellgje mbushur mu dukërkan...

The post Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKËN BIJTË IKËN!….
Ajo baltë e hidhur më shijoka mjaltë,
ato pellgje mbushur mu dukërkan të artë,
ai mur i vjetër më ngjaka kështjellë,
arën e braktisur askush se ka mbjellë….

Veç pleqtë kanë mbetur,heshtje nëpër rrugë,
bosh oborri i shkollës, si gumëzhinte dikur.
O mërgim i egër, varfërise ikëm me pahir,
kthehemi sa rrallë, për keq e për mirë.

Kështu qenka kjo jetë e jotja dhe e imja,
malli digjka zemrën shkon veç tek vendlindja.
Rrugës në të dalë më rrënqethi një këngë:
Ikën bijtë ikën,…kurbet qënke i rëndë……MERITA ÇYRBJA

The post Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjenje memesie – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/09/25/ndjenje-memesie-merita-cyrbja/ Fri, 25 Sep 2020 17:47:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12720 NDJENJE MEMESIE E pyeta Token nje here mengjezit, Kush jane ditët e tua më të...

The post Ndjenje memesie – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDJENJE MEMESIE

E pyeta Token nje here mengjezit,
Kush jane ditët e tua më të ëmbla?
Me ktheu faqen e butësisht më tha:
Kur vajzat lindin e bëhen nëna!

Çapkenet e qeshura marrin tjeter drite,
embelsohen,fryhen ngadale si brumi i mire,
brenda vetes nisin te ndjejne memesine,
gjinjte u forcohen per qumeshtin qe do vije.

Me perkedheli Toka me dashuri prinderore,
kam kaq shume bij,edhe une jam nene,
faqen e bute ktheu tek niste pershendetje,
here tek vellai Diell,here tek motra Hene. MERITA Ç

The post Ndjenje memesie – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje femije diku… – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/nje-femije-diku-merita-cyrbja/ Thu, 17 Sep 2020 18:56:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12456 NJE FEMIJE DIKU….. Kush shiun e reve ka te vetmin uje, kush urine pyet, pse...

The post Nje femije diku… – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJE FEMIJE DIKU…..

Kush shiun e reve ka te vetmin uje,
kush urine pyet, pse vjen tek une,
kush gjirit te nenes i iken pa buje,
nje femije i varfer, globit diku…..

Kush boten sheh me ngjyrat e ylberit,
kush qiellit fluturon me nje tollumbace,
kush mahnitet me udhen e kermillit,
nje femije kudo, qe s’njeh ngjyrat ne faqe….

Nje femije ngado s’kupton luftrat e kota..
si buzeqesh ai sot ,neser do te jete bota… (MERITA ÇYRBJA)

The post Nje femije diku… – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shalli i Nënës – Merita Çyrbja https://poezi.laberianews.com/2020/09/11/shalli-i-nenes-merita-cyrbja/ Fri, 11 Sep 2020 20:14:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12328 SHALLI I NENES Sa herë hap sirtarin,të shoh e më vijnë lot, ty shall i...

The post Shalli i Nënës – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHALLI I NENES

Sa herë hap sirtarin,të shoh e më vijnë lot,
ty shall i leshtë të përkëdhel lehtas me dorë.
Aromën që përhap s’ka dyqan të ma shesë,
profum qe nuk gjendet askerkund ne bote.

Eshtë aty akoma aromë e nënës sime,
kur krahëve e hidhte në ditët me fresk,
sa herë ndihem keq e për ty kam nevojë,
marr shallin e shtrëngoj, mallin dot se heq.

Mbyll sytë e me shfaqet vizioni yt i shtrenjtë,
kur derën e oborrit me hapje me nxitim,
më mbuloje krahët me shallin tënd të ngrohtë,
me dorën rreth belit e sytë plot shkëlqim.

Ohhhh… ky shall i butë me aromën tënde,
do të jetë sekreti i te gjithë ditëve të mia,
do ti susurroj embel kur të jem e lumtur,
do me jete ne krahe në ditë të këqija.(2016, Merita Çyrbja)

The post Shalli i Nënës – Merita Çyrbja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>