Ikën bijtë ikën…!- Merita Çyrbja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

IKËN BIJTË IKËN!….
Ajo baltë e hidhur më shijoka mjaltë,
ato pellgje mbushur mu dukërkan të artë,
ai mur i vjetër më ngjaka kështjellë,
arën e braktisur askush se ka mbjellë….

Veç pleqtë kanë mbetur,heshtje nëpër rrugë,
bosh oborri i shkollës, si gumëzhinte dikur.
O mërgim i egër, varfërise ikëm me pahir,
kthehemi sa rrallë, për keq e për mirë.

Kështu qenka kjo jetë e jotja dhe e imja,
malli digjka zemrën shkon veç tek vendlindja.
Rrugës në të dalë më rrënqethi një këngë:
Ikën bijtë ikën,…kurbet qënke i rëndë……MERITA ÇYRBJA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com