Mitrush Kuteli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mitrush-kuteli/ Poezi Laberia News Sat, 09 May 2020 14:41:05 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mitrush Kuteli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mitrush-kuteli/ 32 32 Poemë Kosovare – Mitrush Kuteli https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/poeme-kosovare-mitrush-kuteli/ Sat, 09 May 2020 14:40:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5848 POEMË KOSOVARE Jam shqiptar e kosovar: Zot e krenar, -Zot e bujar- mbi këtë Dhé,...

The post Poemë Kosovare – Mitrush Kuteli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POEMË KOSOVARE

Jam shqiptar e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar- mbi këtë Dhé,
që e kam fe e përmbi fe:
e kam Vatan! E kam Atdhe!
Qe gjysh e stërgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithmonë!
Ti shkja thrret, ti shkja bërtet, gjer lart në retë:
se jam barbar.
Jo, s’ jam! si bërtet ti, si buçet ti, ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua, lirinë e dua,
e s’ dua zot mbi mua.
Se jam këtu kur s’ kish njeri,
kur s’ kish kufi as fqinjëri, as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mali i Zi ish Iliri:
Kur nga një det në tjatrin det isha zot vetë!
Unë jam këtu, këtu e do të jem -denbabaden-,
sa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri.
Mitrush Kuteli

The post Poemë Kosovare – Mitrush Kuteli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>