Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

POEMË KOSOVARE

Jam shqiptar e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar- mbi këtë Dhé,
që e kam fe e përmbi fe:
e kam Vatan! E kam Atdhe!
Qe gjysh e stërgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithmonë!
Ti shkja thrret, ti shkja bërtet, gjer lart në retë:
se jam barbar.
Jo, s’ jam! si bërtet ti, si buçet ti, ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua, lirinë e dua,
e s’ dua zot mbi mua.
Se jam këtu kur s’ kish njeri,
kur s’ kish kufi as fqinjëri, as shkja të zi.
Se jam këtu kur Mali i Zi ish Iliri:
Kur nga një det në tjatrin det isha zot vetë!
Unë jam këtu, këtu e do të jem -denbabaden-,
sa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri.
Mitrush Kuteli

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com