Musa Jupolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/musa-jupolli/ Poezi Laberia News Sun, 23 Aug 2020 16:17:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Musa Jupolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/musa-jupolli/ 32 32 Bisedë me Piktorin – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/bisede-me-piktorin-musa-jupolli/ Sun, 23 Aug 2020 16:17:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11508 Musa Jupolli Bisedë me Piktorin Ne breg-det shohim larg, në brg-oqean ka shumë dallgë Biarritz...

The post Bisedë me Piktorin – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Bisedë me Piktorin

Ne breg-det shohim larg, në brg-oqean ka shumë dallgë
Biarritz e Sarandë oqean e det, veç se atje është Jon i joni
Roman që lexohet me nota jete, derë e dritare për rreze
Dielli është po ai, veç një buzëqeshje e ka më shumë atje
Edhe det edhe oqean, edhe derë edhe dritare për pamje

Vallë Atdheu si mendon, a ka liri shpirti, a ka fjala peshë
E njeriu ynë e di ç’është liria, apo shkilet e fare nuk përfillet
I hapë derë i hapë dritare fanatizmit, fetarizmit për dehje
Që mikun ta bëjë armik e armikun shekullor ta bëjë mik

Atdheu , një mal me simbole, lisa të gjatë me metaforë
Plagë e krijiusit, e poetit që nuk di t’ia pikturojë shpirtin
E thirra piktorin për ndihmë ! Ja ç’më tha, flas me fjalen
Folni me gjuhën e shpirtit që pastaj t’a piktiroj, më tha ai
Piktori, brusha e të cilit pikonte lot mbi ngjyrat e LIRISË

Lirinë nuk ua sollën komandantet me «myhyre» salloneve
Jo, jo, ata janë shkelsit e sofrës suaj, nuk e donë lirinë
I tremben fjalës së lirë, i tremben pikturës, nuk besojnë
Po shkruama shpirtin e Atdheut që ta pikturoj At-Mëmësi
Nga lindja e deri sot mos e le një presje mangut të historisë

Biarritz, gusht 2020

The post Bisedë me Piktorin – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/tuzi-shenjtesia-e-arberise-musa-jupolli/ Sun, 21 Jun 2020 11:31:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8640 Tuzi, shenjtësia e Arbërisë U riktheva nga Londra…Berlini e Parisi me pyetën Tuzi i Dedë...

The post Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tuzi, shenjtësia e Arbërisë

U riktheva nga Londra…Berlini e Parisi me pyetën
Tuzi i Dedë Gjo Lulit « mapat » na i dridhi në tempujtë
E kalkulimeve të gabuara, hiq më pak në fajësi osmanlie
Tuzin e përqafoi freskia e një vargu n’ekzil të mërgatës
Ku as « myhyr » as « tampon », nuk e dridhën Malësinë
Qiellit i mora ngjyrën për shkrime, sy, vetulla, ball, buzë mjalti
Një « qafore » me Flamur kombëtar, pranverë me një zë
Nuk ka lule që nuk ujiti loti ynë, në shpirtin tënd të dhimbjeve
Ti Atdhe ! Deri në faqën e fundit, deri në plagën e mbramë
Vetëm Ti Atdheu ynë i Dardanisë mund ta bësh
BASHKIMIN KOMBËTAR
Dje, sot e për t’ardhmën, në kohë të vështira, në kohë të bukura
Sikur dallgët e detit buqet shpirti ynë, tokë e mbushur me mitologji
Me emra të mëdhenjë, me emrin Gjergj Kastrioti, e fill pas një Pjetër
Një de Redë, Naim, Fishta e Bulka n’filozofi që derdhet në faqet e letrave
Mu si lumi, mu si loti n’Oqeanin tënd të pa kufi
Plagë e vjetër, plagë e re , është kohë për shërim
Tuzi e tha, Dardania, e gjithë Arbëria flasin me një gjuhë !
_________________
Berlin-London- Paris

Musa Jupolli

The post Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/05/14/na-fale-ulqin-adriatik-e-jon-musa-jupolli/ Thu, 14 May 2020 17:50:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6153 Na falë Ulqin, Adriatik e Jon Dhimbjet dhe malli na janë shtuar Nuk mund të...

The post Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na falë Ulqin, Adriatik e Jon

Dhimbjet dhe malli na janë shtuar
Nuk mund të vijmë kësaj vere
Mërgata ka lotin e gatshëm
Se vetëm atje ndihemi të hareshëm
Do të na mungojnë edhe fjaltë e ëmbla
Këtë vit nuk e kemi risk harmoninë as buzëqeshjën !

Ulqin

Sa m’vinte gjumi n’sy
Nuk deshta t’më gënjej ,
Bukurinë e Ulqinit
Me peshkun e artë mbështjellur në folje,
E simjet, simshekuj
Gjeta emrin e gravuar
Në kujtesë të një fotografie bardh’e zi ,
Dashurinë e ndaluar në pëllazgishtën time,
Hë Herodot, aty ku t’u ndal dora
Gëllëngë ulliri zërin në fyt ma liroj ,
N’atë lum(ë) Buna n’det
N’mjaltë e n’krip loti m’pikoj ,
Ulcinjumët më thanë :
Rrisk e ke penën n’dorë ,
Nëse kjo tokë nuk është parajsë
Dora mu thaftë ✍

The post Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/dardani-e-flamur-gjysem-shpirt-te-arberise-musa-jupolli/ Sat, 02 May 2020 07:42:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5346 Musa Jupolli Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë Në shtatë palë majë bjeshke arbërore...

The post Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë

Në shtatë palë majë bjeshke arbërore valonte një Flamur,
Shtatë shekuj tej Dhjatës së Vjetër qëndisur me mëndafsh
Nuk ka cep t’Atdheut që nuk e përkdheli, që nuk e përqafoi
Nuk ka libër të shenjtë me shkronja ari që nuk e shkroi
Nuk ka legjendë, as mitologji që nuk foli për Ty O Flamur
Kur e muar Gjergj Kastrioti në duar, puthi dhé e puthi Flamur
Dardani, po të flas me ngjyrën e gjakut, me shqiponja në dëshmi
Ti e di se nuk pat stuhi as pushtues që t’varrosi dashurinë e Flamurit
Deri në ditët e sotme, të këtij vjeçari me këtë poltikë të « bijëve » tu
Me këta maskarenjë që thirrën n’emër të popollit, n’emrin tënd
Jo për dashni, as për histori, veç për më të shëmtuarën tradhëti
Kjo politikë e ashpër e hileqare Flamurin e jetës shqiptare e varrosi
Më nuk dijmë si të thërrasim për Festën e Madhe të thyer në mes
Emri yt shkruar nëpër mure të vjetra t’Romës e Konstatinopolit
Në çdo bibliotekë të «ndryme» emri yt nga gjelozia ruhet
Bota pyeti ç’është BESA SHQIPTARE, e thënë e shkruar n’libra t’moçme
Kjo e veçantë bukri shpirti lindi po atë n’atë kohë kur edhe Flamuri
Dardani, sot nuk dijmë në çka të betohemi, Flamur nuk kemi
Himnin e fshinë si mos t’ishte fare, Besa ka «ikur» është « ndry »
Vetëm poetët kanë atë privilegj të flasin me Ty
Mllefosur deri në ardhjën e Flamurit , Dardania nuk sheh dritë
Ngulfatur nga « politikë » që s’ka lumë që ua lanë duart
Dardani, me falje, si dje e në gjithë ata shekuj t’udhëtimeve tua
Dardani prap zëri ynë jo veq që do të jetë me Ty
Po edhe me pikën e gjakut të fundit do të shkruajmë
Për Flamur e Himn me gjuhën tënde t’lashtë sa vet jeta e njeriut
Na i falë «gabimet« Atdheu ynë i lindjës, se nuk dijtëm se n’atë dhéun tëndë
Paskanë lindur edhe të tjerë me gjakun e pushtuesit, me gjakun e tradhëtisë !

01.05.2020

The post Dardani e Flamur gjysëm shpirt të Arbërisë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur gabon poeti – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/kur-gabon-poeti-musa-jupolli/ Wed, 29 Apr 2020 20:03:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5138 Musa Jupolli Kur gabon poeti Po e zëmë, poetit mund t’i shpëtojë një Ë Apo...

The post Kur gabon poeti – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Kur gabon poeti

Po e zëmë, poetit mund t’i shpëtojë një Ë
Apo edhe një germë e vogël a një presje
Ç’ka bëhet
Ngritën çakënjtë dhe i hidhën si bisha t’egra
Duke u mshefur pas tradhëtisë e korrupcionit
Dalin e vallëzojnë me jargë të « patriotizmit »
Po ç’farë nuk bëjnë këta maskarenjë

Kur gabon poeti
Po e zëmë, analistve politik u thot
Mos e ndihmoni kulaçin e partive
Ngritën “analistatë” në Olimp
Thërrasin djallin në ndihmë
Mbytne atë të gjorë
Se veç penës gjë tjetër s’ka në dorë

Kur gabon poeti
Po e zëmë, e përkrah rininë
Ngritën shefat e partive e flasin me sy t’qartur
Zot epu « viza » ta lëshojnë atdheun
Kulaqin e këtij dheu e hamë vet

Kur gabojnë poetët
Vetëm dielli i ledhaton
Vetëm Nënat shtyrdhin gjiun
Vetëm motrave loti u derdhet si lumë

Kur gabon poeti
Aty bëhet « kiameti »…

29.04.2020

The post Kur gabon poeti – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/e-kisha-vizatuar-llapin-skaje-me-skaje-musa-jupolli/ Sun, 19 Apr 2020 08:00:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4482 Musa Jupolli E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë E tash po e rikujtoj se...

The post E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë

E tash po e rikujtoj se Llapi nuk vizatohet
E them këtë se as poezia nuk e ngjetë
As romanet e llapjanve nuk e thanë
As n’Oda të burrave nuk mirrej temë
As këngë as valle nuk ngjajnë me Llapin
Nuk ka filozofi që e përthekon idenë
Nuk po di si t’ia « lidhi kryet »! Thuhet
Veç një oxhaku t’ia shohim tymin
Fenerin ndezur në pritje kalimtari
Kujdes më tha Plaku kur të flet Llapi
Po i nxorëm nga arka letrat e vjetra
Këtu fillon HISTORIA
E unë
Veç atit, tjetër lodër nuk kisha

16.04.2020

The post E kisha vizatuar Llapin skajë me skajë – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotin në dysh dhe gjysmën e shpirtit për ty Atdhe kësaj vere – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/lotin-ne-dysh-dhe-gjysmen-e-shpirtit-per-ty-atdhe-kesaj-vere-musa-jupolli/ Sat, 18 Apr 2020 11:27:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4394 Lotin në dysh dhe gjysmën e shpirtit për ty Atdhe kësaj vere A ju ka...

The post Lotin në dysh dhe gjysmën e shpirtit për ty Atdhe kësaj vere – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotin në dysh dhe gjysmën e shpirtit për ty Atdhe kësaj vere

A ju ka ndodhur pasi t’i shkruani vargjet,
më pas t’i hyni korigjimit nga fundi i vargut dhe
poezia të botohet pra jo nga fillimi
siq e keni shkruar po nga fundi ?
Siq më ndodhi mua sot

12 Në librin e jetës sonë jeton shpirti i shpresës sonë
11 E ti me gjithë atë bukuri, ngrite shikimin, dashuri që nuk tradhëton
10 Jemi në shpirt t’Atdheut, mos më thuani Atdheu është në shpirtin tuaj
9 Kur Atdheu e përcjell zërin, shpirti i poetit është i pa vdekshëm
8 Në çmallje të nënave, motrave e vëllezërve, si pranverë malli
7 Gjhysmën tjetër për etjën tënde dallëndyshe e Filip Shirokës
6 E dij se je e lodhur n’udhëtime që një e më shumë shekuj
5 Gjysmë lotin përmes vargut Dallëndyshe ma dërgo n’Atdhe
4 Në gazmim të çdo vere ardhjën tonë, në pritjen tënde Dardani
3 Veq një notë dhe gjysmë fryme po e ndali për fëmijtë tanë
2 Kësaj vere, lotin do ta ndajmë në dysh me gjysmën e syrit
1 Siq shiu për natyrën, si syri për gjysëm lotin ndarë në shpirtin tonë

12.04.2020

The post Lotin në dysh dhe gjysmën e shpirtit për ty Atdhe kësaj vere – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetë në lexim – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/jete-ne-lexim-musa-jupolli/ Wed, 08 Apr 2020 18:36:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3813 JETË NË LEXIM (Bekim Fehmiut) Foljet ndërhynë Hyun e pyetën Ai tha E, synimi Seigneur...

The post Jetë në lexim – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JETË NË LEXIM
(Bekim Fehmiut)

Foljet ndërhynë
Hyun e pyetën
Ai tha
E, synimi
Seigneur (1)
Qetësinë e arit
Qetësinë e asaj dite
Të lindjës
të urtësisë
Falma forcën
Të eci në rrugë
Të ndritshme
Të premtimit
Ishte thirrje
E të madhit
Bekim Fehmiu
Jetë në lexim
Filozofi e art
Theatër e Operë
Muze e arkitekturë
Sy i programuar
Ikonë në kinematografi
Bekimi ynë
Vargje poeti për Ty shkruan
Manifest arti në takim
n’Atdhe e në mërgim
Fizikë e Metafizikë
Simbol e metaforë
Ide që rrjedhin për damarë
Ejani në takim
Në burimin e dhimbjes
Kohë që kalon
Breshër e padrejtësi
Ngel puna
Letrat i mori era
Zilja, pastaj kumbimi
Ranë rënd në shpirtin tënd
Vargu mbretëron dramën
Në tragjedinë e pashkruar
Grin kohë
Në fletë gjethesh
Nuk shkruhet
Dashuria
As historia
Shtangim
Kohë e bukur
n’artin e Bekimit
Të madhit Fehmiu
Të dua sa fjalën e lirë
Të dua me fjalën e lirë
Atë ditë në dhuratë
Të romanit tim
Më pyete dhe më fole për Parisin
…pastaj kohë e brishtë
Mjeshtër e artist
Ndezim dritat
Ndriçojmë ëndrrat
Flakë e qetësi
Detyrë e poezi
Nënshkruam besimin
N’artin e Bekimit
Le të jetë dita e parë
Në respekt të së kaluarës
Vuajtjeve të përjetuara
Artist vëlla
Përshendetje
Udhëtimi yt
Orgoizëm, o , pa te
I ndarë në dysh
Atje e këtu
N’Atdhe e në mërgim
Aeroplan që bartë
Mëndimet e mia
Në fluturim dukesh i lehtë
Pa poezinë time
Që mbetët n’Atdheun e vet
Në aromën e luleve
Mllef dhe vuajtje
Aty do të shprehet
Pa lotë
Me gjuhën e lapsit
Me shkronja të arta
Të lindura
Në kohëra të lashta
E ndieshme
Koha e Bekim Fehmiut
Jetë e lexim.

Prishtinë (me një takim me të Madhin Bekim Fehmiu)
1.Seigneur-I dërguari i Perëndisë

*Nga libri: Album Artstk :Bekim në Bekimin, Prishtina Press , Shaqir Foniqi !

The post Jetë në lexim – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë jam arbëresh – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/une-jam-arberesh-musa-jupolli/ Sun, 05 Apr 2020 16:25:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3549 Musa Jupolli Unë jam arbëresh Joni dhe Arbëreshët Deti Jon e ka fjalën, fjalën që...

The post Unë jam arbëresh – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Musa Jupolli

Unë jam arbëresh

Joni dhe Arbëreshët

Deti Jon e ka fjalën, fjalën që e mbanë
Muzikë e poezi ilire, dashuri e virgjër
Muzë e dehjeve, e kalura kërkon penë
Plagë e gëzime larë me lot, valë deti Jon

Deti im në dritarën time, diell që shkon
Diell që vjen në benediktim t’udhëtarit
I ep pemën e bregut tënd, etjën ta shuaj
Në atë anë të bregut, ke arbërshet tanë

Dy banime të moçme ilire, që flasin shqip
Që flasin me gjuhën tënde deti im
Me të njejtën orë të fjetjës e zgjimit
Me të njejtin diell, me të njejtën hënë

Liria e detit Jon, me mallë u vie në përqafim
O arbëreshët e këmbanave të Meshës sonë
Mbështjellur me dallgët e shpirtit tim
Jeronim de Rada pellazgu i filozofisë sonë !

03.04.2018

The post Unë jam arbëresh – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli https://poezi.laberianews.com/2020/03/15/me-e-bukura-e-shpirtit-musa-jupolli/ Sun, 15 Mar 2020 22:42:23 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1523 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Musa Jupolli . . . më e bukura e shpirtit Nuk...

The post Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Musa Jupolli
. . . më e bukura e shpirtit

Nuk pata kohë të mirrem me lajme
As për Parlament nuk më doli sekondi
Ika maje maleve në takim me Hyjneshën
E zeshkme nga dilli i Bjeshkve në këtë ditë
Vera Ilire, që festën ta shijoj si di vet shpirti im
As presje, as pikë, dashurisë që pjek e djeg
Nuk fola as të vetmën fjalë, hyjni e pa parë
Me një varg që më lindi, i dhash lotin e mallit
Seq më shkoi kjo mëndje e marrë n’ liqenin e syrit
Mu në gjinjtë e saj me pushoi pikllimi !
Gjysma nën hijën e lisit, pjesa tjetër nën hijën time
Ajo vetëm sa drejtoi shikimin, nuk e di si më erdhi
Kur qielli foli si një shpojse mu në zemër
Aty e kuptova relativitetin e kësaj bote
Të lindmën e teorisë lidhur me dashurinë
Po besimi, nga na vjen kjo teori e (pa) kuptimtë,
Cila ishte ideja e diellit në mashkullore
Apo e hënës në femrore që netët të jenë bashkëdyzim,
Apo mos vallë jemi diç tjetër
Veq idesë sime tjetër nuk mund të ketë foli zemra ime
Folje e ngatrrimit që nuk më lë askun vend
Sa ta dua atë flokun e shpupuritur
Në butësinë e saj veq timës dorë e një fjalë guhe
Gjuhë më të bukur për lindje vargje dashurie nuk ka
Shpirti im i vuajtur
Jeta ime veq zeshkanës tjetër parajsë nuk ka
Po as gladiator’ nuk ka që mund të huj mes saj e meje
Veq timës dorë të butë dhe Diellit ke liqeni
Hënës në dritare me pamje në lulishtën ku lulet nuk këputën
Jeni të mëkatshëm nëse thoni TOKA nuk është Parajsë
Unë e dua këtë parajsë, me zeshkanën, me Diell e Hënë
Me lulet që nuk këputën !

14.03.2020, Bukuria e Veres Ilire

The post Më e bukura e shpirtit – Musa Jupolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>