Na falë Ulqin, Adriatik e Jon – Musa Jupolli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Na falë Ulqin, Adriatik e Jon

Dhimbjet dhe malli na janë shtuar
Nuk mund të vijmë kësaj vere
Mërgata ka lotin e gatshëm
Se vetëm atje ndihemi të hareshëm
Do të na mungojnë edhe fjaltë e ëmbla
Këtë vit nuk e kemi risk harmoninë as buzëqeshjën !

Ulqin

Sa m’vinte gjumi n’sy
Nuk deshta t’më gënjej ,
Bukurinë e Ulqinit
Me peshkun e artë mbështjellur në folje,
E simjet, simshekuj
Gjeta emrin e gravuar
Në kujtesë të një fotografie bardh’e zi ,
Dashurinë e ndaluar në pëllazgishtën time,
Hë Herodot, aty ku t’u ndal dora
Gëllëngë ulliri zërin në fyt ma liroj ,
N’atë lum(ë) Buna n’det
N’mjaltë e n’krip loti m’pikoj ,
Ulcinjumët më thanë :
Rrisk e ke penën n’dorë ,
Nëse kjo tokë nuk është parajsë
Dora mu thaftë ✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com