Mustafë Krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mustafe-krasniqi/ Poezi Laberia News Wed, 11 Nov 2020 20:58:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mustafë Krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/mustafe-krasniqi/ 32 32 Ushtarin tim… – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/11/11/ushtarin-tim-mustafe-krasniqi/ Wed, 11 Nov 2020 20:58:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14497 Shkruan: Mustafë Krasniqi USHTARIN TIM… Tri herë në mbrëmje më vinte një zëQark e përreth...

The post Ushtarin tim… – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi

USHTARIN TIM…

Tri herë në mbrëmje më vinte një zë
Qark e përreth fishkëllente koha
Babë, koha është e ftohtë, apo të zë gjumi
Uji i gurrave a po të pihet, se buzët t’u kanë tharë?

Bjeshkët zunë shushurima, n’ kollitje janë
Selishtën e dëgjova, ofshani fort
Dera e kullës së vjetër u përplas
Sa ishe në front me Covidin
U nxi qielli në bjeshkët tona!

E di që mbramë të zuri kolla
Të ftohtë kam, më the për erë
Nuk ta preka dhimbjen e moçme
Vet më the po digjem flakë.

E ndjeva se të kishte marr malli
I gëzuem the kurrë vendi im
Lahperat më morën për paçavurë
Ushtarin lakuriq ma lanë këtë ditë!

Babë, mbramë lotin ta pash në mjekër
A Prangohet ushtari më the në pikë dite
Sa gjygje të huaja u përplasën mbi ta
E ata kurrë nuk janë thy furtunave.

Babë, sa ishe në kollë të ftohtë
lahperat nënshkruan tmerrin
E morën si lodër ata… të zi si futa
Me ujin e zotit, Ujmanin, bëni lojë-Tramp.

Babë e di që të ka zë mërzia
Ushtarët morën udhë me këngë
Nuk njohim gjygj të huaj thanë
Lahperat mbetur në mjegull janë!

Babë, ata, të prishurit mendje
Kohën po e therin deri në palc
Me laps në dorë të nënshkruajnë
Presin konferenca të mallkume!

The post Ushtarin tim… – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrenjet nuk thahen… – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/10/22/rrenjet-nuk-thahen-mustafe-krasniqi/ Thu, 22 Oct 2020 21:48:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13723 Shkruan: Mustafë Krasniqi RRËNJËT NUK THAHEN… ( Metush Krasniqi) M-e tokën mëmë u mëshirove E-rdhe...

The post Rrenjet nuk thahen… – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi

RRËNJËT NUK THAHEN…
( Metush Krasniqi)

M-e tokën mëmë u mëshirove
E-rdhe shembull, i patrembur
T-orturat s’të ligështuan
U- prangose në kryqëzim për
Sh-qipërinë e bashkuar!

K-alove mbi vdekjen
R-rënjët nuk t’u thanë
A-rterie e pellazgjishtes
S-odisje me mall
N-ëpër kalërimin e kohës
I-dol i gjithë shqiptarisë
Q-ëndresë e etnisë
I -pathyer shkëmb i viteve!

Rrënjët nuk thahen…
Heronjtë prekin qiellin!

The post Rrenjet nuk thahen… – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënlokja e mekur – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/nenlokja-e-mekur-mustafe-krasniqi/ Fri, 09 Oct 2020 12:04:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13300 Mustafë KRASNIQI NËNËLOKJA E MEKUR Në heshtje Na kafshon koha Rrezet i lëndojmë Ikjet po...

The post Nënlokja e mekur – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mustafë KRASNIQI

NËNËLOKJA E MEKUR

Në heshtje
Na kafshon koha
Rrezet i lëndojmë
Ikjet po na shterojnë
Djepin e kullës së vjetër!

Në heshtje
Po e vrasim bukurin
Virgjëresha në etje po mbetet
Kalorësi ka humbur rrugë
Më kur do të kthehet?

Loja e fëmijëve po fiket
Thyhet kënga, buzëqeshja
Nëpër rrugët e larta
Dallëndyshet e dheut tim!

Lulet e bardha,
Në ditën e parë në livadhet e thata
marrin plagët dhimbjen
foshnjat mungojnë në kullën time!

Nënëlokja e mekur
Me rrudhat e shekujve
Në kohën e zbrazur
Pret në pritje
Djepat t’i përkund.

Bilbilat e mëngjesit
Shurdhët rrinë
Pëllumbat përgjaken
Në oborrin përplot thera

Nënëlokja me duar
të rrudhosura
Lutet t’i kthehet shpresa!

The post Nënlokja e mekur – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deri kur ju… – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/14/deri-kur-ju-mustafe-krasniqi/ Thu, 14 May 2020 17:47:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6151 Shkruan: Mustafë Krasniqi DERI KUR JU… Dikur thoshin, burrërisht Fjala- fjalë e besa- besë Ata...

The post Deri kur ju… – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi

DERI KUR JU…

Dikur thoshin, burrërisht
Fjala- fjalë e besa- besë
Ata nuk i skuqte grykëholla
Vdekja jo se jo!
Burrërisht betoheshin
Në tokën e bukës
N’të kuqe fushë, se
As një pëllëmbë toke
krua s’do falet!
Ata…
burrërisht këndonin
Edhe atëherë
Kur n’hije besëthyesit
Ia thyen shpirtin atdheut!
Këto hije të dyfytyrësisë, dje
N’sahan lëpirje shanin UÇK-në
Sot nëpër debate
Kanë plot gojën UÇK.
Ky lloj tipave sehirxhi
Ndërrojnë fytyrën
Luajnë lojën n’hije
Sikur dje dhe sot
Pa u skuqur fare.
Nuk e di…
Ky soj i njerëzve
Pse nuk i pshurrin
Hijen e tyre të ndotura
Për ta ndërtuar një jetë të re!
Deri kur ju ….
kështu
Me dy fytyra?

The post Deri kur ju… – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zgjohu Gjergji ynë – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/zgjohu-gjergji-yne-mustafe-krasniqi/ Sat, 09 May 2020 18:31:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5907 Shkruan: Mustafë Krasniqi ZGJOHU GJERGJI YNË I shihni këta shkëmbinj Të ndarë e të thepisur...

The post Zgjohu Gjergji ynë – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi

ZGJOHU GJERGJI YNË

I shihni këta shkëmbinj
Të ndarë e të thepisur
Në mes shekujve të ikur
Me plagë dhimbje kafshimi
Nga gjarpri jo i shenjtërimit.

Në mes këtyre brigjeve
Kam puthur me afsh
Ngritur gjakun peshë
Jam therur, gjakosur
Buzët më janë tharë
Për qumësht zane…..

Sa herë kam thirrur nënën
Dhimbjet kur më kapnin
Motra e strukur në një qosh
Nga thimthi i gjarprit të prishur
Ma digjte shpirtin e lodhur.

O të isha Gjergj Elez Alia
Thosha edhe në këtë kohë!

Motër, Iliridë moj çupërroshe
E moj Çamja më e madhja
Dhimbjet sikur nuk ju pushuan kurrë
Thërrisni nënën, motrën Dardane
Me zë fshehur, dhimbje, lot gurrë!

Edhe sot në kullën prej guri e druri
Gjysmëhëna vije re e zezë
Po rikthehet fantazma
Zgjohu Gjergji ynë
Me shqipen dy krenare.

The post Zgjohu Gjergji ynë – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranvera e kuqe – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/04/10/pranvera-e-kuqe-mustafe-krasniqi/ Fri, 10 Apr 2020 14:59:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3960 Poezi kushtuar ngjarjeve historike të demonstratave të `81-tës Shkruan: Mustafë Krasniqi PRANVERA E KUQE Atje...

The post Pranvera e kuqe – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi kushtuar ngjarjeve historike të demonstratave të `81-tës

Shkruan: Mustafë Krasniqi

PRANVERA E KUQE

Atje rrugët n’përflakje ishin,
Prishtina u bë lumrrjedhës,
lajm pranveror 11 marsi, thanë:
n’kuzhinë pjatat u thyen.

Rrugët prush nga hijet vërdallë
N’përplasje me rininë n’Prishtinë,
E kënga buçiste, merrte qiellin
Me djem e vasha dorëpërdore.

Në ditën e 26, të marsit pranveror
Gotat thyheshin nga vera e kuqe,
Të patrembur shqiponjat e Demaçit
Lidhnin plagët e moçme të mortit.

Me buzë të plasaritura shkrumb
Rrugëve të Prishtinës, rinia studentore
Puthte pranverën e 81-shit pa frikë dhe,
Villte gjak për goje, i përplasur për tokë!

1 prilli zjarr dashurie i shpërthyer
Në kapjen e rrezeve të diellit
Mjegulla mbërthyer ishte
Rrjedhë e lumgjakut n’Prishtinë.

2 prilli përvloi kohën n’zjarr shpërthyer
Mes britmave: “ja liri ja vdekje”;
Langojtë ta marrin ikjen, nga kanë ardhur
Kënga shpërtheu n’kushtrim “besa-besë…”

Djem e vasha të pranverës së kuqe, të ‘81-it
Nga torturat e shpirtzinjëve të kohës
Nuk u thyen nëpër çelitë e hekurta,
Që t‘ngrohta të bien mbi ne rrezet e dielli!

„Besa-besë“ me shpirtin e UÇK-së dhe,
Këngën e pranverës së kuqe, ‘81-i
Po e gëzojmë të bukurën pavarësi, liri!

The post Pranvera e kuqe – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/per-ty-mustafe-krasniqi/ Sun, 05 Apr 2020 16:21:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3545 Shkruan: Mustafë Krasniqi PËR TY… Nëpër flakëshekujsh potkonjtë e hekurt mbërthyer janë, që atëherë ndezur...

The post Për ty – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi

PËR TY…

Nëpër flakëshekujsh
potkonjtë e hekurt
mbërthyer janë,
që atëherë ndezur
plisbardhi digjej malli.

Fëmijët më thanë se:
“Nga rrjedh i tërë ky mall,
Fytyra zbehur të rri, at
Sytë t’u mbytën në lumlot!”

Ende ndezur damarët më janë, thash;
Diku në vend të pëllumbave acar
Ende korbat n’fluturim, nxijnë qiellin
Zhapinjtë sikur rrugën pushtuakan.

… si nuk thaj një det me lot
Korbat ende ma nxijnë qiellin
Mbi timen Çamrushë, Toplicë
Dhe germat e shqipes më janë djegë!

Në flakshekujsh,
Korbat në qiell,
Zhapinjtë në tokë
Si pelat shterpa mbetshin;
Kurrë mos u kthefshin më
në tokën tonë!

Në agun e mëngjesit
Po lind dielli,
thanë:
Po mbytet bryma.

The post Për ty – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua ta kujtoj atë natë – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/31/dua-ta-kujtoj-ate-nate-mustafe-krasniqi/ Tue, 31 Mar 2020 13:07:05 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2915 Shkruan: Mustafë Krasniqi DUA TA KUJTOJ ATË NATË… Sot, në përmallje reshur N’lodhje sytë lum,...

The post Dua ta kujtoj atë natë – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi

DUA TA KUJTOJ ATË NATË…

Sot, në përmallje reshur
N’lodhje sytë lum,
Për hijen e blirit,
Të Atdheun tim plak!

Kujtoj…
N’mexhë kulumbria rrush
Borën e bardhë, të dhjetorit
Kur shijonim shijen e tyre!

Dua ta kujtoj selishtën time
Kalin e bardhë n’vrap
Puthjet me afsh, të kuqet buzë
Edhe Borës së bardh.

Dua ta kujtoj lotin e përplasur
Fytyrës së mërdhezur të tim at
N’heshtje sikur m’thoshte:
Langonjtë të kanë rrethuar bir!

E ndezur flakë koha rrinte
N’pritje të thyhet dera e oborrit
Drita sikur humbi n’ërrsirë
Gjithçka e terrtë u bë
E zymtë ishte edhe nata!

E rrugëshkruara…
Tinxa fshinte lotin n’gush
Rrjedhur nga sytë e saj m’thoshte:
Merr rrugë arës së madhe, burrë
Dyertë u thyen nga rrapllimat!

Atë kohë….
krahëthyer pëllumbat n’mjegull
mbytur n’gjak
shndërruar n’dhimbje janë.

Sot, po kujtoj atë kohë
larg selishtës sime
Në vetizolim
nga Virusi Covid 19-të.

Po e kujtoj kohën
Atdheu im
Larg teje
Në përmallje!

The post Dua ta kujtoj atë natë – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Xhaxhi poet – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/xhaxhi-poet-mustafe-krasniqi/ Sun, 29 Mar 2020 15:11:20 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2613 LUTU TOKA JONË, RININ E BUKUR TË MOS IA FALIM BOTËS. SIKUR JEMI VERBUAR, KULLËN...

The post Xhaxhi poet – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LUTU TOKA JONË, RININ E BUKUR TË MOS IA FALIM BOTËS. SIKUR JEMI VERBUAR, KULLËN PO E SHKRETOJMË, DJEPAT THATË PO I LËMË!
ATDHEU, KULLA JONË LUT PËR MËRGIMTARËT, RINIA TË MOS TRETET RRUGËVE TË HUMBURA TË BOTËA.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

XHAXHI POET….
(fëmijëve të diasporës)

Edhe ne jemi fëmijë, xhaxhi poet
E duamë pranverën e madhe pa hile
Fluturën kah fluturon mbi kullën ilire
bilbilin me zërin e shqipeve tona.

Xhaxhi poet …edhe ne
Digjem për zërin tënd
E tek jemi larg teje,
kush s`pyet për lotin
dashurin dhimbjen tonë.

Eh sa jemi tretur në heshtje
Trazuar botës pa gjuhë
Dhe si qyqar belbëzojmë
Në të bukurat fjalë shqipe.

Xhaxhi poet shkruaj edhe për ne
Ndoshta një ditë vargjet tua
Do t`na kthejnë në atdhe
Tek fluturat e bukura të kullës Ilire
E tek zëri i ëmbël i bylbylave.

The post Xhaxhi poet – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në shtatë tokat…! – Mustafë Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/03/26/ne-shtate-tokat-mustafe-krasniqi/ Thu, 26 Mar 2020 20:42:50 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2291 Shkruan: Mustafë Krasniqi . NË SHTATË TOKAT…! Kur hallet më vlonin për kokë Në qoshin...

The post Në shtatë tokat…! – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkruan: Mustafë Krasniqi
.
NË SHTATË TOKAT…!

Kur hallet më vlonin për kokë
Në qoshin tënd rrija i heshtur
Më frymëzonte aroma e jote
Dheu më jepte fuqi!

Sikur ndërroj moti për mot të ligë
Hija më ndoqi e ma vrau dëshirën
Sa s’pëlcita nga dhimbja e shputave
që më ndoqën në shtatë tokë tjera!

E sot për kohë të dreqtë
Ha edhe fiqa, mollë pa erë
I afrohem lules e hidhur më vjen
Prapë hija qesh me mua
Më kafshon deri në palc!

Mundohem ta puthë lulen
Therë në shpirt më bëhet
Kur kujtoj kullën time
I përplasur dheut të huaj
Kafshoj gjuhën me plot gabime.

Gjuha e gjakut tim, e ëmbla gjuhë
Po belbëzohet, kulla ime
Shtatë tokat po gëzohen
Më duan pa gjuhën time!

O zot, ma kthe gjuhën
Mos ma përmbys kullën
Me djepa thatë!

The post Në shtatë tokat…! – Mustafë Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>