August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

USHTARIN TIM…

Tri herë në mbrëmje më vinte një zë
Qark e përreth fishkëllente koha
Babë, koha është e ftohtë, apo të zë gjumi
Uji i gurrave a po të pihet, se buzët t’u kanë tharë?

Bjeshkët zunë shushurima, n’ kollitje janë
Selishtën e dëgjova, ofshani fort
Dera e kullës së vjetër u përplas
Sa ishe në front me Covidin
U nxi qielli në bjeshkët tona!

E di që mbramë të zuri kolla
Të ftohtë kam, më the për erë
Nuk ta preka dhimbjen e moçme
Vet më the po digjem flakë.

E ndjeva se të kishte marr malli
I gëzuem the kurrë vendi im
Lahperat më morën për paçavurë
Ushtarin lakuriq ma lanë këtë ditë!

Babë, mbramë lotin ta pash në mjekër
A Prangohet ushtari më the në pikë dite
Sa gjygje të huaja u përplasën mbi ta
E ata kurrë nuk janë thy furtunave.

Babë, sa ishe në kollë të ftohtë
lahperat nënshkruan tmerrin
E morën si lodër ata… të zi si futa
Me ujin e zotit, Ujmanin, bëni lojë-Tramp.

Babë e di që të ka zë mërzia
Ushtarët morën udhë me këngë
Nuk njohim gjygj të huaj thanë
Lahperat mbetur në mjegull janë!

Babë, ata, të prishurit mendje
Kohën po e therin deri në palc
Me laps në dorë të nënshkruajnë
Presin konferenca të mallkume!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com