Myrto Hysaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/myrto-hysaj/ Poezi Laberia News Tue, 13 Oct 2020 15:24:57 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Myrto Hysaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/myrto-hysaj/ 32 32 Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/lamtumire-pa-perqafim-myrto-hysaj/ Tue, 13 Oct 2020 15:24:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13488 Lamtumirë pa përqafim Me gishtërinj doret gjysëmbledhur. Krejt të mpirë nga brymë dimërore. Te pagjumësi...

The post Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lamtumirë pa përqafim

Me gishtërinj doret gjysëmbledhur.
Krejt të mpirë nga brymë dimërore.
Te pagjumësi nate sytë kanë tretur.
Lotojnë me shelgjet n’tjetrën bregore.

Me stërkala valojnë ndër brigje.
Piklim dhimshurie mbi qerpikë.
Për t’u bashkuar me re t’përhime.
E shtrat për lumin bëhet shpirtë!

Vuajtje ankth shije humbur.
Zjarr në fikje oxhak pa tym.
Dritarehapur por derëmbyllur.
Hyrje-daljet pa përqafim.

As të falem, as nuk më fal.
Gjuhë humbur zemër t’vrarë.
Vend i ndarjes ngjan me mal.
Akull brenda dëborë jashtë.

Më pas vjen kthim te derëhapur.
Trastat mbushur me dhëmshuri.
N’prag të derës përsëri akull.
Përjetësisht ndahen brezni.

Dorë gjysëmngritur rëndon dhimbje.
Trast pas dere e mbështjell errësirë.
Pleqërim gjyshor n’kohë pafajësie.
Te “breg” tjetër gjysëm lamtumirë.

Mbesë e trishtë prej mallëngjimit.
Ëndrrat fëmijërore largim ia zgjoi.
Tufëza e luleve brenda shpirtit.
Kujtim për gjyshin që s’e përqafoi.

Myrto Hysaj tetor 2020

The post Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zemër e mallëngjyer – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/30/zemer-e-mallengjyer-myrto-hysaj/ Wed, 30 Sep 2020 20:28:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12943 Zemër e mallëngjyer Në tokën e mërgimit peshon rëndë. Në trupin e lodhur n’rrugë pafund....

The post Zemër e mallëngjyer – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zemër e mallëngjyer

Në tokën e mërgimit peshon rëndë.
Në trupin e lodhur n’rrugë pafund.
Stërmundim që mbështjellë brengë.
Mallëngjimi rëndon gurë mbi gurë.

Mure të ngritura prej qindra vitesh.
Thërrmuar nga acarët dimërorë.
Bulëzuar nga shtëllunga largimesh.
Myshqet gjelbërojnë te çarjet n’gurorë.

Poshtë tyre drurët i shkyen rrjedhë.
Po rrënjët presin përsëri pranverën.
Filizat çelin sa i përkëdhelë diell.
N’tokën e t’parëve t’vazhdojnë jetën!

I presin të lindurit në këto troje.
Bashkë me cicërimat tek lisnajë.
Me ujin e kthjellët n’burimet shekullore.
Të presin drit dielli e hëne, o mërgimtar!

Myrto Hysaj shtator 2020

The post Zemër e mallëngjyer – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hëna buzëqesh shqip – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/hena-buzeqesh-shqip-myrto-hysaj/ Fri, 18 Sep 2020 21:35:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12551 HËNA buzëqesh shqip Te tokë e premtuar ku i çoi fati. Me rrezet diellore mbështjellur....

The post Hëna buzëqesh shqip – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HËNA buzëqesh shqip

Te tokë e premtuar ku i çoi fati.
Me rrezet diellore mbështjellur.
Qiell mbi kokë u ngjante i hapur.
Hapësirë e kaltër nga yjet ndezur.

Errësirës së natës i afrohet dritësim.
Nga hënë mes formave te garim sfilate.
Te fytyrë i lexohej buzëqeshje në shqip.
Planeti përjetonte belbëzime shqiptare.

Ne të lindurit në djep me argjil ilirjan.
Thurur me pishnajë plot gjelbërim.
Gjitha vitet e jetës i dogjëm në zjarr.
Vetëm për pak “aromë” tek pleqërim!

Por shekull i Ri ngjan epokë LARGIMI.
Nga vatër tryezë, kraharor e shpirt.
Ndërsa qiellin e lumturon dritë yllëzimi.
Ju o mërgimtarë,HËNA do t’ju buzëqesh shqip!

Myrto Hysaj shtator 2020

The post Hëna buzëqesh shqip – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/10/ruajtem-vargje-sa-renduan-kujtese-myrto-hysaj/ Thu, 10 Sep 2020 18:57:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12288 Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë. Iu përkushtuam vetëm ardhmëris. Te errësirë nate,qerpikun rëndon vesë. Imazh...

The post Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë.
Iu përkushtuam vetëm ardhmëris.
Te errësirë nate,qerpikun rëndon vesë.
Imazh prindëror,përmes syve të fëmijës.

Vite brishtësie,na mbushën kraharor.
Me gjak zemre e qumësht n’drit hëne.
Rrugëtuam mes shiut acarit e dëborës.
Dëshirat e fëmijëve,si jehonë këmbane.

Asokohe ua preknim duart e buta.
Shpupurishur në shprehje dëshirash!
Brenda shpirtit ua fshihnim ndër skuta.
Dhe veten mbulonim mes të paarriturash.

Te këllef jastëku zgjidhnim mozaik.
Me lule dhe shpend flatrahapur.
N’gjum fëmijërorë t’rrokeshin fëmijërisht.
Te varfëri kohe n’rrugëtim këmbëzbathur.

Te atletike gjysëm hapura n’anë shtëpisë.
Fëmijëri rri heshtur n’përlotje prindërore.
Gjethe vjeshte mbushin jastëk t’vetmisë.
Sa kokë të mbështet në netët dimërore.

Pranverën ëndrruam mes cicërimash!
Me dallëndyshe dhe lejlekë në gazmim.
Qiellin pranveror endrruam pa bubullima.
Ngrohur n’diell lindje,mall te Perëndim.

Myrto Hysaj shtator 2020

The post Ruajtëm vargje sa rënduan kujtesë – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thirrje e humbur – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/05/thirrje-e-humbur-myrto-hysaj/ Sat, 05 Sep 2020 13:16:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12090 Thirrje e humbur Në copëza lamtumire. Thurur me fije shpirti. Te pëlhurë jete me dritëhije....

The post Thirrje e humbur – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thirrje e humbur

Në copëza lamtumire.
Thurur me fije shpirti.
Te pëlhurë jete me dritëhije.
Thirrje e humbur,i ngjan thëngjilli.

Brenda hirit përsëri rri ndezur.
Te zjarr që ndriçonte shtëpinë.
Dhe lis i prerë tashmë rri heshtur.
Te pllajë e mbuluar nga errësirë.

Dhe gjyshi im me të ngjason.
Tek dhoma si fushnajë pa hënë.
Dalëngadalë frymë e fundit i rrugëton.
Po”Thirrje të humbur”testament ka lënë.

Syt e plakur të hapur kanë mbetë.
N’mjegullnajë të kohës harruar e tretur.
Po thirrje lamtumire rri zgjuar tek tabletë.
E vogëlush i brishtë do t’i lexojë patjetër.

Nipi im:”Portret babit tënd vendos ikonë!”
Postoje me adresë”Jetë në amshim!”
Si mesazhë lamtumire gjithë ta lexojnë. “Si m’përcollët mua,do përcillesh biri im!”

Myrto Hysaj shtator 2020

The post Thirrje e humbur – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rezident mbi Re – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/rezident-mbi-re-myrto-hysaj/ Sat, 29 Aug 2020 18:48:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11807 Rezident mbi Re E duan jeten me yjet n’qiell të kaltër. Njerëzimin ta shikojnë nga...

The post Rezident mbi Re – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rezident mbi Re

E duan jeten me yjet n’qiell të kaltër.
Njerëzimin ta shikojnë nga lartësi.
Shërbime robotike dashurivrarësh.
Planetin me banorë vetëm brez të ri.

Shtrirë te sallon mbushur me ekranë.
Galaktikë duan në pëllëmbë të dorës.
Kur t’rradhohet ajër ta tërheqin zvarrë.
Nëse munden t’ia ndryshojnë formën.

Mjaltin e bletës duan vetëm për vete.
Por lulet nga stuhia humbin nektarë.
Me vaksinë simulojnë dhe koshere.
Saqë “insekt”të flijohet pa u parë.

Natë mos të ketë qetësi as n’gjumë.
Por njerëzim krevat ka tokë Perëndie.
Një ditë retë do t’i shpërdajë fortunë.
Rezident do t’përjetoj pamje lakuriqësie.

Se banorët e varfër te tokë e plakur.
Besojnë se kësaj bote i”paguhet”faturë.
Mes nesh apo dhe te retë n’qiell të hapur.
Në fund të ditës,gjithë kemi “një lëkurë”!

Myrto Hysaj gusht 2020

The post Rezident mbi Re – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gurë magjik – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/26/gure-magjik-myrto-hysaj/ Wed, 26 Aug 2020 20:29:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11694 Gurë magjik Që babai mbante në çdo vend. Në udhëtim tek kilometrazh. N’kombinoshe t’punës dhe...

The post Gurë magjik – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gurë magjik
Që babai mbante në çdo vend.
Në udhëtim tek kilometrazh.
N’kombinoshe t’punës dhe te jastëk.
Tek xhep i kostumit,që e vishte rrallë.
Prej kohësh me mua jetonte kureshtja.
Nga e kishte origjinën ky gurë “magjik”?!
Te kthim në vedlindje “vëllanë”e tij gjeta.
Në oborr të shtëpisë mbuluar n’gjelbërim.
Te tokë peshonte më shumë ç’mendoja.
Gjurmë ia kishte mbuluar pluhur i kohës.
Me gishtërinjt e dorës barin largoja.
“Vëllaun” e tij mora n’pëllëmbë të dorës.
Gurë të panumërt ka tokë prindërore.
Sa e gjithë toka mbarë e planetit.
Një piramidë keopsiane do ndërtoja.
Brenda të ruaja,mallëngjim të kurbetit.
Në ditën e fejesës,në kërkim unaze.
Në krah kisha të dashurën e zemrës.
Diamant,rubin,safir,smerald s’më ngjante.
Me gurin që lashë te tokë e nënës.
Te argjendari”Kolombi”vetëm mendoja.
“Rrathë besnikërie” ma “bënin” me sy.
Por s’gjeja”gurë”unazës t’ia vendosja.
Se më të shtrenjtin kisha lënë n’Shqipëri.
Myrto Hysaj gusht 2020

The post Gurë magjik – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju presim me diellin ILIRIK – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/21/ju-presim-me-diellin-ilirik-myrto-hysaj/ Fri, 21 Aug 2020 21:42:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11419 Ju presim me diellin ILIRIK Me rrjedhat shkëmbore prej malesh. Shtrat zgjerohej sa largohej nga...

The post Ju presim me diellin ILIRIK – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju presim me diellin ILIRIK

Me rrjedhat shkëmbore prej malesh.
Shtrat zgjerohej sa largohej nga amë.
Gjallonin brezat n’brigje pranë dallgësh.
Ujët ngjante,si qumësht i t’ëmblës nënë.

N’dimër hejt lotues,vareshin nga çatitë.
Prisnin rreze dielli,t’i ngrohte n’ledhatim.
Thellë tokës treteshin,n’heshtje pikë-pikë.
Gurët vrimoheshin n’pllaçitjet papushim..

Gjelbërim pranveror,gjallonte n’çdo anë.
Vinin zogjt shtegtar,bardhësim lejlekësh.
Ia qetësonin dhëmbjet,tokës brinjëdalë.
Cicërim mjaltohej,nga gumëzhim bletësh.

Zemër përjetonte përsëri përmallimet.
Tek stinë e verës,me diellin në zenit.
Vjeshtë e begatë verdhohej me largimet.
“Garderobë”fēmijërie,lëmohej prindërisht.

Po kohët ndryshuan rrugëtim të sotëm.
Rrotat e valixhes,nxehen nga ngarkesë.
Në “Tokën e premtuar”,kopje e diplomës.
Origjinal mbetet,VENDLINDJE e shtrenjtë!

Ne këtu presim,mes tokës,pranë detit.
Mes bukurive pafund,ëndrrim turistik.
Nga majë e malit,i përfalemi qiellit!
Ejani-ejani! Ju presim me diellin ILIRIK.
Myrto Hysaj- gusht 2020

The post Ju presim me diellin ILIRIK – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë pa emër – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/kohe-pa-emer-myrto-hysaj/ Sat, 15 Aug 2020 11:18:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11175 KOHË PA EMËR Epok guri,bronzi,kohë hekuri e … Kishin emërtim,shpellë,zjarrë… Kohës që kalojmë ç’emēr t’i...

The post Kohë pa emër – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHË PA EMËR

Epok guri,bronzi,kohë hekuri e …
Kishin emërtim,shpellë,zjarrë…
Kohës që kalojmë ç’emēr t’i vemë?
Qetësisht-ta emërtojmë “bashkë”!

Muze pafund,brezave ua dhamë.
Me shkrimet në gurë dhe lëkurë.
Erozion kohorë na i mori zvarrë.
Sa portret i kohës,u skalit tek mur.

Kornizë sipas stinëve ngjyrë kërkonte.
Donim jetën,mes gjakut dhe të qiellit.
Mes tyre njerëzimi,garonte për simbole.
Kush pjesë hënë yjet,tjerë vijëzuan diellin.

Erërat herë pas here,ndryshonin stinë.
Bashkoheshin me stërkala dallgësh.
Muret i shpërlanin rrebeshet në largim.
Epok “vishej” me postera diplomatësh.

Erdhi koha jonë,patjetër donte emër.
Lamë pas gur,bronz,hekur,atom,internet.
Bota në mëdyshje vraponte si e çmendur.
Sa lider”podiumesh”çirreshin për portret.

Por epokat kanë hapësirë te hark kohor.
Kalojnë shekuj,duke pritur lindjen gjenive.
Sot Betimi HIPOKRAT pëson”mutacion”.
Epokë që jetojmë, të ngjan anemike.

Memorjes njerëzore ia dhamë epokat.
Strallit,bakrit,xeherorit,atomit,internetit.
Sot kohë ankthit,heshtjes,vetmis,ftohjes.
Brezat shpresojnë-KOHË pret identitetin.

Myrto Hysaj gusht 2020

The post Kohë pa emër – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duart e babait – Myrto Hysaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/duart-e-babait-myrto-hysaj/ Fri, 07 Aug 2020 20:27:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10852 Duart e babait Mbushur vijëzime e kallo n’zbardhje. Mbi tryezë ngjanin,si saç i ngrohtë. Të...

The post Duart e babait – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duart e babait

Mbushur vijëzime e kallo n’zbardhje.
Mbi tryezë ngjanin,si saç i ngrohtë.
Të pjekura nga dielli dhe nga halle.
Thërrimet e bukës,mblidhte me dorë.

Kafshat pas kafshate,”përtypte” lodhjen.
Vetullat e ngrysura,ngrinin “borduret”.
Donte që ne,të rriteshim me kohën!
Ishim të vegjël,i ngjasonim me lulet.

Kthehej me muzg,herë me drit të hënës.
Lodhjen fshihte,tek buzëqeshje e lehtë.
Kur me sy prekte,shikimin e nënës.
Prindërimi bëhej,mbulesë për tryezë.

Vijëzime në duar,si kuqërrim semafori.
Mua më ngjasonin,si një rrugëtim.
Si n’errësirë të natës lëvizë xixëllonjë.
Mes vijëzimesh mishtore dhe shpirti im.

Sa herë kthehej me pako pa mbishkrim.
Ne e mendonim,si lotaria e fundvitit.
Pranë meje ulej,m’përkëdhelte butësisht.
Po adresë ia lexonim,te cep i qerpikut.

Erdhi dita darsmës,dora tij mbi krahë.
Më ngjante e lehtë dhe e ngrohtë.
Dimrave ua shkrinin,borë dhe acarë.
Për mua ishin,më t’shtrenjtat në botë!

Dasmorë mes trokitjesh,çiftin nderonin.
Po jeta ime rritur me të ngrohtat duar.
Po priste çastin,të “shijonte” pajtonin.
Me portretin e babait një vel mbuluar.

Rrugëtim i pafund mbushi jetën time.
Duart e babait,m’ledhatonin n’ëndërrim.
Autostradë bëheshin te duart-vijëzime.
Të kthehesha te tokë e ATHDEUT tim!

Myrto Hysaj gusht 2020.

The post Duart e babait – Myrto Hysaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>